• Banner

  • Ka mbaruar

Tingujt shungullues të shpirtit, Lazër Shantoja

Tingujt shungullues të shpirtit” është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, kuruar dhe përgatitur për botim nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike "Shejzat Pleiades". Në më shumë se 400 faqe, janë përmbledhur materiale publicistike të Shantojës, shkruar në një hark të gjerë kohor, i cili përfshin dhe emigracionin e tij politik e më pas rikthimin në atdhe.

115,00 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Tingujt shungullues të shpirtit

Origjinali: Tingujt shungullues të shpirtit

Gjinia: Publicistikë

Autori: Lazër Shantoja

Shtëpia botuese: Berk

Viti: 2020

Fq. 440

Pesha: 0.535 kg

ISBN: 978-9928-4627-1-8

Mbi librin

“Tingujt shungullues të shpirtit” është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, kuruar dhe përgatitur për botim nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike "Shejzat Pleiades". Në më shumë se 400 faqe, janë përmbledhur materiale publicistike të Shantojës, shkruar në një hark të gjerë kohor, i cili përfshin dhe emigracionin e tij politik e më pas rikthimin në atdhe.

Më poshtë sjellim një pasazh shpotitës dhe gazmor nga libri, me urimin që t'ju grishë në leximin e kësaj vepre të plotë.

"Shqiptarët dhe Footballi me Shqipninë"

nga fjalori

????????????????????????????????.—Asht nji lojë qi njifet edhè nder nè. Luhet me top e me kâmbë, sidomos me shtjelm. Ket lojë na e kan mësue t’huejt, sikur na kan mësue shume sênde të tjera qi s’janë lojë. Per me na e mësue mâ mirë, kan ardhë vetë këtû me e luejt nder sŷ t’onë. Top nuk kan marrë me vedi, por vetem shtjelmat... . Topin e kan gjetë gadi, e s’kà mâ të bukur: top taze, fring, të dalun at herë prej fabriket... d.m.th. Shqypënìn e rè! Top mâ t’aftë se ket per lojë, e vênd mâ halì se t’onin, nuk kishin mujë me gjetë në të tanë boten. Shqypnija e rè u bâ! Vdiq e u vorrue e vjetra (kështû duhet me thanë...). At botë ja behne këtu ingliz, françez, aleman, austrijakë, italijaj, malazez, serbjan, amerikaj... e ja nisne lojës. Na shqyptarët rrishim sehirxhì me pà palè kush po e mujte lojen. Por çka ndodhi? Mbasi luejtne mirë e mirë e u shpîne koshësh sà u lypte, topi, i rrahun shtjelmash per së fortit, u shprish, u çart, u shpue; me nji fjalë kje bâ batall!... . At herë ju rà në mend këtyne t’huejve nji fjalë e madhe, e thane: «Shqypënija âsht e shqyptarve e do të jenë e shqyptarve»... edhè na e thanë madje frengisht... en français... e kështu na e lëshuen topin nè! Topin bâ batall!... Na shqyptarët jèm nji popull primitiv, e prandej shum imitativ: bâjmë si majmunat! Kah kishim pà t’huejt tuj luejt football me Shqypënì t’onë, thame: «Po a s’bân me luejt edhè na nji herë ket lojë të interesantshme?... Po sprovohna!»—E kështu ja nisme edhè na lojës: nji herë në Vlonë, mandej në Durrës, mandej në Shkoder, mandej në Lushnje, e ne mbramë në TIRANË... . Këtu duket se loja po kà mâ zarë... nemosè po ngjatë mâ fort se në gjytetet tjera. Në Tiranë âsht edhè vêndi mâ i bukur per ket lojë... mâ i gjânë, mâ rrash, e me nji panoramë mandej shumë të bukur! Aty duket se ja kan nisë me luejt përnji mênd... e po i losin trollin... asè mâ mirë po i losin fèn, si thonë shkodranët (a s’e kan bâ Shqypnìn afetare?). Tash janë tuj ndêjë t’huejt serxhì me pà palè si po mbaron loja; e thonë vetmevedi: «Këta shqypëtarët kan xân me luejt edhè mâ mirë se na! Janë dreqi vetë! Palè sa po ju ngjatë edhè këtyne...» S’kan faj me kujtue kështu, psè ky top, i bâmun batall prej të huejvet, e luejt e tund e ndukë e rrahë e perplasë prej t’onvet, t’a merr mendja se në çë farë hallit do të kèn vojtë...

Mâ e shuma e shqypëtarëvet (ata qi nuk diejn me luejt...) thonë se topi âsht shpue faret, e se nuk mûnd luhet mâ me tê. Atdhetarët e flakët (due me thanë lojtarët) thonë perkundrazi se loja mûnd vijojë... por duhet me diejt me e luejt...

Kush kà arsye?

Duket se këta të mbramët, aq mâ fort psè, si dihet, në nji qoshe të Ministrìs të Financavet kan trumën e duhun me të cillen topi i shpuem mûnd mbushet fort kollaj me... frymë!

Y., Ora e Maleve, Shkoder, e Shtunde, 13 Tetuer 1923, nr. 27

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928462718
ean13
9789928462718
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Berk

Dekalogu i një lagjeje tiranase

Libri vjen si një lexim i bukur e i thukët “nën hardhi”, i cili nëpërmjet rrëfimit të jetëve njerëzore përgjatë shtatë dekadave, krijon një panoramë të historisë dhe etnokulturës së Tiranës. Dekalogu vjen gjithashtu si një homazh ndaj arkitekturës lokale dhe "pa autor", asaj arkitekture e cila formësoi dhe u formësua nga 'modus vivendi’ i tiranasve.

Çmimi 103,50 SEK
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: UET Press

Fillimet, Prec Zogaj

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtimet e Kazanovës, vol. 2, Jacque Casanova de Seingalt

Unë i këshilloj të gjithë të rinjtë prej familjesh fisnike të cilët synojnë të bëjnë udhëtime që të bëhen frimasonë. Por, njëkohësisht do t'i këshilloja ata që të jenë të kujdesshëm kur të zgjedhin lozhën, se ndonëse shoqëria e keqe nuk mund të ketë asnjë ndikim ndërsa janë brenda lozhës, kandidati duhet të ruhet nga njohjet e papërshtatshme.

Çmimi 119,60 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.

Çmimi 184,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...

Çmimi 172,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Sundimi i ligjit, Tom Bingham

Sundimi i ligjit është një term shumë i përdorur, pak i shqyrtuar. Ideja e sundimit të ligjit si themel i shteteve dhe qytetërimeve moderne, së fundmi është bërë edhe më magjike se sa ajo e demokracisë. Por nga se përbëhet ajo?

Çmimi 149,50 SEK
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.

Çmimi 138,00 SEK
More
Në gjendje

Referenca: SKU000755

Botuesi: Onufri

Dialog me Alain Bosquet, Ismail Kadare

Alain Bosquet - Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash.

Çmimi 57,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Kosova mon amour, Klara Buda

Në qershor 1998, Klara Buda, së bashku me gazetaren Marie – Françoise Allain, do të ideojë dhe redaktojë në Paris peticionin: "The fate of Kosovo common declaration on basic principles" (Fati i Kosovës deklaratë e përbashkët mbi parimet themelore), i cili i drejtohej opinionit publik, qeverisë franceze dhe institucioneve ndërkombëtare.

Çmimi 82,80 SEK
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.

Çmimi 120,75 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 1

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.

Çmimi 207,00 SEK
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)