Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Kusheriri i engjejve, Ismail Kadare
  • Kusheriri i engjejve, Ismail Kadare

Kusheriri i engjejve, Ismail Kadare

SKU000879
Onufri

Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë.

57,50 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kushëriri i engjëjve
Origjinali: Kushëriri i engjëjve
Gjinia: Sprovë
Autori: Ismail Kadare
Shtëpia botuese: Onufri
Viti: 2005
Fq. 80
Pesha: 0.147 kg.
ISBN: 978-99943-32-62-7

Mbi librin

Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë.

Nuk janë të paktë pseudointelektualët shqiptarë, që me një zell dhe servilizëm të neveritshëm, përpara të huajve, për ndonjë përfitim meskin, shajnë dhe hedhin baltë mbi vlerat e krijuara nga bashkëkombësit e vet. Ky libër, i shkruar për publikun francez nga një shqiptar i shquar, për një tjetër shqiptar të shquar, është, veç të tjerash, një akt i lartë moral.

Ismail Kadare, në çdo vepër të botuar, të habit sa i lidhur është me rrënjët e këtij vendi, të duket se portreti i tij shikon tërë historinë e këtij kombi dhe të duket se e gjen kudo: në çdo ngjarje e në çdo njeri. Pikërisht edhe në këtë libër gjejmë në përsosmëri forcën e madhe të kulturës të transmetuar nga barku i nënës shqiptare te djali i lindur në dhé të huaj e që ruan virtytet, shpirtin e gjenezën e të parëve të tij.

Procesi krijues i koreografit është i ndryshëm nga ai i krijuesve të tjerë. Lënda e parë e tij është njeriu, me ndjenjën e trupin e tij dhe, kjo krijimtari, vlerën më të madhe e ka në kohën e ekzekutimit, kur transmeton emocionet drejtpërsëdrejti te shikuesi: pikërisht në forcën e këtij emocioni, që shpesh është e paharruar, qëndron madhështia e koreografit.

Fragment nga libri

Që prej shekujsh është bërë pyetja: përse vallëzohet? Ç'i shtyn njerëzit e shekujve, racave, të regjimeve të ndryshme ta bëjnë atë që përzgjedhje lëvizjesh, me fjalë të tjera të vallëzojnë? Janë të pakënaqur nga shkronjat dhe i quajnë të pamjaftueshme për të shprehur atë që kanë në shpirt?

Pa dyshim që është kështu, aq më tepër që njerëzit kanë vazhduar të vallëzojnë edhe pasi janë shpikur shkronjat. Janë të pakënaqur nga ngjyrat dhe tingujt e muzikës dhe i quajnë të paplotë njëlloj si shkronjat?

Pa dyshim që është kështu, ndonëse që të dyja, edhe ngjyrat, edhe muzika janë më të lashta se shkronjat dhe më universale se ato.

Komente mbi autorin

"Nuk dyshoj që Kadareja është një shkrimtar heretik. Nuk është e mjaftueshme ta quash atë, siç kam thënë dikur, Jetvushenko shqiptar. Jetvushenko është thjesht një rebel. Dallimi midis një rebeli dhe një heretiku është se i pari shpreh zemërimin e tij në mënyrë spazmodike, i cili mund të përmblidhet pas pak, ndërsa heretiku është i qëndrueshëm në kundërshtimin e tij, ka një vijë veprimi dhe një strategji të sjelljes që buron nga parimet."

Arshi Pipa

"E kanë krahasuar me Gogolin, me Kafkën, me Oruellin. Por ai i Kadaresë është zë origjinal, universal, e prapë me rrënjë të thella në tokën e vet."

Shusha Guppy, Independent on Sunday

"Ismail Kadare është pa dyshim shkrimtari më i shumanshëm i kohës sonë."

Alain Bosquet, Le Quotidien de Paris

"Kadare është i rrahur në të gjitha dallgët e artit modern bashkëkohor. Veçse ai gëzon avantazhin e madh që kurrë të mos ketë pasur nevojë të çajë kryet për recensentët gjermanë. Ai ka mundur ta mbrojë veshjen e artit të tij nga gjithë luspat e shëmtuara të "izmave" zhurmëmëdha, aq shumë të çmuara prej "doktorëve" tanë të kritikës... Vepra e tij, sa ç'është ushqim shpirtëror, po aq është edhe art sublim."

Michael Kleeberg, Die Welt

"Gjëja më ideale në letërsi është kur lexon diçka të sapobotuar dhe e kupton që kjo do të bëhet klasike. Kjo gjë ideale ka për titull përmbledhjen "Përballë pasqyrës së një gruaje" dhe i përket më të madhit shkrimtar gjallë të kohës: Ismail Kadaresë."

Guillaume Allary, Elle

"Çdo vit, pothuaj gjatë një dhjetëvjeçari, Kadareja u ka dhënë lexuesve të vet nga një roman, që i befason dhe i shtang ata, i prek në shpirt, u ngjall ndjenja e mendime të thella... Ka ardhur koha që Kadareja ta marrë çmimin që meriton... Jepjani Kadaresë çmimin Nobel!"

Magazine Litteraire

"Një nga romancierët më të shquar të kohës sonë, në të gjithë botën dhe në të gjtha gjuhët."

Bruce Bawer, Wall Street Journal

"E kemi thënë më parë dhe do ta themi prapë: kur do ta njohë Stokholmi kalibrin e jashtëzakonshëm të këtij shekulli?"

Figaro Littèraire, Paris

"Ismail Kadare është një shkrimtar që krijon hartën e një kulture të tërë, të historisë, pasionit, folklorit, politikës dhe katastrofat e saj. Ai është një shkrimtar universal me një traditë narracioni që e ka origjinën nga Homeri."

John Carey

"Kadare mundi titanët ndërkombëtarë të letërsisë me çmimin Booker."

The Guardian

"Është kjo anë vizionare, që përbën forcën madhore të një njëzet librave të Kadaresë, romancier që rrok historinë me një frymë të fuqishme shekspiriane."

Histori e Letërsisë Europiane, Hachette, Paris

"Me njërën këmbë në Shqipërinë e moçme, gojore dhe legjendare, ende në rrëqethjen homerike dhe me këmbën tjetër në modernitetin më të spikatur dhe më finok, Kadareja gjendet në kapërcyell të të dy botëve dhe nga kjo rrethanë e jashtëzakonshme vepra e tij krijon akorde të fuqishme dhe të goditura."

Dominique Fernandez

Detajet e librit
SKU000879
0

Të dhënat

Autori
Ismail Kadare
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
92,00 SEK
More

Botuesi: Botart

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.
149,50 SEK
More

Referenca: SKU001748

Botuesi: Te tjere

Crazy Republic, Kastriot Frasheri

Artikujt dhe studimet të cilat janë shkruar në rrjedhën e 20 vjetëve, Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i ka përmbledhur në një libër që titullohet "Crazy Republic" (Republika e çmendur).
115,00 SEK
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.
86,25 SEK
More

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
80,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Për Ardian Klosin, gjermanin nga Shqipëria, Oliver Jens Schmitt

Jam i bindur se në një vështrim retrospektiv pas disa dekadave, Ardian Klosi do të renditet krah emrash si Frashëri ose Faik Konica, si një prej zërave të paktë autentikë të Shqipërisë dhe njerëzve të saj në kapërcyell të shekullit XX.. Ardian, miqtë e tu nuk të harrojnë. Dhe le të jetë ky libër një shembull në këtë drejtim.
115,00 SEK
More

Referenca: 2898

Botuesi: Tirana Times

Nje dhe e pandashme, Giorgio Napolitano

Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme dhe traditat që përfaqësohen nga veriu në jug apo të përfaqësuara sidomos nga krahinat e veçanta, janë të kuptueshme dhe domethënëse dhe nuk mund të konsiderohen në kontrast me risjelljen e tyre drejt Bashkimit.
92,00 SEK
More

Referenca: SKU001608

Botuesi: Te tjere

Me Remarkun nje nate ne Lisbone, Nadire Buzo

Nadire Buzo ka lindur më 18.10.1953 në Shkodër. Ka përfunduar Shkollën e Mesme Ekonomike "N. Spiro" në Tiranë. Studimet e larta i ka zhvilluar në Fakultetin Filologjik, dega Gjuhë - Letërsi.
57,50 SEK
More

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat...
115,00 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Arbën Xhaferi, vepra e plotë

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.
862,50 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01
69,00 SEK
More

Botuesi: Onufri

Zahiretë, Vladimir Myrtezai

"Zahiretë" janë një udhëtim vetjak ku bota përsërit ciklin e vet me ngjyrime të pangjashme, duke marrë shkas më shumë drejt aktit të çkodimit të njeriut sesa përfytyrimit të tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.
115,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000231

Botuesi: Onufri

Identiteti Europian i Shqiptarëve, Ismail Kadare

Debati Kadare - Qose, është një epitet për shkëmbimin e gjatë disamujor të akuzave dhe kundërakuzave në planin moral, intelektual dhe politik mes shkrimtarit Ismail Kadare dhe akademikut Rexhep Qosja mbi "Identitetin Kombëtar të Shqiptarëve".
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000284

Botuesi: Onufri

Shkaba, Ismail Kadare

Shkaba është shkruar në verën e vitit 1995, në Deauvillë të Normandisë. Motivi i djaloshit që zbret në "botën e poshtme" është trajtuar për herë të parë te "Vajza e Agamemnonit", në vitin 1985. Duke shfrytëzuar mundësitë e ndryshme që jep zbërthimi i legjendës, në të dyja veprat, personazhi ndriçohet në mënyra të ndryshme.
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000361

Botuesi: Onufri

Pasardhësi, Ismail Kadare

Çfarë ka ndodhur në natën e 13 dhjetorit në dhomën e gjumit të Pasardhësit, trupi i të cilit u gjend me një plumb në zemër? Romani i fundit i Kadaresë sjell në kujtesë enigmën më të madhe të historisë së Shqipërisë: vdekjen misterioze të pasardhësit të diktatorit komunist shqiptar.
46,00 SEK
More

Referenca: SKU000373

Botuesi: Onufri

Vajza e Agamemnonit, Ismail Kadare

Në tribunën e festës së 1 Majit në Tiranë, njëri prej të ftuarve, ndërsa ndjek parakalimin e turmave, befas midis pankartave dhe portreteve të udhëheqësve komunistë vendas i duket se dallon portretin e shefit të dikurshëm grek, Agamemnonit.
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000643

Botuesi: Onufri

Vepra 1, Ismail Kadare

Në këtë vëllim të parë, me të cilin hapet korpusi i veprës së Kadaresë, përfshihen krijime në prozë të periudhës së hershme të krijimtarisë së tij. Ndërsa romani i parë i tij, "Qyteti pa reklama", i shkruar në Moskë në vjeshtën e vitit 1959, kur autori ishte 23 vjeç.
143,75 SEK
More

Referenca: SKU000644

Botuesi: Onufri

Vepra 2, Ismail Kadare

"Gjenerali i ushtrisë së vdekur", me të cilin hapet vëllimi i dytë i veprës së Kadaresë, është kujtuar për një kohë të gjatë si romani i parë i tij. Ky roman, falë të cilit autori i ri fitoi njohje ndërkombëtare, u botua më 1963, duke njohur më pas ribotime të shumta.
143,75 SEK
More

Referenca: SKU000645

Botuesi: Onufri

Spiritus, Ismail Kadare

Si në një vepër të Shekspirit, anketuesit luajnë rolin e klounëve që bëjnë pyetje thelbësore. Pyetje të cilat kanë lidhje me një referencë tjetër të Kadaresë: traditën homerike.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000646

Botuesi: Onufri

Pallati i Ёndrrave, Ismail Kadare

"Pallati i Ëndrrave" është një nga romanet thelbësore të Ismail Kadaresë, me frymën e epikës, të cilën letërsia evropiane e quante të shteruar: me njëmbëdhjetë romane, - titujt kryesorë të të cilëve po përkthehen herë pas here, vepra e tij vazhdimisht ka qenë në listën e kandidaturave për çmimin "Nobel", në emër të letërsisë së Shqipërisë.
103,50 SEK
More

Referenca: SKU000647

Botuesi: Onufri

Qorrfermani, Ismail Kadare

Qorrfermani", shkruar më 1984, u botua për herë të parë në përmbledhjen me tregime e novela "Ëndërr mashtruese", më 1991, kur autori, ndërkaq, kishte lënë Shqipërinë dhe kishte kërkuar strehim politik në Francë.
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000648

Botuesi: Onufri

Kronikë në gur, Ismail Kadare

Kronikë në gur" afirmohet menjëherë si vepër thelbësore në kuadrin e krejt krijimtarisë së Kadaresë. Është roman i hyrjes në jetë dhe në letërsi. Tregimtari është autori, që përpiqet të rishohë me sytë e fëmijës tetë vitet e para të jetës së tij.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU000649

Botuesi: Onufri

Lulet e ftohta të marsit, Ismail Kadare

"Lulet e ftohta të marsit" është vepra më e pikëlluar e Kadaresë, është gati një requiem. Ngado të shoqëron një fjalor i zymtë. Është hera e parë që Kadareja del hapur përballë realitetit shqiptar, i zymtë dhe pesimist, për një tokë që e braktisën perënditë, për një mars, që, në të vërtetë, nuk është mars, për ca lule të rreme, të ftohta.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000650

Botuesi: Onufri

Breznitë e Hankonatëve, Ismail Kadare

Kur u botua për herë të parë "Breznitë e Hankonatëve" në vitin 1977, bënte pjesë në një përmbledhje me tregime e novela nën titullin e përbashkët "Emblema e dikurshme", që numëronte shtatëmbëdhjetë shkrime. Njëri prej tyre, në trajtë reportazhi, që synonte të jepte "historinë a kronikën e një uzine", e quante këtë një punë tepër të vështirë, po të...
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000651

Botuesi: Onufri

Qyteti pa reklama, Ismail Kadare

Ja një nga tekstet më të hershme në prozë të Ismail Kadaresë, shkruar më 1959, në moshën njëzet e tre vjeç. Deri atëherë shkrimtari kishte nxjerrë tregime të vogla, si "Kujtime të humbura", shkruar në vitin 1955.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000652

Botuesi: Onufri

Gjenerali i ushtrisë së vdekur, Ismail Kadare

Gjeneralit i ra pija në kokë. Unë kam tani një ushtri të tërë të vdekurish, mendoni. Vetëm se ata tani, në vend të uniformës, kanë secili nga një thes najloni. Thasë të kaltër me dy vija të bardha dhe një shirit të zi, prodhim special "Olympias". Në fillim ishin ca skuadra. 
115,00 SEK
More

Referenca: SKU000653

Botuesi: Onufri

Përballë pasqyrës së një gruaje, Ismail Kadare

Prej kohësh Ismail Kadare ka shprehur mendimin se në letërsi shpesh qëllon që, pas një teksti jo fort të gjatë, të fshihet embrioni i një romani. Tri tekstet e mbledhura në këtë libër, janë të parët që janë cilësuar prej Kadaresë si "mikroromane".
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000654

Botuesi: Onufri

Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut, Ismail Kadare

Është një nga kryeveprat kadareane. Romani përshkohet nga tiparet më të mira të prozës së shkrimtarit: stili narrativ i tejdukshëm, lehtësia me të cilën jepet bota perceptuale dhe shqetësimet ekzistenciale të personazheve, duke bartur një poetizëm krejt specifik dhe të nginjur përplot metafizikë.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000655

Botuesi: Onufri

Hija, Ismail Kadare

Ndërsa diktatura mbahet ende në fuqi në vendin e tij të Lindjes europiane, personazhi kryesor, një kineast pak a shumë i dështuar, gëzon kohë pas kohe privilegjin që të dërgohet me shërbim në Paris. Sa herë që kthehet nga qyteti-dritë i Parisit, atij i duhet të japë llogari para miqve të tij të mbetur në rrathët e ferrit.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU000656

Botuesi: Onufri

Kështjella, Ismail Kadare

Në romanin "Kështjella" Ismail Kadare kthen sytë nga mesjeta shqiptare. Në dukje i distancuar dhe i paanshëm, ai rrok veprimet për rrethimin e një kështjelle shqiptare nga një ushtri turke prej shtatëdhjetë mijë vetash në formën e një romani historik.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU000657

Botuesi: Onufri

Viti i mbrapshtë, Ismail Kadare

Ngjarjet e romanit "Viti i mbrapshtë" ndodhin në vitin 1914. Në këtë vit Shqipëria fiton pavarësinë. Kështu vendosën Gjemania, Anglia, Austro-Hungaria, Franca, Italia dhe Rusia. Secili prej këtyre shteteve përpiqet ta tërheqë pas vetes kombin e ri.
57,50 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More