• Banner

Zëri im, Petraq Kolevica
  • Zëri im, Petraq Kolevica

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.

7,43 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Zëri im në arkitekturë, në kulturë, në politikë (1965 – 2008)
Gjinia: Ese
Autori: Petraq Kolevica
Shtëpia botuese: Mitrush Kuteli
Viti: 2018
Fq. 311
Pesha: 0.384 kg.
ISBN: 978-9928-180-16-2

Fragmente nga libri

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.

***

Ndoshta për asgjë tjetër, tek ne, nuk flitet kaq shumë (dhe shkruhet kaq pak) sa për arkitekturën. S’i shkon ndërmend njeriu t’i propozojë mjekut ndonjë mënyrë operimi të apendisitit, t’i tregojë kimistit rrugë të reja për analizat, apo inxhinjerit – ndonjë metodë tjetër llogaritjesh. Arkitektit, po! Të gjithë e këshillojnë, i propozojnë, e kritikojnë...

***

... unë dua të shtoj se s’ka ekzagjeruar shumë ai që ka thënë: “Mund të vrasësh një njeri me pamjen e një ndërtese siç mund të vrasësh me sopatë”.

***

Zotërinj deputetë! Ne e kaluam Rubikonin. S’kthehemi më prapa dhe bota na sheh me dashamirësi, kemi besim se do të na ndihmojë, por sot është domosdoshme të kujtojmë e ta bëjmë moton e jetës sonë atë këngën e Rilindasve tanë të mëdhenj që thotë:

Punoni edhe vetë, pa unë do t’iu ndih,
Mos thoni duke ndenjur: shpëtona Perëndi

Nga fjala në seancën plenare të Parlamentit për Qeverinë e Stabilitetit, qershor 1991

Detajet e librit
Mitrush Kuteli

Referencat specifike

isbn
9789928180162
ean13
9789928180162
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Mitrush Kuteli

Varri i fshehtë, Petraq Kolevica

Këtë roman, kushdo që mund ta fillojë, nuk do të mundë ta lëshojë nga dora pa e përfunduar, sepse shpesh e më shpesh do të tronditet, revoltohet dhe pa dyshim do të përlotet nga përshkrimet e gjalla të dramave të rënda që u shkakton diktatura gjakatare e asaj kohe, personazheve të vërteta të romanit.

Çmimi 6,44 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Me Mitrush Kutelin, Petraq Kolevica

Isha nja njëzet e tetë vjeç, ndërsa Mitrushi rreth të pesëdhjetë e pesave, kur po ngjiteshim nëpër rrugën "Katër Dëshmorët", për të shkuar te shtëpia e tij. Ishte një mbasdite fundvjeshte e vrenjtur dhe e ftohtë. Fjalët na ishin mbaruar.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000642

Botuesi: Onufri

50 + 1, Blendi Fevziu

A ju ka qëlluar ndonjëherë që në një moment të pashënjuar, në një moment të lumtur apo të trishtuar, të keni pyetur veten fare thjesht dhe normalisht: nga vijmë, si ka qenë jeta jonë dhe si u gjendëm befas këtu ku jemi sot?...

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: 2589

Botuesi: Te tjere

Liri e kercenuar, Fatos Lubonja

Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.

Çmimi 5,85 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 3

Lumin e madh të mendimit të një kombi që derdhet në detin e ndërgjegjies dhe historisë së tij, e pasurojnë natyrshëm prurjet e mendimtarëve më të mëdhenj ose të lëvrimit të temave më të mëdha që një mendim i caktuar shton për t'iu përballur domosdoshmërisë historike dhe shpirtërore të një vendi.

Çmimi 17,84 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001301

Botuesi: Dituria

Ikje nga Bizanti, Pëllumb Xhufi

Titulli i këtij vëllimi shënon një moment të karrierës së vetë autorit, Pëllumb Xhufit, në vitin 2009, kohë kur ai shkëputet nga politika: ikja nga Bizanti është si të thuash ikje nga politika. Ky vëllim përfshin vetëm shkrime të zgjedhura të autorit, të botuara në shtypin e shkruar.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Përpjekja

Përpjekja, nr. 32-33

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...

Çmimi 6,94 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Pak mall për socializmin, Ina Kosturi

Libri ka disa mesazhe. Në thelb të tranzicionit duhet të mendojmë se çfarë po përjetojmë. Me gjithë atë zallamahi të përhershme, ne prapë nuk i ndahemi realitetit shqiptar, e me gjithë klimën politike tepër të egër që ishte nën komunizëm, ka pasur edhe një jetë të përditshme, një kohë të bukur që iu vodh asaj klime.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000879

Botuesi: Onufri

Kusheriri i engjejve, Ismail Kadare

Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)