Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
7,29 
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
10,93 
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
10,41 
More
Të gjithë artikujt më të shitur
E dashur pritme, Niccolo Ammaniti
  • E dashur pritme, Niccolo Ammaniti

E dashur pritme, Niccolo Ammaniti

2176
Botimet Dudaj
Deti ndodhet pranë, por nuk duket në Ischiano, një fshat i vogël pranë një lagune mbushur me mushkonja. Pietro e Gloria janë dy të rinj. Ajo është e bija e një drejtori banke, ai i një bariu psikopat. Ajo është e bukur, plot siguri në vetvete dhe paksa arrogante, ai është i ndrojtur dhe ëndërrimtar. 

Zbritja në sasi

Sasia Zbritja për njësi Ju kurseni
3 8,22  Up to 24,67 
8,33 
Sasia
In Stock

Përshkrimi
Titulli: E dashur, pritmë...Origjinali: Ti prendo e ti porto viaGjinia: RomanAutori: Niccolò AmmanitiShqipëroi: Yllka BeshirjaShtëpia botuese: DudajViti: 2005Fq. 496Pesha: 0.40 kgISBN: 978-99943-33-19-4 Mbi librin Deti ndodhet pranë, por nuk duket në Ischiano, një fshat i vogël pranë një lagune mbushur me mushkonja. Këtu zhvillohen ngjarjet e dy historive dashurie plot dhimbje. Pietro e Gloria janë dy të rinj. Ajo është e bija e një drejtori banke, ai i një bariu psikopat. Ajo është e bukur, plot siguri në vetvete dhe paksa arrogante, ai është i ndrojtur dhe ëndërrimtar. E megjithatë një djenjë e çuditshme, që i ngjan papritmas dashurisë, i përfshin të dy... Pas shumë vjet mungese, në Ischiano kthehet edhe Graziano Biglia, një grua e njohur. Këtu ai njihet me mësuesen Flora Palmieri, një grua e vetmuar dhe misterioze, së cilës të gjithë i qëndrojnë larg. Duhej t'u përkisnin dy botëve krejt të ndryshme e megjithatë në fund të fundit janë pikërisht dy pole të kundërta që tërhiqen... Mbi autorin Ammaniti, një rrëfyes pa dorashka, manipulues fatesh, krijon dhe përputh rastësi duke skalitur detajet më të papritura dhe komike të realitetit. "E dashur, pritmë..." është një epope e ëmbël dhe mizore e zbulimit të botës dhe e asaj plage të dhimbshme që mbart rinia.  
Detajet e librit
2176
0
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R3P1

Botuesi: Bota Shqiptare

A do të jesh aty, Guillaume Musso

Elioti, mjek i dëgjuar, baba i kënaqur, nuk është ngushëlluar asnjëherë nga zhdukja e Ilenës, gruas që donte, e vdekur para tridhjetë vjetësh. Një ditë në një rrethanë të jashtëzakonshme, ai është kthyer në të shkuarën dhe takon djaloshin që kishte qenë ai vetë dikur.
10,41 
More

Botuesi: Living

Kapiten Koreli, Louis De Bernieres

Të përfshirë nga kjo valë janë Pelagia, një bukuroshe vendase, dhe dy mëtuesit e saj: Mandrasi, një peshkatar kavalier, i cili kthehet në një gueril të pamëshirshëm, dhe Koreli, kapiteni sharmant, i apasionuar pas artit. I pasur me elemente besnikërie, po aq sa edhe tradhtie, dhe me ngjarje të zhvilluara në një vend ku realiteti bëhet njësh me fantazinë,...
14,57 
More

Referenca: 2412

Botuesi: Dituria

Pushime në vilë, Sophie Kinsella

Kloja ka me të vërtetë nevojë për pushime. Nuk mund të vazhdojë të stilojë më fustane nusërie, aq më tepër që vetë nuk është martuar. Dhe, është në një moment shumë delikat, sepse Filipi, me të cilin bashkëjeton, po kalon një periudhë të vështirë në punë dhe nuk mendon për asgjë tjetër. Dhe ja më në fund një rreze drite: një nga më të afërmit miq të saj,...
8,33 
More

Referenca: K1R2P19

Botuesi: Fan Noli

Unaza, Danielle Steel

Ishte një ditë e nxehtë gushti dhe plot diell. Linja e lehtë dhe tekanjoze e flokëve të saj të artë i jepnin portretit të saj, si çdo gjëje tjetër në të, një pamje tejet lozonjare, të përsosur e plot hir.
12,49 
More

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.
6,25 
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Vajza e thashethemeve, Cecily von Ziegesar

Mirësevini në lagjen e sipërme lindore të Nju Jorkut, ku jetojmë, shkojmë në shkollë, luajmë dhe flemë (ndonjëherë edhe me njëri – tjetrin) unë e miqtë e mi. S – ja u kthye nga shkolla me konvikt.
8,33 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Premtoj të dashuroj, Pedro Chagas Freitas

Copëza jete të kapura në një çast përsosjeje të heshtur, që flasin për dashuri të veçanta e të papërsëritshme. Sepse dashuria është shumë më tepër sesa një shenjë në grafik apo një fjalë në fjalor. Dashuria është një mister i panjohur, një çmenduri e ëmbël që depërton te ne për të mos na lënë kurrë.
12,49 
More

Dëshpërimi ynë i madh, Baris Biçakçi

Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr.
7,29 
More

Referenca: SKU000082

Botuesi: Botimet Dudaj

Bije prostitute, Kristine Gren

Maria, një gazetare e re dhe e bukur, por me një të kaluar të keqe, kërko9n të ngjitet lart e më lart. Ajo i përdor burrat si trampolinë për karrierën e saj. Kur armët erotike nuk mjaftojnë, ajo nuk tutet të bëjë edhe shantazh. I suksesshmi Maks u përshtatet më së miri planeve të saj për jetën.
6,25 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Thjesht një histori dashurie, Anna Premoli

Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga Nju Jorku hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të Kalifornisë. I porsanderuar me Çmimin Pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, s'kishte dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë.
12,49 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Konkubina ruse, Kate Furnivall

Xhunçou, Kinë, 1928. Ndoshta janë flokët e saj të kuqërremë, ose ndoshta jeta e saj tejet e vështirë. Çfarëdo qoftë, Lidja Ivanova ka një shpirt të egër. Nuk ka forcë që t'ia shuajë, as ujërat e ndotura të lumit Peiho.
15,62 
More

Referenca: SKU000092

Botuesi: Botimet Dudaj

Një grua e denjë, Sveva Casati Modignani

Në një fshat të vogël të Sicilisë, një murgeshë enigmatike i jep një intervistë të bujshme një gazetari të guximshëm. Ajo quhet Nensi Pertinaçe dhe përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, pa lënë gjurmë
9,89 
More

Botuesi: Pegi

Pusulla dashurie, Cecelia Ahern

Mallëngjyes dhe shpresëdhënës, ky vijim i mrekullueshëm do të na rrëfejë për udhën e re që ndërmerr Oli drejt zbulimit të vetes.
12,49 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Njerëzit që njohim me pushime, Emily Henry

Popi dhe Aleksi. Aleksi dhe Popi. Ata nuk kanë asgjë të ngjashme. Ajo është fëmijë rebele; ai vesh rroba ngjyrë kaki. Ajo ka dëshirë të shfrenuar për udhëtime; atij i pëlqen të qëndrojë në shtëpi dhe të lexojë libra. Megjithatë, qysh nga udhëtimi fatmadh me makinë nga kolegji për në shtëpi, shumë vite më parë, ata janë bërë shokë shumë të ngushtë.
13,53 
More

Botuesi: Dritan Tirana

Dashuri, Ana Huang

Dashuria mes tyre nuk duhej të kishte ngjarë kurrë… po kur ajo lind, nxjerr në dritë sekrete që mund t’i shkatërrojnë të dy… dhe gjithçka që kanë të shtrenjtë.
14,57 
More