• Banner

  • Ka mbaruar

Këngët e Milosaos, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën – Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. 

57,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Këngët e Milosaos
Gjinia: Poemë
Autori: Jeronim de Rada
Shqipëroi: Gjergj Zheji
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2009
Fq. 128
Pesha: 0.159 kg
ISBN: 978-99927-43-49-2

Mbi autorin

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën – Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.

Më 1833 De Rada mbaroi kolegjin dhe i ati e mbajti një vit në fshat, për të përmirësuar shëndetin. Pikërisht gjatë qëndrimit në vendlindje ndodhën dy ngjarje që do t'i jepnin hov krijimtarisë së tij letrare. Në shekullin XIX ngulmimet arbëreshe, sidomos ato të arbëreshëve të Italisë kishin ruajtur të paprekur ndjenjën e dashurisë për atdheun e të parëve, gjuhën, zakonet e tradiat stërgjyshore, e shfaqën me një forcë të veçantë vetëdijen e tyre shqiptare edhe në fushën e lëvizjes kulturore e letrare.

Letërsia e re që lindi tek arbëreshët përtej Adriatikut nga dhjetëvjetëshi i tretë i atij shekulli, me gjithë tiparet e veçanta që buronin nga kushtet në të cilat ndodheshin të mërguarit, ishte një degë e letërsisë shqiptare të kohës, e lindur si shprehëse e idealit të çlirimit të atdheut. Prandaj, në qendër të kësaj letërsie ishte ideja patriotike, evokimi i traditave të lavdishme të popullit tonë dhe, në radhë të parë, i kohës së Skënderbeut.

Tipari themelor i jetës politike të Italisë në gjysmën e parë të shekullit XIX ishte procesi i shuarjes së marrëdhënieve feudale dhe i zhvillimit të marrëdhënieve të reja kapitaliste. Italinë, veçanërisht pjesën jugore të saj e dallonte një prapambetje dhe varfëri e madhe. Pikërisht në këto kushte i dhanë hov lëvizjes kombëtare për çlirimin e vendit. Në krye të lëvizjes së masave në vitet '20 u vu borgjezia liberale dhe organizata e fshehtë e karbonarëve. Lufta e tyre arriti një rezultat të pjesshëm: kufizimi i absolutizmit përmes kushtetutës. Në vitet '30 doli në skenë oragnizata "Italia e Re", e themeluar nga revolucionari Maxini, që rridhte nga shtresat e borgjezisë së vogël.

Ajo veproi përmes komplotesh e kryengritjesh, të cilat dështuan, sepse organizata nuk mbështetej në masat e gjera të popullit. Të njëjtin fat pësuan edhe aksionet revolucionare popullore në vitet 1848 – 1849, kur lëvizja për çlirimin e Italisë u ngrit në një shkallë të re dhe mori përpjestime shumë të gjera. Si rrjedhim, bashkimi i Italisë u arrit vetëm në vitin 1867 dhe u konsolidua plotësisht me 1870.

Frytet e fitores i korri borgjezia e madhe dhe çifligarët liberalë, të cilët nuk i plotësuan kërkesat e masave për ndryshime shoqërore, madje as për republikë dhe e bashkuan Italinë nën dinastinë e Savojës. Një rol të ndjeshëm në ngjarjet e kohës luajtën edhe arbëreshët, që në lëvizjen për çlirimin e zhvillimin demokratik të vendit shfaqën një heroizëm e shpirt sakrifice të rrallë. Në këto kushte, te bashkatdhetarët tanë përtej detit lindi një veprimtari aktive politiko – kulturore e letrare, që u dendësua sidomos në gjysmën e dytë të shekullit XIX.

Kjo veprimtari mori hov nga kontaktet përherë e më të dendura me lëvizjen kombëtare të Shqipërisë, me rrethet politike të ngulimeve të ndryshme shqiptare dhe me personalitetet më të shquara që ishin në krye të kësaj lëvizjeje. Letërsia arbëreshe e shekullit XIX kishte si tipar të saj kryesor patriotizmin. Duke qenë shprehje edhe e aspiratave demokratike dhe e pakënaqësisë ndaj kushteve shoqërore, ajo që në fillim i kushtoi vëmendje të veçantë problematikës shoqërore.

Për frymën demokratike të letërsisë arbëreshe dëshmon edhe interesi që u tregua për luftën çlirimtare të popujve të tjerë. Kjo letërsi gjeti shprehjen e vet përmes drejtimit letrar të romanticizmit, po u ushqye nga një filozofi që, me racionalizmin e saj, dukej se binte në kundërshtim me "etjen për pafundësi" dhe "kultin e ndjenjës" që e dallonte këtë drejtim nga filozofia iluministe.

Figura më e ndritur e kësaj letërsie dhe një nga figurat më të mëdha të Rilindjes sonë është Jeronim De Rada. De Rada u njoh me folklorin, që i zbuloi atij shpirtin e popullit të vet. Po në këtë kohë ai njohu një vajzë të varfër, të bijën e një bariu, që e afroi me njerëzit e thjeshtë dhe i frymëzoi vjersha të ngrohta dhe të ndiera. Një botë më e gjerë u hap para De Radës së ri më 1834, kur i ati e dërgoi të studionte për drejtësi në Napoli, qendër e madhe kulturore – politike e Italisë së Jugut.

Aty i riu arbëresh u njoh me lëvizjen letrare politike të kohës, shkroi dhe botoi krijimet e para letrare. Aty lindi vepra e tij e parë e botuar "Këngët e Milosaos" që shënonte agimin e një periudhe të re për letërsinë kombëtare. Kjo vepër hodhi kushtrimin për çlirimin e atdheut të stërgjyshërve:"Erdhi dita e Arbërit!" Vepra "Këngët e Milosaos" u botua më 1836. Poema, me vlerat e saj të spikatura ideore dhe artistike, e bëri të njohur poetin dhe ngjalli entuziazmin e arbëreshëve.

Që nga ajo kohë fillon për De Radën një rrugë e re: rruga e përpjekjeve aktive për t'i dhënë dritë atdheut të të parëve. Po atë vit ai u shtrëngua të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshat, për shkak të kolerës që kishte rënë në Napoli. Pa shkuar asnjë vit poeti mori pjesë në një komplot për të përmbysur regjimin absolutist të Burbonëve. Komploti dështoi dhe poeti, për t'i shpëtuar burgosjes ose dënimit me vdekje, u detyrua të jetonte gjashtë muaj si komit. Edhe më vonë, kur ai bënte praktikën si avokat në Napoli, policia e gjurmonte si njeri të dyshimtë. Më në fund e arrestoi dhe e burgosi.

Pas lirimit nga burgu, De Rada mbeti pa punë dhe u shtrëngua të hynte si mësues privat në një familje fisnike të Napolit. Më 1840, ai botoi poemën e vet të dytë, "Serafina Topia" e cila më tepër sesa një poemë dashurie, ishte një himn për bashkimin dhe vëllazërimin e shqiptarëve. Censura burbone, duke kuptuar idetë liridashëse të librit, nuk lejoi qarkullimin e tij. Megjithatë, poeti vazhdoi rrugën e krijimtarisë, duke plotësuar "Milosaon" me këngë të tjera, duke botuar për herë të dytë poemën "Serafina Topia" dhe tragjedinë "Numidët" (italisht).

Në këtë periudhë De Rada u bë i njohur edhe jashtë kufijve të Italisë. Veprimtaria letrare nuk e largoi poetin nga politika. Baticat revolucionare të vitit 1848 e gjetën De Radën duke mbrojtur aktivisht pikëpamjet përparimtare përmes gazetës së tij "Arbëreshi i Italisë". Shpërthimi i reaksionit të egër e detyroi atë të mbyllte gazetën e të tërhiqej në fshatin e lindjes "për të pritur kohë më të mira".

Megjithatë, poeti, nëpërmjet punës së vet, nuk e reshti veprimtarinë politike. Në këtë kohë ai iu kushtua më tepër çështjes kombëtare shqiptare. Më 1849, pas përpjekjeve aktive të De Radës, në kolegjin e Shën – Adrianit u vendos mësimi i shqipes dhe poeti u bë mësues i saj, po pas tre vjetësh u pushua nga puna për idetë e tij përparimtare. Më 1847 dhe më 1848 De Rada kishte nxjerrë në dritë "Rrëfimet e Arbrit", katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e tij të para.

Këto novela dalloheshin për një romantizëm me karakter të stuhishëm, për thellësi lirizmi, por kishin edhe errësi dhe copëzim. Më 1850 poeti u martua me arbëreshen Madalena Melkji, me të cilën pati katër djem. Pas vitit 1860 ai filloi të botonte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike që mbështetnin aktivisht çështjen shqiptare, si "Parimet e estetikës" (1861), "Lashtësia e kombit shqiptar" (1864), "Rapsodi të një poeme arbëreshe" (1866) etj.

Më 1878 poeti ngriti hapur zërin në mbrojtje të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke protestuar me forcë kundër cënimit të tërësisë tokësore të Shqipërisë. Ai tashmë ishte lidhur ngushtë me lëvizjen kombëtare dhe atdheun e të parëve dhe militonte në dobi të kësaj çështjeje edhe nëpërmjet publicistikës. Kështu, më 1883 – 1887, De Rada nxorri revistën e parë shqiptare "Flamuri i Arbrit", që u bë tribunë atdhetarizimi dhe mbrojtëse e interesave tona kombëtare ndaj synimeve grabitqare të shovinistëve fqinjë dhe të imperializmit austriak e italian, duke shtruar kërkesën për autonominë e Shqipërisë. Vitet e fundit të jetës qenë të rënda e të mundimshme.

Fatkeqësitë e rënda familjare (vdekja e gruas dhe e djemve) nuk e mposhtën poetin, përkundrazi ai u bë më i zjarrtë se kurrë në veprimtarinë e tij poetike e krijuese. Në këtë kohë ai përfundoi poemën e gjatë "Skënderbeu i pafat", poemën "Gjon Huniadi", variantin e fundit të "Serafina Topisë" me titull "Një pasqyrë e jetës njerëzore".

De Rada organizoi edhe dy kongrese gjuhësore për çështjen e shqipes (Koriljano Kalabro, 1895, Ungër, 1897), mori pjesë në Kongresin XII të orientalistëve në Romë, ku foli për gjuhën tonë dhe, me përpjekjet e tij u çel një katedër e shqipes në Institutin e Gjuhëve Orientale në Napoli.Në këtë periudhë ai ishte përsëri mësues i shqipes në Shën – Adrian. Vdiq më 1903, në moshën nëntëdhjetëvjeçare, në një dhomë të shkretë, pa dritë, pa zjarr, pa bukë, duke lënë pas pikëllimin e gjithanshëm të arbëreshëve.

Detajet e librit
Argeta LMG

Referencat specifike

isbn
9789992743492
ean13
9789992743492
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2164

Botuesi: Argeta LMG

Kenget e Serafina Topise, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.

Çmimi 69,00 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001972

Botuesi: Naimi

Enderrime, Naim Frasheri

Kishte gati plot një shekull që përmbledhja poetike "Tehajjulat", një nga perlat e lirikës naimiane, për shkak të barrierës gjuhësore, kishte mbetur e panjohur, thuajse e humbur për lexuesin shqiptar. Studiuesit e Naimit nuk kishin mundur të thoshin asgjë më tepër, veç të pohonin si fakt ekzistencën e saj.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Qerbelaja, Naim Frashëri

Naim Frashëri lindi në vitin 1846 në Frashër të Përmetit. Në vendlindje ai mori edhe mësimet e para. Më 1865 familja u shpërngul në Janinë, ku bashkë me vëllanë më të vogël Samiun, mbaroi gjimnazin grek “Zosimea”.

Çmimi 115,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)