• Banner

Net te stuhishme, Nicholas Sparks
  • Net te stuhishme, Nicholas Sparks

Net të stuhishme, Nicholas Sparks

Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin.

9,37 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Net të stuhishme
Origjinali: Nights in Rodanthe
Gjinia: Roman
Autori: Nicholas Sparks
Shqipëroi: Taulant Hatia
Shtëpia botuese: Bota Shqiptare
Viti: 2012
Fq. 204
Pesha: 0.25 kg
ISBN: 978-9928-00-068-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin


Adriena ka tre fëmijë dhe disa nipër e mbesa. E di që zakonisht e konsiderojnë si zonjë të qetë e të matur, madje të padjallëzuar, dhe shpesh e zbavit fshehja pas këtij stereotipi. Por kur vajza e saj, Amanda, bie në depresion të thellë pas vdekjes së burrit, vendos t'i tregojë një të fshehtë të cilën e kishte mbajtur për një kohë të gjatë brenda vetes, për të mos minuar figurën e saj që shërbente si bosht i baraspeshës familjare. Të ulura në tryezën e kuzhinës, i tregon për një mbrëmje para katërmbëdhjetë vjetësh, kur zëvendësoi një shoqe në kujdesjen për një bujtinë buzë oqeanit dhe gjatë atyre pak ditëve ndryshe nga jeta e saj e zakonshme, përjetoi diçka që do t'i ndryshonte përgjithmonë jetën. Dhjetor 1988: në një ishull të vogël të Karolinës së Veriut ndeshen fatet e Polit dhe Adrienës, dy persona që mbledhin me vështirësi copëza nga ekzistenca e tyre e shkuar. Në atë vend të veçuar që do të përfshihej nga uragani dhe era e tërbuar, ata të dy afrohen shumë me njëri – tjetrin. Rizbulojnë kështu lumturinë e thjeshtë të bashkimit me një tjetër qenie njerëzore, por mbi të gjitha e shohin të lidhur së bashku fatin dhe të ardhmen, duke iu dhënë njëri – tjetrit në dashuri...

Mbi autorin

Nicholas Sparks u lind në Nebraska në vitin 1965 dhe ka studiuar në Universitetin Notre Dame. Ka shkruar romane të shumtë bestseller të përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë dhe është një nga romancierët më të adhuruar në botë me mbi 80 milionë kopje librash të botuar. Nga librat e tij janë realizuar filma të njohur si: "Mesazh në shishe", "Një shëtitje e paharruar", "I dashur Xhon", "Kënga e fundit" etj. Gjithmonë në majën e klasifikimeve ndërkombëtare, Nicholas Sparks ka treguar se është mjeshtër i pakundërshtueshëm i ndjenjave dhe librat e tij duhen e pëlqehen nga lexuesit e të gjithë botës. Jeton me të shoqen dhe pesë fëmijët në Karolinën e Veriut.  

Detajet e librit
Bota Shqiptare
K1R2P12

Referencat specifike

isbn
9789928000682
ean13
9789928000682
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Muzika e shpirtit, Danielle Steel

Për vite të tëra, për hir të fëmijëve, Stefani Adams i qëndronte besnike një burri që nuk e kishte dashur kurrë. Por tani që bashkëshorti kishte vdekur, ndoshta kishte ardhur koha për të kujtuar se ajo është edhe një femër që ka të drejtë të shijojë lumturinë personale.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001989

Botuesi: Botimet Dudaj

Ai që nuk dinte të dashuronte, Harold Robbins

"Ai që nuk dinte të dashuronte" është frymëzuar nga jeta e multimilionerit Howard Hughes. Xhonas Kordi, një cinik me shpirt të trazuar, që trashëgon një perandori financiare, kërkon dashurinë e vërtetë. Tri janë gratë e fatit të tij: Rina, një vejushë marramendëse; Xheni, një aktore e rastësishme, që ishte e paracaktuar për filma jetëpakë, si dhe Monika.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

E zgjedhura, Kiera Cass

Kur u zgjodh për Përzgjedhjen, Amerika nuk e kishte ëndërruar kurrë se do ta shihte veten aq pranë kurorës ose zemrës së Princit Makson. Por ndërsa afrohet fundi i garës dhe kërcënimet jashtë mureve të pallatit bëhen më të mprehta, Amerika e kupton se sa e do humbjen – dhe sa fort duhet të luftojë për të ardhmen që dëshiron.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2455

Botuesi: Bota Shqiptare

Ngadhënjimi i dashurisë, Nicholas Sparks

Njëzetenëntëvjeçarja Eli Nelson tashmë është gati të martohet me një avokat të pasur, por nuk mund të ndalë së menuari për djalin që vite më parë vodhi zemrën e saj. Kështu fillon historia e një dashurie të madhe që mund të kthejë një tragjedi në triumf, dhe mund edhe të ketë madje fuqinë për të krijuar një mrekulli... 

Çmimi 8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Një dashuri, Dino Buzzati

Ishte një prej ditëve të shumta gri të Milanos, porse pa shi, me atë qiell të pakuptueshëm ku s’merrej vesh në ishin re ato aty a vetëm mjegull, përtej së cilës ndoshta fshihej dielli. Apo thjesht blozë që dilte nga oxhakët, nga shfryrëset e kaldajave me naftë, nga tymtarët e rafinerive Koloradi, nga kamionët zhauritës, nga pusetat, nga pirgjet me...

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Easy, Tammara Webber

"Easy. Dashuria nuk është gjithmonë e lehtë..." është një roman romantik për të rinj dhe trajton një temë të ndjeshme e bashkëkohore, atë të dhunës kundër grave.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P13

Botuesi: Fan Noli

Dashnorja, Danielle Steel

Teo e mbante mend se si Natasha e shqiptonte emrin e tij. Pa lëkundjen e vitheve të saj, kur ngjitej shkallës përpara tij, dhe flokët që i përhapeshin nga era, kur qëndronte te parmaku i kuvertës duke e ndjekur me sy nga pas largimin e katerit.

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)