• Banner

Shija e hidhur e tradhtisë, Saskia Noort
  • Shija e hidhur e tradhetise, Saskia Noort
  • Shija e hidhur e tradhtisë, Saskia Noort

Shija e hidhur e tradhtisë, Saskia Noort

Një rreth familjesh, që mblidhen rregullisht, shumë të dhënë pas tryezave të gëzuara dhe dëfrimeve, do përballet me një vrasje, që si teh i mprehtë shpon velin që mbulon jetën e tyre prej reviste të ilustruar.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shija e hidhur e tradhtisë
Origjinali: De eetclub
Gjinia: Roman
Autori: Saskia Noort
Shqipëroi: Virgjil Kule
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2007
Fq. 228
Pesha: 0.277 kg
ISBN: 978-99943-46-19-6

Mbi autoren

Saskia Noort lindi më 1967 dhe është gazetare e lirë. Bashkëpunon me disa revista të njohura. Jeton në një qytet të vogël holandez, bashkë me burrin dhe dy fëmijët. Romani i saj i parë "Kthim në bregdet" u prit me shumë entuziazëm më 2003. Pas një viti u botua romani i dytë "Shija e hidhur e tradhtisë" që e bëri të famshme. Libri i tretë titullohet "Fqinjët e rinj".

Mbi librin

Në një natë të ftohtë dimri një zjarr i papritur turbullon një qendër banimi rezidenciale fare pranë Amsterdamit. Ajo që goditet është shtëpia e Evertit dhe Babetës, një çift i ri me tre fëmijë, dhe për burrin nuk ka shpëtim. Dyshimet e policisë përqendrohen në miqtë e afërt të të vdekurit.

Për këtë rreth familjesh, gratë e të cilave frekuentohen rregullisht, shumë të dhëna pas tryezave të gëzuara dhe dyqaneve, por me burra të pasur, vdekja e Evertit ishte si një teh i mprehtë që shpoi velin që mbulonte jetën e tyre prej reviste të ilustruar, duke këputur në mes nyjën e interesave dhe të bashkëjetesës, por edhe të pasioneve të ngatërruara që i lidhnin.

Kur një tjetër pjesëtar i grupit u gjend i vdekur në një trotuar të kryeqytetit, rënë aksidentalisht nga ballkoni apo i shtyrë me qëllim, situata precipiton me veprime marramendëse. Një bestseller i jashtëzakonshëm në Holandë (mbi 400 000 kopje të shitura) një triller psikologjik kur të gjithë kanë diçka për të fshehur dhe ku asgjë nuk është siç duket.

Detajet e librit
SKU001049

Referencat specifike

isbn
9789994346196
ean13
9789994346196
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001185

Botuesi: Botimet Dudaj

Burra që urrejnë gratë, Stieg Larsson

Një libër mahnitës, që do t'ju mbajë zgjuar deri në agim. Historia e familjes Vanger është një histori e gjatë, e kobshme, mbushur me urrejtje, grindje familjare dhe kurnacëri të paimagjinueshme, që do t'i bëjë historitë e Shekspirit të ringjallen pikërisht aty. 

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001480

Botuesi: Botimet Dudaj

Vajza që luante me zjarrin, Stieg Larsson

Lisbetë Salanderi, gjeni në kompjuter dhe grua e pavarur, ka mësuar të përdorë çdo armë të mundshme për arritjen e qëllimeve të saj. Ajo nuk harron e nuk fal dhe kur zbulon korrupsion apo abuzim, sidomos me gratë, është e pamëshirshme.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2889

Botuesi: Botimet Dudaj

Princesha prej akulli, Camilla Läckberg

E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten.

Çmimi 1 100 Lekë
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Fati është në yje, Nicholas Sparks

Dy çifte, dy histori dashurie, një rrëfim i shkëlqyer. Një rrugë e mbuluar nga bora, një makinë që humb kontrollin dhe përplaset. Në timon është i moshuari Ira, i cili tani bllokohet brenda, i plagosur dhe i vetëm mes ngricës. Dhimbja nuk e lë të lëvizë kurse qëndrimi zgjuar është një sforcim i pabesueshëm.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Bulevardi i Pestë, Candace Bushnell

Ndërtesa nr. 1 në Bulevardin e Pestë, një godinë e bukur ku spikat arti dekorativ dhe që lartësohet në lagjet e modës më të fundit, është një adresë e llojit të vetëm, nga ato ndërtesa ku, në një mënyrë apo në një tjetër, rrugën brenda saj duhet ta fitoni vetë.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P16

Botuesi: Fan Noli

Nën mbulim, Danielle Steel

...nga ky njeri varej nëse ajo do të mbijetonte apo do të vdiste: jeta e tyre në Xhungël ishte primitive dhe e vrazhdë, kurse Horhe ishte burri që kujdesej, që e mbronte dhe që e ushqente.

Çmimi 1 600 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UEGEN

Ujëvara e vetmisë, Danielle Steel

Në këtë roman, Danielle Steel sjell si personazhe një aktore me famë botërore, e cila bie viktimë e një shpërthimi tragjik në Paris – dhe fillon një "udhëtim të guximshëm për të mbijetuar, duke bërë përpjekje të mëdha për kthimin e kujtesës, për rinjohjen e vetvetes, të fëmijëve dhe të dashurive, – të cilat përbëjnë subjektin e librit më të ri dhe të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R1

Botuesi: Dituria

Më fal se të dua, Federico Moccia

Aleksi është një djalë gati 37 vjeç. Para pak është ndarë nga e dashura pa ndonjë arsye të vërtetë. Rreth tij rrotullohet një botë e ndërlikuar dhe zbavitëse: prindërit, motrat e martuara dhe me fëmijë e pastaj tre shokë. Niki dhe shoqet e saj janë në vitin e fundit të shkollës.

Çmimi 1 250 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Të dashurosh përsëri, Danielle Steel

Zëri i tij tingëllonte si i mbytur dhe dridhej nga pasioni që kishte mbajtur të shtypur prej vitesh. Izabela, duke e vështruar, i la lotët t'i rridhnin në fytyrë, duke i lagur faqet dhe fustanin. Edhe Bernardo po e vështronte ngultas.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: K1R2P36

Botuesi: Dituria

Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur, Salvatore Basile

Deti është i trazuar dhe në plazh valëviten flamujt. Mikeli i vogël ka vrapuar shumë për t'u kthyer shpejt nga shkolla, por kur hap derën e shtëpisë së tij, në stacionin e vogël të Miniera di Mares, gjen të ëmën me një valixhe të hapur. Në duar ajo mban ditarin e Mikelit, një fletore e kuqe me kopertinë të njollosur.

Çmimi 850 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000965

Botuesi: Dituria

E mban dot një të fshehtë?, Sophie Kinsella

Në fund të fundit, ai s’është gjë tjetër veçse një i panjohur. Ema, natyrisht që mbijeton dhe të nesërmen në mëngjes shkon në zyrë. Tashmë e ka harruar aventurën e shëmtuar dhe bëhet gati të presë, bashkë me kolegët, themeluesin e shquar të shoqërisë për të cilën punon, i cili do vizitojë filialin anglez. Kur shfaqet ai, Ema tmerrohet nga fakti që ai...

Çmimi 1 000 Lekë
More
In Stock

Botuesi: UEGEN

Zhgënjimi i qytetit të madh, Jennifer Worth

Pse iu futa kësaj rruge vallë? Duhet të kem qënë e marrë! Kishte plot gjëra të tjera që mund të kisha bërë: modele, stjuardesë avioni ose kamariere në anije. Koka më ziente nga një mori gjërash, që të gjitha mbi punë të shkëlqyera e të paguara më së miri.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)