• Banner

Historia e shqiptareve, Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl dhe Edgar Hösch.

11,89 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Historia e shqiptarëve, gjendja dhe perspektivat e studimit (kopertinë e trashë)
Origjinali: Albanische Geschichte, stand und perspektiven der forschung
Gjinia: Histori, shkenca politike
Përgatiti: Oliver Jens Schmitt, Eva Anne Frantz
Shqipëroi: Pandeli Pani, Artan Puto
Shtëpia botuese: Përpjekja
Viti: 2012
Fq. 342
Pesha: 0.641 kg
ISBN: 978-99943-025-4-X

Mbi librin

Në këtë vëllim janë përmbledhur artikuj rreth problemeve të historisë, gjuhësisë, fesë dhe letërsisë në Shqipëri, të shkruara nga autorë si: Joachim Marzinger, Stefan Schumer, Oliver Jeans Schmitt, Markus Koller, Nathalie Clayer, Bernd Fischer, Michael Schmidt – Neke, Robert Pichler, Stephanie Schwandner – Sievers, Robert Elsie, Noel Malcolm, Peter Bartl dhe Edgar Hösch.

Koment nga Oliver Jens Schmitt

Studimi i historisë së Shqipërisë- në kuptimin e një debati shkencor me studiuesit shqipfolës, kryesisht në Europën Juglindore- ka pas shpine një traditë prej më se një shekulli e gjysëm. Një Albanologji e prirë nga studimi i kulturës zhvillohet në shumë shtete të Evropës e të Amerikës Veriore, por rrallë është e përqendruar në mënyrë afatgjatë në institucione universitare.

Jo vetëm për këtë arsye, rezultatet e këtyre përpjekjeve nuk merren gjithmonë parasysh sa duhet nga shkencat e afërta të historisë e të filologjisë. Thjesht ky konstatim do të përligjte përpjekjen për të hedhur një vështrim të përgjithshëm mbi problemet dhe rezultatet themelore të studimit të historisë së shqiptarëve.

Edhe më e rëndësishme duket një ndërmarrje e tillë, po të kemi parasysh lidhjen e ngushtë të historisë me politikën në hapësirën e sotme gjuhësore shqiptare. Historiografia shqiptare është e politizuar në shkallë të lartë. Meqenëse shkenca shqiptare, në formë të institucionalizuar, ka lindur vetëm pas vitit 1945, modelet sunduese të mendimit janë të ndikuara fort nga ideologjia nacional-staliniste e diktaturës së Enver Hoxhës, që në vitet '70 u eksportua edhe në krahinat e banuara nga shqiptarët në Jugosllavi.

Një traditë historiografike jo komuniste, apo para komuniste, mungon. Kështu shpjegohet edhe vazhdimësia, thuajse pa asnjë lloj dallimi nga më parë, e mënyrave të vjetra nacionaliste të interpretimit, edhe pas përmbysjes së komunizmit në Shqipëri (1990-91).

Fragmente nga libri

Faza e vështirë e tranzicionit e shënjuar nga shthurja e shtetit në Shqipëri dhe lufta në Kosovë e Maqedoni nuk ka përfunduar në hapësirën gjuhësore shqiptare. Strukturat e shoqërisë civile arritën të formohen vetëm në kushte pikënisjeje nga më modestet. Në thelb, në Shqipëri elitat e vjetra e ruajtën pushtetin e tyre.

Kjo do të thotë se ato, si instrument i rëndësishëm pushteti, nuk e lëshuan nga dora as kontrollin mbi të kaluarën. Shkenca historike shqiptare vijoi edhe tradita të tjera të epokës komuniste. Ajo nuk e merr parasysh fare ose thuajse fare shkencën ndërkombëtare, por izolohet sa mundet prej saj.

Historianët shqiptarë marrin pjesë shumë rrallë në tubime ndërkombëtare. Për këtë arsye nga ana metodike studimet kanë mbetur në pjesë të madhe në gjendjen e fillimviteve pesëdhjetë, kur studimet shqiptare u ngritën me ndihmën e Bashkimit Sovjetik; edhe më të vjetra janë metodat që etërit themelues të historiografisë shqiptare patën mësuar më së shumti në Austrinë e viteve tridhjetë.

Në përputhje me këtë, studiues të jashtëm, rezultatet e të cilëve nuk përkojnë me kuadrin nacional – stalinist të historisë, ashtu si dhe intelektualë vendas që përfaqësojnë mendime të ndryshme, përgojohen shpesh me argumente apo sajesa jashtëshkencore. Një kulturë debati shumë e dobët, shenjë e një mungese të ndjeshme të shoqërisë civile, vështirëson mjaft shkëmbimin shkencor. Kësaj i shtohet fakti që studiuesit e specializuar e kanë humbur prej kohësh epërsinë interpretuese mbi historinë.

Nga revistat e pakta, që pasqyrojnë më së miri ngurtësinë mendore dhe armiqësinë ndaj diskutimit të historiografisë në masmediat dhe në forumet e internetit është depozituar debati që shpesh nuk plotëson as edhe kriteret minimale të cilësisë.

Pasqyra e lëndës

Oliver Jens Schmitt: Parathënie
Joachim Matzinger: Shqiptarët si pasardhës të ilirëve nga këndvështrimi i gjuhësisë historike Stefan Schumacher: Marrëdhëniet e huazimeve mes protoshqipes dhe latinishtes apo romanishtes ballkanike
Oliver Jens Schmitt: "Monada e Ballkanit"-Shqiptarët në Mesjetë
Markus Koller: Shqiptarët në Perandorinë Osmane- një vështrim historik (shekujt XVII e XVIII) Nathalie Clayer: Feja, krijimi i kombit dhe shoqëria
Bernd J. Fischer: Lufta e dytë botërore në Shqipëri: Historia dhe përdorimi i historisë
Michael Schmidt- Neke: Mes luftës së fothtë dhe teleologjisë: Shqipëria komuniste si objekt i historiografisë modern
Robert Pichler: Shqiptarët në Republikën e Maqedonisë- Shkenca e historisë mes politikës dhe margjinalizimit social
Stephanie Schëandner- Sievers: "Virgjëreshat" dhe "elefantët në dyqanin e qelqurinave": Rreth sfidave ndërkombëtare të etnologjisë shqiptare në epokën post-socialiste
Robert Elsie: Historia e letërsisë shqipe dhe kultura letrare shqiptare: vëzhgime mbi zhvillimet e reja
Noel Malcolm: "Shpërngulja e madhe" e serbëve nga Kosova (1690): historia, miti dhe ideologjia
Peter Bartl: Takime me historinë e Shqipërisë
Edgar Hösch: Peter Bartl-i dhe Instituti i Studimeve Shqiptare në Munih Regjistër

Detajet e librit
Te tjere
2618

Referencat specifike

isbn
978999430254
ean13
978999430254
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000847

Botuesi: Te tjere

Skënderbeu, Oliver Jens Schmitt

Jeta e Skënderbeut nuk ishte nje marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitur do t'u ishin nënshtruar herët osmanëve. 

Çmimi 14,86 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000469

Revista Mehr Licht, numri special 30

Përmbajtja e Mehr Licht, numri special 30 maj 2007LëndaMoshë rezistence - Mehr Licht-i mbushi 1- vjet- Mira Meksi....5...10Bibliografi e zgjedhur e revistës Mehr LichtTekste të zgjedhura nga:....30I.Kadare, .Stevens, L.Lleshanaku, J.L.Borges, A. Rimbaud, f.Reshpja, M.Meksi, C.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000127

Botuesi: Ideart

Poeteka 3

“Poeteka” botohet 4 herë në vit. Ajo bën gjithashtu edhe paraqitjen e poetëve pjesëmarrës në Festivalin Ndërkombëtar “Poeteka”, që zhvillohet çdo pranverë në qytetin e Durrësit.

Çmimi 2,97 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000133

Botuesi: Ideart

Poeteka 9

Titulli: Poeteka 8Revistë e poezisë dhe e kulturës poetike - viti i katërt i botimit - numri 9 - verë, 2007Kryeredaktor: Arian Lekaf. 136Pesha: 0.27 Kg. Revista POETEKA Revista botohet në version shumëgjuhësh: shqip

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000777

Botuesi: Ideart

Poeteka 12

Titulli: Poeteka 12 - Revistë e poezisë dhe e kulturës poetikeViti i pestë i botimit numri 12 - vjeshtë, 2008Numër specialPërgatitur nga: Silvana Leka - Botim dygjuhësh në Shqip dhe Anglisht

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000377

Botuesi: Ideart

Poeteka 11

TitulliPoeteka 11Revistë e poezisë dhe e kulturës poetikeViti i pestë i botimitPranverë 2008f. 136Pesha: 0.29 Kg. TitulliPoeteka 11Revistë e poezisë dhe e kulturës poetikeViti i pestë i botimitPranverë 2008f. 136Pesha:

Çmimi 3,96 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)