Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0,00 SEK
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
120,75 SEK
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
115,00 SEK
More
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
rrefenja nga amerika, pellumb kulla
  • rrefenja nga amerika, pellumb kulla

Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla

SKU000693
Te tjere

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë, heronjtë variabël.

103,50 SEK
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rrëfenja nga Amerika (Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim)
Origjinali: Rrëfenja nga Amerika (Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim)
Autori: Pëllumb Kulla
Shtëpia botuese: Arbëria
Viti: 2003
Fq. 296
Pesha: 0.39 kg.

Mbi librin

[...] Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë, heronjtë variabël, parullat e socializmit, të folmet e veta me erëza pikante e beharna të vjetra orientale, përfytyrimet e tyre italo-televizive mbi të sotmen.

Aty sillen veç amerikanëve joshqiptarë, edhe shqiptarët dhe qeveritë në mërgim të shqiptarëve, mimetizmi i tyre kulturor e fetar, raportet e tyre me SIDA-n, demokracinë, racizmin. Ervin Hatibi, "Shekulli" Rrembi i suksesshëm gjuhësor, diellor, juglindor, që i jep tharm gazit më të thekshëm shqiptar në rrëfimtarinë e Kutelit të sagave të fshatit, e Nolit të Don Kishotit, e Nonda Bulkës herë-herë, e Dritëroit të intervistave...

Dhe Pëllumb Kulla nis ripopullon Amerikën me "Filadelfiotë, Vaterburas, Njuxhersjotë, Bostonianë, Detroitjotë, Çikagas", riemërton "kodrat rreth Nju Jorkut", "Qafë Kuinsin", "korrijet e Stejtën Ajlandit", "meratë e Bronksit", "stanet e Nju Xhërsit", "pllajat e Bruklinit"[...] Kujt nuk i ka lexuar vetë rrëfenjat, këto ndërhyrjet çshenjtëruese tip "Qafë Kuins", mund t'i ngjajnë një llaf goje, një truk i radhës i një autori të njohur të humorit.

Duke shkartisur brenda ngjyrës lirike teknikat e reportazhit dhe letërsisë udhëpërshkruese me një parodizim tip Woody Allen të historisë dhe miteve, me një kulturë kinematografike të dialogut, autori ka arritur të na japë një Shqipëri paralele apo një Amerikë të tillë, brenda së cilës endet Peçoja njujorkez, një binjak po aq naiv e romantik i Markovaldos së Italo Calvinos, me një familje krejt si e tij në "Stinët në qytete", zhvendosur nga Evropa me Evropë brenda, në qytetin e "Seksit dhe qytetit"; një koleg, varianti soft, korçar.

Të konceptuara si libër, "Rrëfenjat..." plotësojnë gjithë kushtet e një best-selleri inteligjent.[...] Kam bindjen se titulli nuk do të komentohet vetëm në rubrikat letrare apo kulturore. Redaktorët me shije të faqeve të fundit të gazetave apo revistave do ta rekomandonin nxehtë si gjënë e dytë esenciale për t'u marrë me vete në udhëtimet për pushime.

...Tek lexon këto rrëfenja të duket fillimisht sikur kundron një sipërfaqe uji të përshkuar nga dallgëza të lehta, që s'janë gjë tjetër veçse ai humori sipërfaqësor, i dukëshmi. Por sa më thellë i vete leximit, aq më mirë e shquan lexuesi se dallgët e lehta nuk janë shkaktuar nga puhíza sipërfaqësore, por janë pasojë e tërmetit në thellësinë nënujore. E sa më thellë shkohet, aq më e fuqishme ndjehet drama e tërmetit!

Një realitet absurd. Një absurditet real. Një humor i hidhur që të bën të qeshësh për të mos qarë. Asgjë e tepërt, asgjë e kërkuar. Vëzhgues i hollë, i ndjeshëm si një film (pellicule), ai rregjistron një realitet pa lulka e lotë. Dëshmitar i kohës së tij ai na jep copëza jete që flasim shumë më tepër se shifrat apo studimet sociologjike.

Arti i këtyre tregimthave është i një graviteti të jashtzakonshëm. Një nga tiparet më të dukshme të rrefenjave është poezia që dëshmon se ato janë shkruar me një rrëmbim. Poezia ka shërbyer aty si një rrëshirë lidhëse, si një dritë e ngrohtë, e cila bie e ndrit njësoj, qytetet amerikane e shqiptare.

Imazhet me Menhettënin në mëngjes, me Qafën e Kërrabës pas një shiu të shkurtër behari, kur fëmijët fshatarë dalin buzë rrugës për t'u shitur fiq turistëve, përrallat e vjetra tona, që një kujdestare që nuk di anglisht ua tregon vogëlushve amerikanë, përralla tjetër që kosovari plak i tregon për 40 vjet rresht të birit mbi viset e banorët e Shqipërisë, janë të një bukurie të rrallë.

Duke treguar për Amerikën autori nuk shmanget pa satirizuar jetën postdiktatoriale shqiptare. Peçoja, një nga karakteret më të realizuar letrarë, thotë: "...Prandaj është më mirë bre, kur shtetnë e drejtojnë të ngopurit, pasanikët. Këtë po përpiqen të realizojnë burrat e shtetit në Shqipëri. Që shtetnë ta drejtojnë të pasurit, ka dy rrugë, prefesor: ose të pasurit të bëhen ministra, ose ministrat të bëhen të pasur!

Në mëmëdhe po na ndodh kjo e dyta: ministrat po bëhen të pasur! Atje vjedhjet kanë qëllime të pastra, bre, fisnike. Tufa e "rrëfenjave nga Amerika" i ka të gjitha cilësitë e një seriali televiziv të suksesshëm. Bile do të thosha edhe më shumë se një serial, një film unik, mbi këtë valë historike emigracioni, që mori shkas nga shpërbërja e perandorisë komuniste dhe bëri që në truallin amerikan të sulen rusët, bullgarët, polakët, ukrainas e tjerë... Dhe midis tyre shqiptarët! Nga tëra viset tej e mbanë kufijve.

E që të gjithë, pavarësisht nga kombësia, përballin problemet e adoptimit, njohjen e kapitalizmit të vërtetë. Njësoj në varfërinë e tyre, njësoj në vlerat e tyre shpirtërore nga njëherë për t'u patur zili nga amerikanët. Njësoj në vështirësitë me gjuhën, me mekanizmat e punësimit, njësoj me iluzionet dhe me deziluzionet, me dëshirat dhe me dështimet. Vëllimi i rrëfenjave përmban temën e madhe të emigracionit, ose të kurbetit, siç ka hyrë në ndërgjegjen dhe dhimbjen e popujve.

Po këtë rradhë në Amerikë kanë vërshuar jo fshatarët e dikurshëm të Korçës e Gjirokastrës, por studentët, mjekët, sportistë të shquar, artistë, me një mesatare kulturore të paimagjinueshme. Të gjithë kanë sjellë këtu një botë mendore specifike në një infrastrukturë amerikane, të njohur së prapthi nga propaganda armiqësore komuniste. Por gjithësesi ajo është e largët, e huaj dhe e vështirë për t'u adoptuar në të.

Puna në teatër dhe televizion, që ka bërë autori gjatë jetës së tij e ka ndihmuar mjaft që në narracion të jetë dinamik. Në të gjithë këta tregime ndihet lëvizja, mizanskena. Përshkrimi alternohet me fjalën në një zhvillim të mrekullueshëm filmik. Karaktere thellësisht shqiptarë, në një dekor marramendës gratacielash të vërtetë.

Detajet e librit
Te tjere
SKU000693
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2815

Botuesi: Botimet Dudaj

12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga

Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferrit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla.
92,00 SEK
More

Botuesi: UET Press

Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari, Eugjen Mërlika

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht.
103,50 SEK
More

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU002059

Botuesi: Te tjere

Koha e riberjes, Ismet Hajrullahu

Marrëveshja e Kongresit të Berlinit e vitit 1878 e detyronte Serbinë që t'i kthente në trojet e veta të gjithë shqiptarët e përzënë dhunshëm nga Sanxhaku i Nishit dhe nga rajoni i Toplicës, por ajo për 130 vjet nuk është respektuar kurrë nga Serbia.
80,50 SEK
More

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
115,00 SEK
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Te kundërcjapi, Ardian Klosi

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.
115,00 SEK
More

Referenca: SKU000879

Botuesi: Onufri

Kusheriri i engjejve, Ismail Kadare

Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë.
57,50 SEK
More

Botuesi: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...
115,00 SEK
More

Referenca: 2216

Botuesi: Onufri

Shkrime per historine e Shqiperise, Ali Kelcyra

Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.
287,50 SEK
More

Botuesi: Argeta LMG

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

Nuk do ta merrja këtë libër tepër seriozisht. Kjo nuk është një përpjekje për të zgjidhur një pe në nyjen ballkanike; nuk është studim mbi popujt primitiv; nuk ëshë kontribut për dijen njerëzore dhe shpresoj se asnjeri nuk do ta lexojë për ta përmirësuar trurin e vet.
115,00 SEK
More

Botuesi: Te tjere

Kosova mon amour, Klara Buda

Në qershor 1998, Klara Buda, së bashku me gazetaren Marie – Françoise Allain, do të ideojë dhe redaktojë në Paris peticionin: "The fate of Kosovo common declaration on basic principles" (Fati i Kosovës deklaratë e përbashkët mbi parimet themelore), i cili i drejtohej opinionit publik, qeverisë franceze dhe institucioneve ndërkombëtare.
82,80 SEK
More

Referenca: SKU000751

Botuesi: Onufri

Tri biseda me Kadarenë, Eric Faye

Intervista e shkrimtarit dhe kritikut të njohur francez, Éric Faye, me Ismail Kadarenë, që botohet në këtë libër, është unikale në llojin e vet, ngaqë është kryer në tri kohë, krejtësisht të ndryshme. Pjesa e parë e saj është regjistruar në Tiranë, në prill të vitit 1990...
57,50 SEK
More

Botuesi: Albas

Ballkanizimi i Europës, Sylo Taraku

Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet.
115,00 SEK
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe