• Banner

I kishte thonjtë të vizatuar, Giovanni Miniello
  • I kishte thonjtë të vizatuar, Giovanni Miniello

I kishte thonjtë të vizatuar, Giovanni Miniello

Një histori dashurie e dhembshurie e përshkruar me ironi e ndjenjë poetike, një histori që të përfshin të tërin, të mallëngjen e të ngroh zemrën.

4,95 CHF
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: I kishte thonjtë të vizatuar
Origjinali: Aveva le unghie disegnate
Gjinia: Roman
Autori: Giovanni Miniello
Shqipëroi: Ilda Zaloshnja Biçoku
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2008
Fq. 108
Pesha: 0.10 kg
ISBN: 978-99943-0-063-1

Mbi librin
Një histori dashurie e dhembshurie e përshkruar me ironi e ndjenjë poetike, një histori që të përfshin të tërin, të mallëngjen e të ngroh zemrën. Fragment nga libri Kush e di nëse disa gra i ulin ndonjëherë armët o nëse, kur bien në dashuri, bëhen pak më shumë macka. Ndoshta edhe e kanë bërë dhe ndonjë tigër i ka përlarë: ajo që mbetet janë vetëm thonj e dhëmbë. Mbi autorin Giovanni Miniello, me profesion gjinekolog, jeton e punon në Bari, Itali. Ai është konsulent ndërkombëtar për Kombet e Bashkuara, jep lëndën e seksologjisë në Universitetin e Barit dhe shpesh mban leksione në universitete të tjera jashtë Italisë. Është autor i disa teksteve shkencore dhe i tre librave me aforizma.

Detajet e librit
2640

Referencat specifike

isbn
9789994300631
ean13
9789994300631
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Jetë plot dashuri, Nicholas Sparks

Një djalë i ri, Donson, i lindur në një familje të fortësh me mbiemrin Koul, duket se është i destinuar që në fillim që të ecë në rrugën e jetës së të parëve të tij në qytezën Oriental. Por ja që gjaku i së ëmës (dhe pse e braktisi që foshnje) kishte më shumë ndikim se ai atëror.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Dëshpërimi ynë i madh, Baris Biçakçi

Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Suita 405, Sveva Casati Modignani

Po atë mbrëmje, një burrë tjetër udhëton përgjatë së njëjtës autostradë nga Jugu në Veri, vetëm, me automjetin e tij të pluhurosur: është Xhovani Rankati, sindikalist. Ka përshkuar kilometra të tëra për të takuar punëtorët që i ka aq shumë për zemër e me të cilët ndan shqetësimet dhe ua mbron të ardhmen. Në Milano po e pret Bruna, partnerja e tij që punon...

Çmimi 13,87 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Gjithmonë ti, Rilei, Kirsty Moseley

Rilei Taneri ka një mik të veçantë, më të mirin që mund të dëshirojë çdo vajzë. Kleiton Prestoni është mbështetje e madhe për të; besnik, i ndershëm, i besueshëm, i sjellshëm e i kujdesshëm. Është dhe djali më i pëlqyer i shkollës, por ata të dy gjithmonë kanë pasur marrëdhënie të drejtpërdrejta e të afrueshme, miqësi të pastër, pa ndërlikime dashurore.

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

E fshehta e shokut tim të ngushtë, Giulia Besa

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Tatiana dhe Aleksandri, Paullina Simons

Tatiana është vetëm tetëmbëdhjetë vjeçe, shtatzënë dhe e ve, kur arratiset nga Leningradi i shkatërruar nga lufta për të kërkuar një jetë të re në Amerikë. Por fantazmat e së kaluarës nuk e lënë të qetë. Ajo është e bindur se burri i saj, majori i Ushtrisë së Kuqe, Aleksandër Belov, është ende gjallë dhe ka dëshpërimisht nevojë për të...

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Derisa dashuria të na ndajë, Anna Premoli

Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë... 

Çmimi 11,89 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R3P8

Botuesi: Botimet Dudaj

Një skeptike bën paqe me martesën, Elizabeth Gilbert

Në fund të librit aq të dashur "Ha, lutu, dashuro", Elizabeth Gilbert bie në dashuri me Felipen, një brazilian që jeton në Indonezi. Çifti u betua për dashuri të përjetshme, por gjithashtu të dy u betuan se (si të mbijetuar pas divorcesh të vështira), nuk do të martoheshin kurrë më.

Çmimi 10,90 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: K1R2P21

Botuesi: Fan Noli

Dukesha, Danielle Steel

Gjatë atyre gjashtëmbëdhjetë muajve ajo kishte parë me sytë e saj se sa kollaj njerëzit tradhtonin njëri-tjetrin dhe sa e vështirë ishte të mbijetoje në këtë botë. Prej tri vjetësh nga vdekja e të atit ajo kishte marrë shumë mësime. 

Çmimi 14,86 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P23

Botuesi: Fan Noli

Dashuri e përjetshme, Danielle Steel

Dy çifte, katër dekada ndarje. Dikush beson se nëse vdesin, të dashuruarit e gjejnë njëri – tjetrin përsëri në një jetë tjetër. Ose ndoshta bëhen yje përgjithmonë pranë njëi – tjetrit. Kush e di se si mbaron në të vërtetë?

Çmimi 15,85 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R1

Botuesi: OMSCA-1

Dashuri e huajtur, Emily Giffin

Giffin përshkruan marrëdhënien e ndërlikuar dhe të ndryshueshme të Rejçëllit me Darsin, shoqe që në shkollë fillore, brenda një periudhe kohe prej pesë muajsh, që nga fejesa e Darsit e deri në ditën e martesës së saj. Një emocion që nuk duhet shmangur pa e përjetua

Çmimi 9,91 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Pegi

Na ishte një verë, Tessa Bailey

Vetëm se Uestporti është qytet shumë i vogël dhe kudo që shkon, ajo ndesh Brendanin. Vajza elitare e mondane, e dhënë pas zbavitjes dhe peshkatari zevzek janë pole të kundërta, por mes tyre ekziston një tërheqje e pamohueshme.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Te tjere

Rruga përmes maleve, Elizabeth McGregor

Mijëra fije të gërshetuara me dashurinë e një tekstileje të madhe...i këndshëm...do t'i pëlqejë kujt beson që në zemër arrihet duke kaluar edhe nga mendja." - Ana Oksford, dhejetë vite më parë. Ana dhe Davidi janë studentë dhe janë të dashuruar. Marrëzisht. Bëjnë ëndrra për jetën së bashku, për udhëtime larg, në Kinë, në gjurmët e Ernest Wilsonit,...

Çmimi 9,91 CHF
More
In Stock
Përshtypjet (0)