• Banner

Dashurite e medha nuk veshin fustan nuserie, Mitsi Valaka
  • Dashurite e medha nuk veshin fustan nuserie, Mitsi Valaka

Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nuserie, Mitsi Valaka

Një nga librat më të shumëshitur të letërsisë bashkëkohore greke. 

8,85 
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie
Gjinia: Roman
Autori: Mitsi Valaka
Shqipëroi: Kleo Lati
Shtëpia botuese: Neraida
Viti: 2012
Fq. 400
Pesha: 0.48 kg
ISBN: 978-99956-44-36-9

Fragmente nga libri

U gjenda sërish në një hotel me katër yje, më një burrë që premtonte me garanci një dashuri me katër yje për një javë të tërë. Jorgo dinte të merrte atë që dëshironte. Simonia e dinte se duhej t'i bënte lajka dhe unë kisha mbartur një ëndërr me shkëlqim dhe po vrapoja si e çmendur drejt askundit. Një kurth i rrezikshëm. Por, në fund të fundit, as ajo dhe as unë nuk kishim rezistencën e duhur të mos binim në dashuri me të. Madje, që të jem më e sinqertë, përmes saj dhe për shkak të saj unë e dashurova atë burrë. Më pëlqente imazhi që ajo i kishte krijuar atij për mua dhe më pas më çmendte dëshira erotike që shihja të ndriçonte në atë mënyrë te sytë e tij. Në çdo fjalë dashurie, një ylber. Përreth cepit të syrit të tij vezullonin petale të arta. Kishte momente kur ato petale të arta më magjepsnin aq shumë, sa doja vetëm të mbyllja sytë të mos verbohesha.

Qëndroja për pak çaste e zhytur në kujtimin e së artës dhe pastaj, për disa çaste, errrësirë e plotë, një vdekje e vogël! Për mua ngjyra e dashurisë nuk ishte blu, ishte e qelibartë dhe e artë.

Mbi autoren

Mitsi Valaka lindi në Athinë. Studioi për filologji klasike në Universitetin e Athinës dhe ka dhënë mësim në arsimin e nivelit parauniversitar. Ka kryer studime pasuniverstiare për filozofi. Prej shumë vitesh jeton në Bruksel dhe ka dhënë mësim për gjuhën greke dhe për letërsinë në Universitetin e Brukselit (ULB). Tani punon si specialiste e çështjeve kombëtare në Komisionin Europian në Bruksel.

Detajet e librit
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789995644369
ean13
9789995644369
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Gjuha e fshehtë e luleve, Vanessa Diffenbaugh

Viktoria ka frikë nga kontakti fizik. Ka frikë nga fjalët, nga fjalët e saj dhe ato të të tjerëve. Por sidomos ka frikë të dashurojë dhe të lejojë ta dashurojnë. Ka vetëm një vend ku frika e saj tretet në heshtje dhe në paqe: ai është kopshti i saj i fshehtë në lulishten publike të Portero Hill- it në San Francisko.

Çmimi 11,45 
More
Ne gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Botimet Dudaj

Dashnorja e dashnorit tim, Maggie O'Farrell

Me t'u takuar me Markusin në një përurim galerie në Londër, Lili tërhiqet menjëherë prej tij. Në më pak se një javë, ajo bie menjëherë në dashuri me arkitektin me forcë të madhe tërheqëse, por dredharak, pastaj vendoset në papafingon e tij në East London. Lili është e papërgatitur për atë që e pret.

Çmimi 7,81 
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

Derisa dashuria të na ndajë, Anna Premoli

Rasti i parë me të cilin do t’i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë... 

Çmimi 12,49 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Shtëpia e ditëve të gëzuara, Danielle Steel

Për të dhe për trashëgimtarët ndërton një pallat princor, i cili shndërrohet në një përmendore të shpresave të humbura dhe ëndrrave të thyera e ku brez pas brezi do të shtrohet shpesh pyetja, nëse lumturia mund të blihet vërtet me para.

Çmimi 16,66 
More
Në gjendje

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: UEGEN

Mëkatet e nënës, Danielle Steel

Çdo grua bën zgjedhje. Dhe askush nuk ka bërë zgjedhje më të vështira se Olivia Grejsoni. Gruaja tepër e suksesshme afariste ka munguar gjatë shumicës së vegjëlisë së fëmijëve të saj, ndërkohë që ngrinte një perandori legjendare furnizimi pajisjesh shtëpiake.

Çmimi 12,49 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

E fshehta e shokut tim të ngushtë, Giulia Besa

Vera nuk arrin t’u qëndrojë larg belave. Motra e saj binjake, Çeleste, është në Japoni, dhe asaj i duhet të përballet e vetme me ndryshimin e mistershëm që ka pësuar shoku i saj i ngushtë, Orfeo, të cilin e ka njohur në universitet dhe ndaj të cilit ndien një tërheqje të fortë, një ndjenjë të turbullt, megjithëse vazhdon lidhjen me Masimon.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2RP30

Botuesi: Dituria

Më befaso, Sophie Kinsella

Deni dhe Silvi janë bashkë prej dhjetë vjetësh. Një martesë e lumtur, dy vajza të këndshme binjake, një shtëpi e bukur, një jetë e lumtur. Janë një çift kaq në harmoni, saqë kur njëri nis të flasë, frazën e përfundon tjetri... a thua se arrijnë të lexojnë ç'bluan secili në kokën e vet.

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P40

Botuesi: UEGEN

Faji në yjet tanë, John Green

Hezëlli është gjashtëmbëdhjetë vjeç, por mbi supe i rëndon një mrekulli e përnjimendtë: falë një mjekimi eksperimental, sëmundja që i diagnostikuan vite më parë po bën prapakthehu. Por mësoi gjithashtu që mrekullitë paguhen herët a vonë: ndërkohë që ajo lëngonte dhe dergjej shtretërve të pavijonëve, bota rendte me shpejtësi, duke e lënë mbrapa, të vetmuar.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000094

Botuesi: Botimet Dudaj

Përgjithmonë Xhulia, Sveva Casati Modignani

Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr kalon përmes një beteje rraskapitëse

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Referenca: K1R2P32

Botuesi: Dituria

Nata e martesës, Sophie Kinsella

"Nata e martesës" është historia e jashtëzakonshme e dy motrave, krejt të ndryshme në karakter dhe veprime: Loti, motra më e vogël, plot shpresë e ëndrra dhe marrëzisht e dashuruar pas të dashurit të saj; Flisi, motra e madhe, një nënë e sapo divorcuar që punon në një agjenci udhëtimesh.

Çmimi 10,41 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000080

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani

Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj.

Çmimi 9,37 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)