Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Ut heri dicebamus, (Histori kurrë e shkrueme), Zef Pllumi
  • Ut heri dicebamus, Zef Pllumi
  • Ut heri dicebamus, (Histori kurrë e shkrueme), Zef Pllumi

Ut heri dicebamus, (Histori kurrë e shkrueme), Zef Pllumi

Shkrimet publicistike dhe esetë e At Zef Pllumit janë përmbledhur në këtë libër, përfshirë dëshminë e tij mbi vizitat më të hershme të Nënës Terezë në Shqipëri dhe marrëdhënieve të saj me regjimin komunist.

700 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ut heri dicebamus... (siç thonim dje) (kopertinë e trashë)
Gjinia: Publicistikë
Autori: At Zef Pllumi
Shtëpia botuese: Botime Françeskane
Viti: 2017
Fq. 352
Pesha: 0.552 kg.
ISBN: 978-99956-97-63-1

Mbi librin

Një nga dëshmitë më të sinqerta mbi vizitat e Nënës Terezë në Shqipëri paraqitet në këtë libër. At Zef Pllumi, prift në kishën Katolike pranë Gjimnazit Partizani, i sapoardhur nga burgu, merr një vizitë nga sekretarja e shenjtores së ardhshme, e cila i thorë se duhej të largohej prej aty sepse “shtëpinë” shoku Ramiz Alia dhe shoqja Nexhmije Hoxha ia ka falur Nënës Terezë. At Zef Pllumi proteston ashpër dhe i thotë se katolikët shqiptarë kanë dyshime nëse Nëna Terezë është me të vërtetë shenjtorja për të cilën flet e gjithë bota. Shpaloset në këtë mënyrë portreti i humanistes me talent për politikane dhe marrëdhënies kontroverse që ajo krijoi me krerët e regjimit komunist shqiptar, përfshirë gatishmërinë për të vendosur një tufë me lule në varrin e diktatorit.

Përmbajtja e librit

Vështrim mbi ngjarje e fenomene të tokës

• Lamshi i pazgjidhun i politikës shqiptare
• Kur harrohet e keqja mund të përsëritet
• Uet heri dicebamus... (siç thonim dje)
• Kujtesa e mohueme
• Nuk asht kulturë me shembë çka kanë ndërtu shekujt
• Në kjoftë se jemi këtu për me lypë, jemi për me lypë vetëm mend!
• Çashtja e shikueme në katër anë

Meditime në ringjalljen e nji reviste

• Përsëri po del "Hylli i Dritës"
• Biografi e shkurtër e Hyllit djalë tetëdhjetëvjeçar
• Dritë sa mund të lëshojë nji hyll

Njerëz dhe gjurmë të pashlyeme

• Nanë Tereza në Shqipni
• Kuvendi Françeskan dhe njerëzit e tij të shquem
• Kujtime për Hans Troschel

Botime, analiza kritike, recensione

• Përkthimet e Biblës në shqip
• Kasëm Trebeshina në rrugën e Golgotës
• Shënime rreth veprës "Vatikani dhe Arbëria" të Gjergj Gashit
• Fallsifikatorët e veprës së Gjergj Fishtës
• Ligjet e sulltanit sot në gjykatat e drejtësisë shqiptare
• Edhe gradat shkencore duhet të kenë kufi
• Periudha njiqindvjeçare e tranzicionit
• Dy fjalë për autorin e shkrimet e Dom Nikollë Mazrrekut

Njerz fisnikë – novelë ose tregim i vërtetë

Katërmbëdhetë vjet demokraci 1990 – 2004

• Demokracia shqiptare me dy diktatorë

Histori kurrë e shkrueme!

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789995697631
ean13
9789995697631
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001719

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010, Spartak Ngjela

...koshienca njerëzore kishte krijuar qytete të lira, tregtinë e lirë, shtetin institucionale me anë të parlamentit. Ky proces kishte nisur dhe në dy shekuj e kishte përfunduar Revolucionin Industrial, në një kohë kur arti dhe letërsia kishin krijuar një moment të ri shpirtëror në jetën njerëzore.
1 600 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari, Eugjen Mërlika

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht.
900 Lekë
More

Referenca: SKU000881

Botuesi: Onufri

Ballkani i Jugut, Ismail Kadare, Predrag Simic, Ljubomir Frckovski, Ylber Hysa

Kohët e fundit, Ballkani i Jugut është bërë pikë fokusi për interesin evropian dhe amerikan në mbarë rajonin e Ballkanit, me një konflikt të intensitetit të ulët në Serbinë Jugore, një situatë me siguri të paqëndrueshme në Kosovë dhe rrezik të madh që ka përballuar sovraniteti i FRYOM-it në krejt ekzistencën e saj të shkurtër.
500 Lekë
More

Referenca: SKU000642

Botuesi: Onufri

50 + 1, Blendi Fevziu

A ju ka qëlluar ndonjëherë që në një moment të pashënjuar, në një moment të lumtur apo të trishtuar, të keni pyetur veten fare thjesht dhe normalisht: nga vijmë, si ka qenë jeta jonë dhe si u gjendëm befas këtu ku jemi sot?...
800 Lekë
More

Referenca: SKU001093

Botuesi: Onufri

Bisedë përmes hekurash, Ismail Kadare, Ukshin Hoti

Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në...
700 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.
1 200 Lekë
More

Referenca: 2898

Botuesi: Tirana Times

Nje dhe e pandashme, Giorgio Napolitano

Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme dhe traditat që përfaqësohen nga veriu në jug apo të përfaqësuara sidomos nga krahinat e veçanta, janë të kuptueshme dhe domethënëse dhe nuk mund të konsiderohen në kontrast me risjelljen e tyre drejt Bashkimit.
800 Lekë
More

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
700 Lekë
More

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...
250 Lekë
More

Referenca: 2154

Botuesi: OMBRA GVG

Klime frike, Wole Soyinka

Romancier, dramaturg, poet dhe kritik, afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986. Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë.  Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde më të rëndësishme të botës. 
600 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Pit Bulls and Butterflies, A. D. Balla

Në një libër gazetaresk shkruar në anglisht për lexues ndërkombëtarë, autori përqendrohet në prirjet e mëdha ekonomike, kulturore dhe politike të kohëve të fundit, të së tashmes dhe të ardhmes në Shqipëri, rajon dhe diasporë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 1

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
1 800 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Larg dhe afër, saga e një familjeje, Ismet Toto

Brenda një jete të shkurtër, por tepër intensive, me një natyrë liridashëse e të revoltuar, me zigzage, por edhe me iluzione utopike, ai do të përpiqej e do të guxonte, përmes fjalës së mençur e të guximshme, të sillte kontributin e tij për emancipimin e shoqërisë së prapambetur shqiptare.
1 500 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Te tjere

Rrno vetëm për me tregue, At Zef Pllumi

Ndër botimet ma të çmueshme që nuk na len të harrojmë të keqen që shkaktoi komunizmi në Shqipni, asht vepra monumentale "Rrno vetëm për me tregue" e P. Zef Pllumit. Rrno vetëm për me tregue paraqet vuejtjen e P. Zef Pllumit, kalvarin e Kishës Katolike, mundimet e françeskanëve dhe të krejt popullit shqiptar. Ky libër është jashtë botimit, por vepra e At...
2 100 Lekë
More