• Banner

  • Ka mbaruar

Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë, heronjtë variabël.

8,92 CHF
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Rrëfenja nga Amerika (Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim)
Origjinali: Rrëfenja nga Amerika (Përjetime dhe portrete shqiptarësh në mërgim)
Autori: Pëllumb Kulla
Shtëpia botuese: Arbëria
Viti: 2003
Fq. 296
Pesha: 0.39 kg.

Mbi librin

[...] Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë, heronjtë variabël, parullat e socializmit, të folmet e veta me erëza pikante e beharna të vjetra orientale, përfytyrimet e tyre italo-televizive mbi të sotmen.

Aty sillen veç amerikanëve joshqiptarë, edhe shqiptarët dhe qeveritë në mërgim të shqiptarëve, mimetizmi i tyre kulturor e fetar, raportet e tyre me SIDA-n, demokracinë, racizmin. Ervin Hatibi, "Shekulli" Rrembi i suksesshëm gjuhësor, diellor, juglindor, që i jep tharm gazit më të thekshëm shqiptar në rrëfimtarinë e Kutelit të sagave të fshatit, e Nolit të Don Kishotit, e Nonda Bulkës herë-herë, e Dritëroit të intervistave...

Dhe Pëllumb Kulla nis ripopullon Amerikën me "Filadelfiotë, Vaterburas, Njuxhersjotë, Bostonianë, Detroitjotë, Çikagas", riemërton "kodrat rreth Nju Jorkut", "Qafë Kuinsin", "korrijet e Stejtën Ajlandit", "meratë e Bronksit", "stanet e Nju Xhërsit", "pllajat e Bruklinit"[...] Kujt nuk i ka lexuar vetë rrëfenjat, këto ndërhyrjet çshenjtëruese tip "Qafë Kuins", mund t'i ngjajnë një llaf goje, një truk i radhës i një autori të njohur të humorit.

Duke shkartisur brenda ngjyrës lirike teknikat e reportazhit dhe letërsisë udhëpërshkruese me një parodizim tip Woody Allen të historisë dhe miteve, me një kulturë kinematografike të dialogut, autori ka arritur të na japë një Shqipëri paralele apo një Amerikë të tillë, brenda së cilës endet Peçoja njujorkez, një binjak po aq naiv e romantik i Markovaldos së Italo Calvinos, me një familje krejt si e tij në "Stinët në qytete", zhvendosur nga Evropa me Evropë brenda, në qytetin e "Seksit dhe qytetit"; një koleg, varianti soft, korçar.

Të konceptuara si libër, "Rrëfenjat..." plotësojnë gjithë kushtet e një best-selleri inteligjent.[...] Kam bindjen se titulli nuk do të komentohet vetëm në rubrikat letrare apo kulturore. Redaktorët me shije të faqeve të fundit të gazetave apo revistave do ta rekomandonin nxehtë si gjënë e dytë esenciale për t'u marrë me vete në udhëtimet për pushime.

...Tek lexon këto rrëfenja të duket fillimisht sikur kundron një sipërfaqe uji të përshkuar nga dallgëza të lehta, që s'janë gjë tjetër veçse ai humori sipërfaqësor, i dukëshmi. Por sa më thellë i vete leximit, aq më mirë e shquan lexuesi se dallgët e lehta nuk janë shkaktuar nga puhíza sipërfaqësore, por janë pasojë e tërmetit në thellësinë nënujore. E sa më thellë shkohet, aq më e fuqishme ndjehet drama e tërmetit!

Një realitet absurd. Një absurditet real. Një humor i hidhur që të bën të qeshësh për të mos qarë. Asgjë e tepërt, asgjë e kërkuar. Vëzhgues i hollë, i ndjeshëm si një film (pellicule), ai rregjistron një realitet pa lulka e lotë. Dëshmitar i kohës së tij ai na jep copëza jete që flasim shumë më tepër se shifrat apo studimet sociologjike.

Arti i këtyre tregimthave është i një graviteti të jashtzakonshëm. Një nga tiparet më të dukshme të rrefenjave është poezia që dëshmon se ato janë shkruar me një rrëmbim. Poezia ka shërbyer aty si një rrëshirë lidhëse, si një dritë e ngrohtë, e cila bie e ndrit njësoj, qytetet amerikane e shqiptare.

Imazhet me Menhettënin në mëngjes, me Qafën e Kërrabës pas një shiu të shkurtër behari, kur fëmijët fshatarë dalin buzë rrugës për t'u shitur fiq turistëve, përrallat e vjetra tona, që një kujdestare që nuk di anglisht ua tregon vogëlushve amerikanë, përralla tjetër që kosovari plak i tregon për 40 vjet rresht të birit mbi viset e banorët e Shqipërisë, janë të një bukurie të rrallë.

Duke treguar për Amerikën autori nuk shmanget pa satirizuar jetën postdiktatoriale shqiptare. Peçoja, një nga karakteret më të realizuar letrarë, thotë: "...Prandaj është më mirë bre, kur shtetnë e drejtojnë të ngopurit, pasanikët. Këtë po përpiqen të realizojnë burrat e shtetit në Shqipëri. Që shtetnë ta drejtojnë të pasurit, ka dy rrugë, prefesor: ose të pasurit të bëhen ministra, ose ministrat të bëhen të pasur!

Në mëmëdhe po na ndodh kjo e dyta: ministrat po bëhen të pasur! Atje vjedhjet kanë qëllime të pastra, bre, fisnike. Tufa e "rrëfenjave nga Amerika" i ka të gjitha cilësitë e një seriali televiziv të suksesshëm. Bile do të thosha edhe më shumë se një serial, një film unik, mbi këtë valë historike emigracioni, që mori shkas nga shpërbërja e perandorisë komuniste dhe bëri që në truallin amerikan të sulen rusët, bullgarët, polakët, ukrainas e tjerë... Dhe midis tyre shqiptarët! Nga tëra viset tej e mbanë kufijve.

E që të gjithë, pavarësisht nga kombësia, përballin problemet e adoptimit, njohjen e kapitalizmit të vërtetë. Njësoj në varfërinë e tyre, njësoj në vlerat e tyre shpirtërore nga njëherë për t'u patur zili nga amerikanët. Njësoj në vështirësitë me gjuhën, me mekanizmat e punësimit, njësoj me iluzionet dhe me deziluzionet, me dëshirat dhe me dështimet. Vëllimi i rrëfenjave përmban temën e madhe të emigracionit, ose të kurbetit, siç ka hyrë në ndërgjegjen dhe dhimbjen e popujve.

Po këtë rradhë në Amerikë kanë vërshuar jo fshatarët e dikurshëm të Korçës e Gjirokastrës, por studentët, mjekët, sportistë të shquar, artistë, me një mesatare kulturore të paimagjinueshme. Të gjithë kanë sjellë këtu një botë mendore specifike në një infrastrukturë amerikane, të njohur së prapthi nga propaganda armiqësore komuniste. Por gjithësesi ajo është e largët, e huaj dhe e vështirë për t'u adoptuar në të.

Puna në teatër dhe televizion, që ka bërë autori gjatë jetës së tij e ka ndihmuar mjaft që në narracion të jetë dinamik. Në të gjithë këta tregime ndihet lëvizja, mizanskena. Përshkrimi alternohet me fjalën në një zhvillim të mrekullueshëm filmik. Karaktere thellësisht shqiptarë, në një dekor marramendës gratacielash të vërtetë.

Detajet e librit
Te tjere
SKU000693
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 1

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.

Çmimi 15,85 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000802

Botuesi: Botimet Dudaj

Gomorra, Roberto Saviano

Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete 2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë "New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Përpjekja

Përpjekja, nr. 32-33

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Botimet Dudaj

Te kundërcjapi, Ardian Klosi

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Fillimet, Prec Zogaj

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)