Titulli: Net të stuhishme
Origjinali: Nights in Rodanthe
Gjinia: Roman
Autori: Nicholas Sparks
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2012
Fq. 204
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-9928-00-068-2
Ky libër është në gjuhën shqipe
Mbi librin
Adriena ka tre fëmijë dhe disa nipër e mbesa. E di që zakonisht e konsiderojnë si zonjë të qetë e të matur, madje të padjallëzuar, dhe shpesh e zbavit fshehja pas këtij stereotipi. Por kur vajza e saj, Amanda, bie në depresion të thellë pas vdekjes së burrit, vendos t'i tregojë një të fshehtë të cilën e kishte mbajtur për një kohë të gjatë brenda vetes, për të mos minuar figurën e saj që shërbente si bosht i baraspeshës familjare. Të ulura në tryezën e kuzhinës, i tregon për një mbrëmje para katërmbëdhjetë vjetësh, kur zëvendësoi një shoqe në kujdesjen për një bujtinë buzë oqeanit dhe gjatë atyre pak ditëve ndryshe nga jeta e saj e zakonshme, përjetoi diçka që do t'i ndryshonte përgjithmonë jetën. Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin. Rizbulojnë kështu lumturinë e thjeshtë të bashkimit me një tjetër qenie njerëzore, por mbi të gjitha e shohin të lidhur së bashku fatin dhe të ardhmen, duke iu dhënë njëri – tjetrit në dashuri...
Mbi autorin
Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Ka shkruar romane të shumtë bestseller të përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë dhe është një nga romancierët më të adhuruar në botë me mbi 80 milionë kopje librash të botuar. Nga librat e tij janë realizuar filma të njohur si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharruar", "I dashur Xhon", "Kënga e fundit" etj. Gjithmonë në majën e klasifikimeve ndërkombëtare, Nicholas Sparks ka treguar se është mjeshtër i pakundërshtueshëm i ndjenjave dhe librat e tij duhen e pëlqehen nga lexuesit e të gjithë botës. Jeton me të shoqen dhe pesë fëmijët në Karolinën e Veriut.