Rruga përmes maleve, Elizabeth McGregor
  • Rruga permes maleve, Elizabeth McGregor
  • Rruga përmes maleve, Elizabeth McGregor

Rruga përmes maleve, Elizabeth McGregor

K1R1
Te tjere

Mijëra fije të gërshetuara me dashurinë e një tekstileje të madhe...i këndshëm...do t'i pëlqejë kujt beson që në zemër arrihet duke kaluar edhe nga mendja." - Ana Oksford, dhejetë vite më parë. Ana dhe Davidi janë studentë dhe janë të dashuruar. Marrëzisht. Bëjnë ëndrra për jetën së bashku, për udhëtime larg, në Kinë, në gjurmët e Ernest Wilsonit, eksplorues që me kalë në vitet ‘900, shkoi në zbulimin e botanikës së mrekullueshme të Lindjes.

11,10 
Sasia
In Stock

Përshkrimi

Titulli: Rruga përmes maleve
Origjinali: A way through mountains
Gjinia: Roman
Autori: Elizabeth McGregor
Shqipëroi: Marjana Fili
Shtëpia botuese: Milosao
Viti: 2011
Fq. 316
Pesha: 0.39 kg
ISBN: 978-99956-15-36-9

Mbi librin

"Mijëra fije të gërshetuara me dashurinë e një tekstileje të madhe...i këndshëm...do t'i pëlqejë kujt beson që në zemër arrihet duke kaluar edhe nga mendja." - Ana Oksford, dhejetë vite më parë. Ana dhe Davidi janë studentë dhe janë të dashuruar. Marrëzisht. Bëjnë ëndrra për jetën së bashku, për udhëtime larg, në Kinë, në gjurmët e Ernest Wilsonit, eksplorues që me kalë në vitet ‘900, shkoi në zbulimin e botanikës së mrekullueshme të Lindjes. Pastaj një ditë, papritur, Ana ikën pa thënë asnjë fjalë. Boston, sot. Davidi gjen Anën, të shtrirë në krevatin e një spitali në koma si pasojë e një aksidenti dhe zbulon ekzistencën e Rakelës, vajzës që nuk dinte që e kishte, "përsenë" e largimit të nxitur të dhjetë viteve më parë: një vajzë shumë e talentuar, por e mbyllur në një botë të gjithë të sajën.Në heshtjen e dhomës, mendime dhe kujtime kryqëzohen, ndërsa tregimi i mrekullueshëm i udhëtimit në Kinë, shumë i ëndërruar, bëhet ura që Davidi krijon për dy gratë e tij për t'i ftuar të përshkojnë distancën që i ndan nga ai...dhe nga bota. Një roman i madh që tregon, me intensitet poetik, për udhëtimet e zemrës dhe të mendjes, udhëtime të ndryshme por me një qëllim të vetëm: të gjejë diçka nga një bukuri e pakufishme që mund edhe të humbasë përgjithmonë. Elizabeth McGregor ka lindur më 1953 në Angli. E diplomuar në letërsi, ka marrë pjesë në një konkurs letrar duke e fituar atë. Ka korrur sukses botëror me romanin "Djali i akullnajave".

Detajet e librit
Te tjere
K1R1

Referencat specifike

isbn
9789995615369
ean13
9789995615369
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: K1R1

Botuesi: Bota Shqiptare

E zgjedhura, Kiera Cass

Kur u zgjodh për Përzgjedhjen, Amerika nuk e kishte ëndërruar kurrë se do ta shihte veten aq pranë kurorës ose zemrës së Princit Makson. Por ndërsa afrohet fundi i garës dhe kërcënimet jashtë mureve të pallatit bëhen më të mprehta, Amerika e kupton se sa e do humbjen – dhe sa fort duhet të luftojë për të ardhmen që dëshiron.
11,10 
More

Referenca: SKU000080

Botuesi: Botimet Dudaj

Ana me sy të gjelbër, Sveva Casati Modignani

Milano. Mëngjes i ftohtë janari. Në funeralin e Çezare Boldranit, një njeri i pasur dhe i pushtetshëm, vështrimet e të pranishmëve janë drejtuar mbi Anën, vajzën dhe trashëgimtaren e vetme të tij. Që nga ai çast, si drejtuese e një perandorie të madhe ekonomike, gruaja do të jetë e detyruar të përballet me të kaluarën e saj.
9,99 
More

Referenca: 2998

Botuesi: Bota Shqiptare

Të besosh në mrekulli, Nicholas Sparks

Xheremi Marashi është një djalë i ri nga Nju Jorku; mjaft tërheqës, gjithmonë i veshur me të zeza, pjesë e elitës së gazetarëve. Një ekspert që duke u përpjekur të zbresë nga piedestali të mbinatyrshmen në artikujt që boton në Scientific American, sapo bëri shfaqjen e parë në TV kombëtar.
11,10 
More

Botuesi: Aleph

Përse të lexohen klasikët, Italo Calvino

Mbi të gjitha dua Stendalin pasi vetëm tek ai tensioni moral vetjak, tensioni historik, vrulli i jetës janë një gjë e vetme, tension linear romanesk. E dua Pushkinin, sepse është qashtërsi, ironi dhe seriozitet. E dua Heminguejin, sepse është dëshirë për lumturi, trishtim. E dua Stivensonin sepse duket sikur fluturon.
13,32 
More

Botuesi: Fan Noli

Djali plangprishës, Danielle Steel

Majklli i shkaktonte jo pak hidhërime dhe prandaj grindeshin shpesh me njëri – tjetrin. Piteri e akuzonte vëllain për manipulime, sepse në një masë të madhe pikërisht për shkak të tij te prindërit u krijua mendimi i padrejtë për Piterin.
16,65 
More

Referenca: SKU001673

Botuesi: Skanderbeg Books

Muzeu i pafajësisë, Orhan Pamuk

Vepra voluminoze është shkruar dhe është botuar dy vjet pas marrjes së Çmimit Nobel në Letërsi në vitin 2006. "Muzeu i pafajësisë" është një histori magjepsëse dashurie, me një shtritje të gjatë në kohë dhe një densitet të lartë emocional.
22,20 
More

Botuesi: Bota Shqiptare

E para vjen dashuria, Emily Giffin

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t’u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e...
13,32 
More

Botuesi: Te tjere

E bukura e të zotit, Albert Cohen

"E bukura e të zotit", një roman marramendës që arrin të prekë skajet më të fshehta të shpirtit njerëzor duke analizuar dhe përshkruar marrëzinë në format e saj më të larmishme, na lë një shije të hidhur, por njëkohësisht dhe hapësirë për reflektim.
11,10 
More

Referenca: SKU000099

Botuesi: Botimet Dudaj

Kaleidoskopi, Danielle Steel

Tri motrave te vogla shume te vecanta:Samantes, Viktorias dhe Vaneses,tri zonjushe te cmuara dhe motres se tyre te madhe, Beatriksit, qe eshte kaq shpirtdashur, gjithashtu edhe tre vellezerve te tyre te medhenj: Trevorit, Todit dhe Nikut, pa harruar vellane e tyre te vogel, Maksin, te cilet jane shume te vecante.
8,88 
More

Botuesi: OMSCA-1

Të kishte ndodhur kohë më parë, Edie Claire

Një nga romancat më të bukura të këtij shekulli, që me leximin e tij, nga fillimi në mbarim, të mban pezull. Tetëmbëdhjetë vjet kanë kaluar që kur shoqja më e mirë e fëmijërisë së Xhoit, Xheni, gjeti vdekjen në një aksident tragjik me makinë, pak ditë pas mbrëmjes së maturës.
11,10 
More

Botuesi: Toena

Një kafe... në rërë të nxehtë, Lena Manda

Ishte tridhjetë e pesë vjeçe. E martuar. Nënë e një vajze të mrekullueshme. E hijshme dhe në gjendje të mirë ekonomike. Ai ishte dyzet vjeç. I pashëm. Familjar i mirë. Bashkëshort besnik. Nuk i harronte kurrë datat e përvjetorëve apo ditëlindjeve. Ndoshta sepse dinte të organizonte më së miri kalendarin apo sepse kishte një sekretare tejet të kujdesshme.
11,10 
More

Botuesi: Pegi

E vetmja dashuri, Laurence Plazenet

Zonjusha d'Albreht humbet nënën në moshë fare të re dhe i ati e rrit në një mjedis të rreptë, pa shfaqur kurrë haptas ngrohtësinë ndaj saj, ndërkohë që fshehtas e llaston me dhurata. Ajo është vetëm 15 vjeçe kur njihet me zotin Ramon, mësuesin e saj privat, një burrë i mistershëm që i zgjon vajzës drithërimat e para shpirtërore dhe fizike.
6,66 
More

Botuesi: Papirus

Përrallat e të Dashuruarve Marrëzisht, Jean-Jacques Fdida

Ato na ftojnë në botën imagjinare të mençurisë popullore dhe jo vetëm, drejt një udhëtimi i cili ushqen shpirtin dhe na mëson t’i rikthehemi kohë pas kohe përrallave për të gjetur një këshillë të mençur apo një dritë për të na ndriçuar udhën tonë.
22,20 
More

Botuesi: Toena

Çdo ditë nga dhjetë minuta, Chiara Gamberale

"Çdo ditë nga dhjetë minuta" është historia e një gruaje të re 36-vjeçare e cila besonte se kishte gjithçka kishte ëndërruar në jetën e saj. Por, jo gjithçka që besojmë përputhet me realitetin që jetojmë.
8,88 
More