Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Enderrime, Naim Frasheri
  • Enderrime, Naim Frasheri

Enderrime, Naim Frasheri

SKU001972
Naimi

Kishte gati plot një shekull që përmbledhja poetike "Tehajjulat", një nga perlat e lirikës naimiane, për shkak të barrierës gjuhësore, kishte mbetur e panjohur, thuajse e humbur për lexuesin shqiptar. Studiuesit e Naimit nuk kishin mundur të thoshin asgjë më tepër, veç të pohonin si fakt ekzistencën e saj.

700 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ëndërrime
Origjinali: Tehajjulat
Gjinia: Poezi
Autori: Naim Frashëri
Shqipëroi: Vexhi Buhara
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2012
Fq. 144
Pesha: 0.181 kg
ISBN: 978-9928-109-19-4

Komente mbi autorin

"Kishte gati plot një shekull që përmbledhja poetike "Tehajjulat", një nga perlat e lirikës naimiane, për shkak të barrierës gjuhësore, kishte mbetur e panjohur, thuajse e humbur për lexuesin shqiptar. Studiuesit e Naimit nuk kishin mundur të thoshin asgjë më tepër, veç të pohonin si fakt ekzistencën e saj. Kështu "bukuroshja e fjetur" priste mjeshtrin që do t'i hiqte vellon e misterit dhe do të zbulonte hiret e saj. Ky mjeshtër do të ishte Vexhi Buhara, që e bëri të flasë me shqipen e tij elegante muzën persiane të poetit kombëtar të shqiptarëve. Naimi i "Ëndërrimeve" na duket "tjetër" Naim."

Jorgo Bulo, akademik

"Naim Frashëri mori përsipër të krijojë lexuesin e një letërsie kombëtare, ose, siç shkruante shumë kohë përpara albanologu H. Pederson, t'u jepte bashkatdhetarëve të vet, me "kryeveprat e tij në prozë e në vargje shijen e të lexuarit". Ndonëse kronologjikisht ishte De Rada i pari që e filloi letërsinë moderne shqipe, për shkak të rrethanave historike e letrare Naim Frashëri njihet si themeluesi i saj. Naimi e krijoi Shqipërinë kulturore para se të krijohej Shqipëria politike. Ai u tregoi shqiptarëve se si mund të njehsoheshin si "të vetët", për dallim nga "të tjerët"."

Shaban Sinani, studiues

"Ne i falemi me mall e me nder këtij atdhetari të pavdekur. Kemi shpresë, kemi besë të rrënjuar se një ditë do të vijë që shqiptarët do t'i sjellin eshtrat e Naim Frashërit në atë Shqipëri që e deshi dhe i shërbeu aq mirë. Ahere, nuk do ta përcjellin treqind atdhetarë, por do ta presë një komb i tërë."

Faik Konica

Detajet e librit
Naimi
SKU001972
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Çeta e Profetëve, Pjetër Bogdani

Vepra e Pjetër Bogdanit zë një vend të veçantë midis veprave të autorëve tanë të shekujve XVI – XVII si nga shkalla e përpunimit gjuhësor, ashtu edhe nga përmbajtja e larmishme dhe nga karakteri kryesisht origjinal i saj.
2 500 Lekë
More

Referenca: 2697

Botuesi: Te tjere

Baba Tomori, 14 vjec dhender, Andon Zako Cajupi

Poezisë së Çajupit i dha një origjinalitet të veçantë lirika erotike e tij. Ajo prezantonte një poet të mëvetësishëm, spontan, me botë të pasur shpirtërore, me ndjenja të fuqishme, me pikëpamje të avancuara për dashurinë e jetën.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000997

Botuesi: Dituria

Baba Tomorri, A.Z. Cajupi

Shpirti atdhetar s'kishte njohur më parë një poet me temperament aq të vrullshëm, shpirti rebel një mik aq të madh të lirisë, shpirti erotik s'kishte gjetur një shprehje aq të hollë dhe aq tundonjëse.
400 Lekë
More

Referenca: 2849

Botuesi: Te tjere

Histori e Skenderbeut, Naim Frasheri

Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë" atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja,
300 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2849

Botuesi: Te tjere

Histori e Skenderbeut, Naim Frasheri

Figura e Skënderbeut është e pashkëputur nga epoka e tij. Është e natyrshme që këtë epokë Naimi ta paraqitë të idealizuar, duke ia kundërvënë gjëndjes së Shqipërisë së robëruar e të prapambetur të kohës së vet. Koha e Skënderbeut përmblidhte gjithë "mirësitë" e "begatitë" atëherë mbretëronte urtësia, paqja, kamja,
300 Lekë
More