• Banner

Dashuri e huajtur, Emily Giffin
  • Dashuri e huajtur, Emily Giffin

Dashuri e huajtur, Emily Giffin

Giffin përshkruan marrëdhënien e ndërlikuar dhe të ndryshueshme të Rejçëllit me Darsin, shoqe që në shkollë fillore, brenda një periudhe kohe prej pesë muajsh, që nga fejesa e Darsit e deri në ditën e martesës së saj. Një emocion që nuk duhet shmangur pa e përjetua

115,00 SEK
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Dashuri e huajtur

Origjinali: Something borrowed

Gjinia: Roman

Autori: Emily Giffin

Shqipëroi: Oriana Tamburi

Shtëpia botuese: Omsca - 1

Viti: 2011

Fq. 416

Pesha: 0.49 kg

ISBN: 978-99943-41-96-2 

Mbi autoren

Emily Giffin ka lindur në Baltimore më 20 mars 1972. Shkollën e mesme e ka kryer në qytetin Narpeville të shtetit Illinois. Është diplomuar në universitetin "Ueik Forist" dhe në Universitetin e Virxhinias për drejtësi. Jeton në Atlanta bashkë me familjen e saj. Emily Giffin është autore e disa librave bestseller dhe në radhë të parë e romanit "Dashuri e huajtur". Komente mbi librin "Debutimi imponues i Giffin – it bie në sy. Ajo trajton kuptimin e miqësisë në raport me dashurinë dhe ndërmerr disa nisma të rrezikshme që japin fryte... Është rrezik që ta paraqitësh heroinën tënde nën një dritë të fuqishme josimpatike, por Giffin – i arrin të krijojë ndjeshmërinë për ta pëlqyer për nga karakteri, pa e varfëruar ose ndërlikuar për asnjë çast natyrshmërinë e situatave, duke na dhënë kështu një rrëfim të çiltër." Booklist, Starred Rievew "Giffin përshkruan marrëdhënien e ndërlikuar dhe të ndryshueshme të Rejçëllit me Darsin, shoqe që në shkollë fillore, brenda një periudhe kohe prej pesë muajsh, që nga fejesa e Darsit e deri në ditën e martesës së saj. Një emocion që nuk duhet shmangur pa e përjetuar." Washington Post "Dashuri e huajtur" përshkruan se si është të jesh femër tridhjetë vjeçe dhe njëkohësisht beqare në një qytet ku jeta vërtitet rreth miqësive, dashurisë dhe ndërlikimeve që sjell kjo." San Francisco Chronicle  

Detajet e librit
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789994341962
ean13
9789994341962
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2525

Botuesi: Bota Shqiptare

Kënga e Fundit, Nicholas Sparks

Veronika Miller, që të gjithë e thërrasin Roni, është 17 vjeçe, jeton në Nju Jork, frekuenton klubet më trendi të qytetit dhe është e bindur se është një vajzë e pavarur. Deri në çastin kur gjendet për të kaluar verën në Uilmington, në Karolinën e Veriut, me të atin Stivin, ish – mësues pianoje dhe koncertist, i cili e ka braktisur familjen tashmë prej...

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Ditari i L-së, Christophe Tison

Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. 

Çmimi 92,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Në tualetin e femrave, Carolyn Brown

Fjalët e thëna në tualetin e femrave duhet të mbeten aty, por ato që dëgjon Trudi gjatë funeralit të tetos, do t'i ndryshojnë asaj jetën. Trudi ka një vajzë të sapodalë nga adoleshenca dhe me një mal me probleme, një burrë me dy fytyra, i cili e ka tradhtuar gjithë kohën, dhe një nënë që vuan nga alzhajmeri.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P6

Botuesi: Bota Shqiptare

Një e fshehtë në zemër, Nicholas Sparks

Që kur e shoqja, Misi, vdiq, e shtypur nga një pirat i rrugës, jeta e Mailes Rajanit u duk se mori fund. Megjithatë, Mailesi e di se duhet të shkojë përpara dhe të mësojë të jetojë pa dashurinë e madhe, që e ka shoqëruar që nga kohët e liceut: duhet ta bëjë edhe për të birin, Xhonasin e vogël.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Dëshpërimi ynë i madh, Baris Biçakçi

Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.

Çmimi 80,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Dieta e pasionit, Nancy Barone

Por teksa i shoqi rreket ta zëvendësojë me një modele bukuroshe të masës zero, Erika kupton se duhet ta ndryshojë rrënjësisht jetën e saj. Të fillojë dieta masakruese? Të bëjë operacione për zvogëlimin e stomakut? Apo rruga e vërtetë drejt lumturisë është të çlirohet krejtësisht prej tij?

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UEGEN

Mrekullia e fajit, Danielle Steel

"Mrekullia e fajit" gati të çon në titujt e veprave mesjetare, kur duhej t'i besonin fatit, jetës së dyzuar, plagëve që shëroheshin me një shikim të thjeshtë dhe njeriu befas ngrihet në këmbë. Jo, nuk kemi të bëjmë me diçka të tillë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P9

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e parë, Nicholas Sparks

Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)