• Ka mbaruar
Snobet, Julian Fellowes
  • Snobet, Julian Fellowes

Snobet, Julian Fellowes

SKU002007
Te tjere

Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.

6,80 GBP
Sasia
Ka mbaruar

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: Snobët
Origjinali: Snobs
Gjinia: Roman
Autori: Julian Fellowes
Shqipëroi: Anxhela Çikopano
Shtëpia botuese: Botimet Max
Fq. 412
Pesha: 0.455 kg
ISBN: 978-99956-23-15-9

Mbi librin

Joshësja Edit Lejvëri, bija e vetme e një llogaritari të klasës së mesme, e hedh prapa krahëve punën e saj të mërzitshme në një agjensi pronash të paluajtshme në Çelsi, kur arrin të shtjerë në dorë një prej beqarëve më të lakmuar të atyre kohëve: Çarlsin, kontin Brauton, trashëgimtarin e vetëm të markezës së Akfildit.

Por a është jeta mes aristokratëve vërtet ashtu siç e kishte menduar? Apo pengesat që i shfaqen janë më të shumta sesa shpërblimet që do të marrë? Si të mos mjaftonte, në lojë është edhe e ëma e Çarlsit, e paepura lejdi Akfild, ose siç e thërrasin miqtë e saj "Kozmikja", e cila nuk duket edhe aq e kënaqur me zgjedhjen e të birit...

Komente mbi librin

"Një endje e stisur me kujdes, një kënaqësi mëkatare së cilës nuk i shpëton asnjë prej nuancave përthithëse dhe harbuese të jetës angleze."

Stephen Fry

"Thejsht i mrekullueshëm... kur lexon Snobët ndjen një kënaqësiqë të robëron shpirtin."

John Walsh, Harper's & Quenn

"Një portretizim qëllimisht i djallëzuar i shoqërisë së lartë dhe i të gjithë atyre që përvëlohen nga dëshira për t'u pranuar në gjirin e kësaj shoqërie."

Jilly Cooper

"Ashtu si çdo satirë e mirë, Snobët është tejet argëtues, edhe pse thellë fsheh vuajtjet e pamëshirshme të së vërtetës."

Lucy Beresford, Literary Review

Detajet e librit
Te tjere
SKU002007
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

E para vjen dashuria, Emily Giffin

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e...
10,20 GBP
More

Botuesi: Te tjere

E bukura e të zotit, Albert Cohen

"E bukura e të zotit", një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim.
8,50 GBP
More

Botuesi: Dituria

Motra e Diellit, Lucinda Riley

Me rrëfimin përfshirës e hipnotizues dhe me personazhe të paharrueshme e mallëngjyese, seria Shtatë Motrat eksploron se si dashuria mund të kapërcejë edhe kufij në dukje të pamundur...  
13,60 GBP
More

Botuesi: Botimet Dudaj

E bardhë si qumështi, e kuqe si gjaku, Alessandro D'Avenia

Leoja është një gjashtëmbëdhjetëvjeçar si shumë të tjerë: i pëlqejnë bisedat me miqtë, shëtitjet me motoçikletë dhe jeton në simbiozë të përkryer me iPod-in e tij. Orët që i kalon në shkollë janë një torturë, ndërsa profesorët janë "një specie e mbrojtur, që ti shpreson të shuhet përfundimisht".
6,80 GBP
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Jetë plot dashuri, Nicholas Sparks

Një djalë i ri, Donson, i lindur në një familje të fortësh me mbiemrin Koul, duket se është i destinuar që në fillim që të ecë në rrugën e jetës së të parëve të tij në qytezën Oriental. Por ja që gjaku i së ëmës (dhe pse e braktisi që foshnje) kishte më shumë ndikim se ai atëror.
8,50 GBP
More

Referenca: 2179

Botuesi: Bota Shqiptare

Dhurata, Cecelia Ahern

Kjo është një histori për njerëzit, të cilët, ashtu si dhe pakot, fshehin sekretet e tyre. Ata mbulohen me shtresa derisa personi i duhur i çmbështjell dhe zbulon se çfarë ka brenda. Ndonjëherë juve u duhet të shplekseni që të gjeni me të vërtetë se kush jeni.
7,65 GBP
More

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.
10,20 GBP
More

Referenca: SKU001064

Botuesi: Dituria

Të dëshiroj, Federico Moccia

A duhet të përpiqet t’i kthehet një historie dashurie që ishte kaq e bukur dhe e rëndësishme? Apo duhet mbyllur përgjithmonë sepse është e pamundur të rigjesh atë magji të vjetër?
8,50 GBP
More

Botuesi: Fan Noli

Djaloshi sykaltër, Danielle Steel

Ajo e ndjeu veten mirë – ai kishte veshur xhaketën e saj dhe kishte ushqimet që i dha ajo. Për qëllimin e mëparshëm – të hidhej në lumë – ajo tashmë harroi dhe të mendonte. Tani, duke u kujtuar për këtë, e quajti dëshirë të pakuptimtë. Duke u rrudhur nga gudulisjet e flokëve të borës, Xhini buzëqeshi duke menduar për këtë njohje të çuditshme.
11,90 GBP
More

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

Trembëdhjetë arsye pse, Jay Asher

Klei Xhenseni kthehet nga shkolla në shtëpi dhe gjen një pako të çuditshme me emrin e tij mbi të. Brenda zbulon disa kaseta të regjistruara nga Hana Bejkeri, shoqja e shkollës dhe dashuria e tij e parë, e cila ka vrarë veten dy javë më parë.
8,50 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: K1R2P9

Botuesi: Bota Shqiptare

Dashuria e parë, Nicholas Sparks

Uillsoni është i sigurtë për një gjë: dashuria për gruan e tij vetëm është thelluar dhe rritur gjatë viteve. Tani, duke përdorur si udhërrëfyes kujtimet e mrekullueshme të dashurisë 50 vjeçare të të afërmve të tij, Uillsoni po përpiqet të gjejë rrugën për t'u kthyer në zemrën e gruas që adhuron.
8,50 GBP
More