• Banner

  • Ka mbaruar

Poezi, Zef Serembe

Lidhjet e poezisë së Zef Serembes me poezinë popullore janë më të gjera dhe më të shumëllojshme se që janë lidhjet e dëshmuara përmes melodisë si zotëruese e në sërë vjershash të tij. Në krijimtarinë e tij nuk janë të pakta vargjet që lidhjet me këngët popullore i dëshmojnë në radhë të parë me situatat e paraqitura.

5,95 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Poezi
Origjinali: Poezi
Gjinia: Poezi
Autori: Zef Serembe
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2010
Fq. 192
Pesha: 0.211 kg
ISBN: 978-99927-43-03-4

Mbi librin

Lidhjet e poezisë së Zef Serembes me poezinë popullore janë më të gjera dhe më të shumëllojshme se që janë lidhjet e dëshmuara përmes melodisë si zotëruese e në sërë vjershash të tij. Në krijimtarinë e tij nuk janë të pakta vargjet që lidhjet me këngët popullore i dëshmojnë në radhë të parë me situatat e paraqitura.

Kështu, p.sh., e ngjashme në tërësi me situatat e kënduara në këngët popullore është situata e kënduar në vjershën "Për lirinë e Venetisë" kur burrat kthehen nga lufta, kurse vajzat i hidhnin lule prej ballkonesh: Edhe vashat lozonjareVënë perdet në dritareNë katund të armatosurShtjemë kuajt e krekosur.Nga dritaret çdo kopileNa hedh neve trëndafile... Prej këtyre vargjeve mund të shihet se si lirizmi i theksuar në vjershat e Zef Serembes, shpesh është një lloj lirizëm i halëzuar, ashtu sikundër është aq shpesh i kallëzuar lirizmi edhe në vargjet popullore.

Në vargjet e poshtëshënuara të vjershës "Kënek malli", përmes shprehjesh të spikatshme lirike, Zef Serembe tregon për vajzën e dashur duke i theksuar mallin dhe dhembjen që ndien për të. Megjithëse për nga ndërtimi i rrokjeve nuk janë vargje karakteristike për poezinë popullore, me lirizmin e tyre të kallëzuar ato, pothuaj e përkujtojnë poezinë popullore.

Pse? Sepse lirizmin e tyre të kallëzuar, e megjithatë e përshkon një frymë epike- sikundër lirizmin popullorë. Në përgjithësi lidhjet e vargjeve të Zef Serembes me vargjet popullore janë aq të ngushta, aq të nduarduarshme, më në fund aq thelbësore, sa që duket se bota e paraqitur prej tij në pjesën më të madhe të rasteve është një botë, përvetësimin e së cilës e përcaktojnë plotësisht botëkuptimi dhe ndjeshmëria, që e cilësojnë poezinë popullore.

Vargjet e Zef Serembes u përafrohen vargjeve popullore, sidomos me epitetet, me krahasimet, me metaforat dhe, më në fund me simbolet e përdorura. Sikundër këngëtarët popullorë dhe Zef Serembe thotë se vajza që dashuron është me shall, buzëkorale, syzezë, flokëgjatë e të tjera: ose: e bardhë si bora, ecën sorkadhe, e lehtë si flutur, ka faqet si mollë, syrin e zi etj., të ngjashme.

Porsi këngëtarët popullorë edhe ai do të thotë se burrat, në luftë lëshohen si rrufeja, kurse goditjet e tyre bien si breshëri. Imagjinatën popullore ai e përkujton edhe me metaforat që krijon. Kështu, fjala vjen, porsi këngëtarët popullorë për vajzën që dashuron do të thotë se është mollë e ëmbël, ose gozhdë ari, kurse për burrin trim, në këtë mes për Garibaldin, se është trim me fletë.

Me ndryshim prej bashkëkohësve të tij, Naim Frashërit dhe, sidomos, Ndre Mjedës, që përdorin më tepër simbole, Zef Serembe nuk është poeti i simboleve e aq më pak poet që kërkon simbole të rralla. Vargjet e tij nuk mund të quhen vargje që për nga ndërtimi imitojnë vargjet popullore për arsye se në kornizën e rrokjeve me prejardhje folklorike sjellin lëvizje të reja ritmike.

As për nga ndërtimi figurativ vargjet e tij nuk mund të quhen vargje që imitojnë vargjet popullore për arsye se me figura të prejardhjes folklorike sjellin parafytyrime, situata, ndjenja dhe vendime të përshkruara prej një ndjeshmërie të re për kohën në të cilën shkruhen. Përvoja poetike popullore e shprehur në vargjet e Zef Serembes është një përvojë e vënë në shërbimin e përpjekjeve për një shprehje të natyrshme, të thjeshtë, të qartë, kumtuse dhe të ngjyrosur emocionalisht si edhe në poezinë popullore.

Për këtë arsye mund të thuhet se përvoja krijuese popullore, e shprehur në vjershat e Zef Serembes, nuk detyrohet imitimit të përvojës së krijuesit popullor, por pikënisjes së njejtë krijuese të të dyve. Për traditën poetike popullore Zef Serembe do të interesohet gjatë gjithë jetës. Lidhjet e krijimtarisë së tij poetike me krijimtarinë poetike popullore, ndërkaq, janë më të dukshme në vjershat, që shkruan para mërgimit të parë në Amerikë, se sa në vjershat e mëvonshme, që shkruan pas kthimit prej mërgimit.

Sonetet e Zef Serembes të shkruara në gjuhën shqipe, janë të paramenduara prej poetit brenda natyrës standarde të kësaj forme poetike, pra në njëmbëdhjetë rrokësh dhe një kombinim të caktuar të rimave. Edhe në rastet kur sonetin e krijon për një çast, si sonetin kushtuar Dhuninkë Maurit, Zef Serembe manifeston dijen dhe ndjeshmërinë që të respektojë strukturën e kësaj forme poetike.

Në këtë sonet të Zef Serembes, dominon si drejtim njëmbëdhjetë rrokshi, megjithëse haset ndonjë oscilim metrik, pra një pasaktësi në disa vargje: 2, 6, 8. Skema e rimave është: abba/abba për katrenat dhe cde/edc per tercinat, që do të thotë është krijuar brenda në modeli të njohur të sonetit. Në katrenat Zef Serembe krijoi sipas skemës së rimës së alternuar abab/abab në pesëmbëdhjetë sonete, ndërsa sipas skemës së rimës së kryqëzuar në katër sonete.

Ndërsa, në një sonet ka përdorur një skemë krejtësisht të çrregullt, abba/cccc, e cila nuk është në pajtim me skemat e kësaj forme. Sa u përket tercinave, ato janë krijuar në formë kombinimesh shumë të larmishme, gjë që është në pajtim me praktikat e shumicës së poetëve që kanë krijuar sonete. Po në përgjithësi mund të thuhet se rimat e soneteve të Zef Serembes nuk janë gjetje shumë mjeshtërore, nuk janë rezultat i ndonjë perfeksioni më të fortë.

Poezia e Zef Serembes, duke qenë shprehje artistike e një brendie të re ideore që u përcaktua nga rrethanat e realitetit historik dhe shoqëror të kohës kur jetoi poeti, kërkonte në mënyrë të pashmangshme parime të reja të organizimit të formës. Problematika e gjerë që trajtoi vepra e Serembes e që lidhej me dy shqetësimet e tij të mëdha, me shqetësimin për gjendjen e mjeruar të kombit nën zgjedhën turke dhe me shqetësimin për pozitën tragjike të njeriut në shoqërinë e kohës, motivet e reja të deziluzionit nga jeta dhe të disharmonisë midis individit dhe shoqërisë, patosi i zbulimit të personalitetit të njeriut në larminë e vet dhe i pohimit të së drejtës së tij për të afirmuar botën e tij të lirë shpirtërore dhe synimet e tij të larta e fisnike, të gjitha këto përcaktuan tipare të reja të stilit në poezinë e Serembes.

Në qoftë se tema e së kaluarës, evokimi i traditave heroike nacionale kishte përcaktuar gjer atëherë karakterin epiko-lirik të letërsisë arbëreshe dhe dy stile përkatëse, stilin narrativ dhe epiko-lirik, të cilat gjetën shprehjen e tyre më të lartë në veprën e de Radës, brendia e re që solli vepra e Serembes, përvijoi dy vija të reja stili.

Nota e re kushtetuese që karakterizon lirikën patriotike dhe një pjesë të lirikës shoqërore të Serembes, gjetën shprehje kryesisht përmes stilit patetiko-oratorik, kurse motivet e deziluzionit, të vetmisë e të tragjizmit të njeriut që ka rënë në konflikt me realitetin, gjetën shprehje përmes stilit lirik introspektiv. Lirikat "Zoonjës Ljeen Gjikë", "Koroneeut", "Dhuninkë Maurit", "Gëdheljiës", "Për vëdekjen e Pjetër Irjanit" janë plot me eksklamacione, pyetje retorike, fraza të gjata e të kumbueshme. Hyrjet e tyre janë karakteristike për një fjalim. Të falja burr!(Dhumitë Maurit)Nisu ljuftaar se Kandëja të përet(Koroneeut).

Veçoritë e individualitetit krijues të Serembes, spontaniteti gati naiv, fëmijëror që e bën poezinë e tij aq të ngrohtë e komunikuese, kanë marrë një shprehje të veçantë, të qartë përmes stilit lirik që i përgjigjet në mënyrë aq profesionale, brendisë dhe drejtimit ideor emocional të poezisë së tij lirike. Poeti e sjell të hapur "zemrën ndër duar". Në pjesë më të madhe të vjershave heroi bisedon lirisht me lexuesin: ...zëmra do t' pjasinjë muua ndë gjiëMërzitem ndë katundë në vetëmie. (Rrutulupe) Shumë të madhe një hareU te zemra ndienjë sot (Zoonjës Ljenë Gjikë).

Fraza e poezisë së Serembes është e thjeshtë, ajo rrjedh në mënyrë të natyrshme. Në pajtim me këtë karakter spontan e të natyrshëm janë dhe hyrjet e menjëhershme në temë që përbëjnë diçka të zakonshme në politikën e Serembes. Lidhur ngushtë me lirizmin si një tipar thelbësor të poezisë së Serembes, për të janë karakteristike dhe psikologjizmi dhe introspeksioni. Poezinë e Serembes e karakterizojnë tri komplekse emocionale: pakënaqësia zotëron në periudhën e parë, revolta për një kohë të shkurtër, stoicizmi në tërë periudhën e fundit.

Si shprehje e këtyre gjendjeve emocionale, krijimtaria e Zef Serembes nga njëra etapë e zhvillimit të saj në tjetrën e ka thelluar lirizmin dhe psikologjizmin. Megjithëse poeti e analizon me hollësi ndjenjën e vet, ai nuk arrinë kurrë psikologjizëm të sëmurë si bashkëkohësit e tij romantik pasiv. Lirizmi, introspeksioni dhe psikologjizmi kanë përcaktuar edhe zgjedhjen e llojeve në poezinë e Serembes. Ai lëvron kryesisht lirikën politike, intime dhe filozofike. Gjithashtu poeti lëvron elegjinë intime ("Elegji", "Kujtimi") dhe elegjinë qytetare ("Për vdekjen e Pjetër Irjanit") si edhe sonetin.

Mbi autorin

Një figurë origjinale dhe e ndërlikuar, që spikat në letërsinë tonë është ajo e Zef Serembes. Vepra e tij pasqyron atë etapë të Rilindjes kur lëvizja kombëtare kishte marrë hov, prandaj dhe tema patriotike merr nën penën e tij një tingëllim kushtrues të hapur dhe aktual. Nga ana tjetër, në krijimtarinë e tij gjeti shprehje atmosfera e pakënaqësisë që kishte lindur tek arbëreshët në vitet 1860-1870, kur bashkimi i Italisë jo vetëm që nuk solli ndryshimet shoqërore të shpresuara, por, përkundërazi, e thelloi mjerimin e tyre.

Poezia e Serembes pasqyron kontradiktat e kësaj kohe. Zef Serembja lindi më 6 mars 1844 në fshatin arbëresh San Kozmo Albaneze të Kalabrisë ose Strigari, si i thonë vendësit, ku zakonet dhe gjuha shqipe janë ruajtur deri sot. Fshati ndodhet mbi një kodër të veshur me vreshta, me portokalle dhe limonë, me pamjen e detit Jon nga lindja. Kjo natyrë e ëmbël dhe e ashpër, që të kujton deri diku Shqipërinë, u bë një element me rëndësi i veprës së poetit.

Personaliteti i Serembes si krijues u formua në vitet e zjarrta të lëvizjes kombëtare italiane të viteve 1848-1860, ku i ati mori pjesë aktive, aq sa u dënua me vdekje në mungesë nga qeveria burbone dhe u detyrua të endej maleve si komit. Që në moshë të njomë, Zefi i vogël njohu tiraninë politike dhe padrejtësitë shoqërore, gjë që u dha vjershave të tij vulën e pakënaqësisë nga realiteti, frymën e revoltës aq të fuqishme.

Detajet e librit
Argeta LMG
2696
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2164

Botuesi: Argeta LMG

Kenget e Serafina Topise, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2164

Botuesi: Argeta LMG

Kenget e Serafina Topise, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. Aty ai studioi letërsinë antike dhe moderne, njohu idetë e Revolucionit Francez, që ndikuan në formimin e personalitetit të tij.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Këngët e Milosaos, Jeronim De Rada

Është menduar që, veçanërisht për nxënësit, studentët dhe lexuesit e specializuar, të përfshihet në këtë botim edhe varianti origjinal arbëresh (botimi I, 1836). Botimi shoqërohet me disa vlerësime kritike, që studiues të njohur i kanë bërë veprës dhe figurës së De Radës, si dhe me pasthënie nga studiuesja Lili Sula.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001972

Botuesi: Naimi

Enderrime, Naim Frasheri

Kishte gati plot një shekull që përmbledhja poetike "Tehajjulat", një nga perlat e lirikës naimiane, për shkak të barrierës gjuhësore, kishte mbetur e panjohur, thuajse e humbur për lexuesin shqiptar. Studiuesit e Naimit nuk kishin mundur të thoshin asgjë më tepër, veç të pohonin si fakt ekzistencën e saj.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Argeta LMG

Këngët e Milosaos, Jeronim de Rada

Jeronim De Rada lindi më 1814 në fshatin e vogël dhe piktoresk Maki të Kozencës, jo larg nga Shënmitër Korona, qendër e kolegjit arbëresh Shën – Adrianit. Në këtë kolegj De Rada i ri kreu studimet e para, që patën rëndësi të veçantë për formimin e personalitetit të tij. 

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)