• Banner

Larg dhe afer, Ismet Toto
  • Larg dhe afer, Ismet Toto

Larg dhe afër, saga e një familjeje, Ismet Toto

Brenda një jete të shkurtër, por tepër intensive, me një natyrë liridashëse e të revoltuar, me zigzage, por edhe me iluzione utopike, ai do të përpiqej e do të guxonte, përmes fjalës së mençur e të guximshme, të sillte kontributin e tij për emancipimin e shoqërisë së prapambetur shqiptare.

1 500 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Larg dhe afër, saga e një familjeje
Gjinia: Publicistikë
Autori: Ismet Toto
Shtëpia botuese: UET Press
Viti: 2017
Fq. 542
Pesha: 0.804 kg.
ISBN: 978-9928-236-28-9

Komente mbi autorin

"Brenda një jete të shkurtër, por tepër intensive, me një natyrë liridashëse e të revoltuar, me zigzage, por edhe me iluzione utopike, ai do të përpiqej e do të guxonte, përmes fjalës së mençur e të guximshme, të sillte kontributin e tij për emancipimin e shoqërisë së prapambetur shqiptare."

Prof. Dr. Nasho Jorgaqi

"Edhe në vdekje, Ismet Toto tregoi dinjitetin dhe guximin e pashoq që kishte tregue gjithë jetën e tij. Jam njoftue se në minutën e fundit kërkoi një libër: Dialogun e Platonit mbi vdekjen e Sokratit, Phaedo. Lotët rodhën kundër vulnetit tim dhe mbulova fytyrën e qava në heshtje jo për të por për fatkeqësin time se humba nji shok të mirë."

Anton Logoreci

"Jeta tragjike e plot përpjekje e Selahudin Totos pasqyron gjallë nji brezni të tanë të popullit shqiptar, breznin e papolarizume e pra herë – herë të mashtrueme, që filloi të rritet me pavarësinë e kombit tonë."

Alfred Andoni

"Për zbatimin e ligjit me rëndësi mbi "Shtetëzimin e shkollave private", në Prefekturën e Shkodrës, që pa dyshim do të krijonte pakënaqësira dhe reaksion, duhej një administrator me takt, një burrë me puls dhe një njeri me ndërgjegje. Një prefekt që t'i hidhte zjarrit ujë dhe jo benzinë; një kryetar administrate që të administronte, jo të krijonte konfuzion dhe të bënte spekulime politike. Njeriu me këto cilësi u gjet në personin e Ethem Totos. Me takt e me urtësi Ligji u zbatua pa incidente, por jo pa mundim."

Petrit Kallarati

Detajet e librit
UET Press

Referencat specifike

isbn
9789928236289
ean13
9789928236289
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001748

Botuesi: Te tjere

Crazy Republic, Kastriot Frasheri

Artikujt dhe studimet të cilat janë shkruar në rrjedhën e 20 vjetëve, Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i ka përmbledhur në një libër që titullohet "Crazy Republic" (Republika e çmendur).

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Berk

Tingujt shungullues të shpirtit, Lazër Shantoja

Tingujt shungullues të shpirtit” është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, kuruar dhe përgatitur për botim nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike "Shejzat Pleiades". Në më shumë se 400 faqe, janë përmbledhur materiale publicistike të Shantojës, shkruar në një hark të...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2864

Botuesi: Plejad

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 3

Lumin e madh të mendimit të një kombi që derdhet në detin e ndërgjegjies dhe historisë së tij, e pasurojnë natyrshëm prurjet e mendimtarëve më të mëdhenj ose të lëvrimit të temave më të mëdha që një mendim i caktuar shton për t'iu përballur domosdoshmërisë historike dhe shpirtërore të një vendi.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001301

Botuesi: Dituria

Ikje nga Bizanti, Pëllumb Xhufi

Titulli i këtij vëllimi shënon një moment të karrierës së vetë autorit, Pëllumb Xhufit, në vitin 2009, kohë kur ai shkëputet nga politika: ikja nga Bizanti është si të thuash ikje nga politika. Ky vëllim përfshin vetëm shkrime të zgjedhura të autorit, të botuara në shtypin e shkruar.

Çmimi 600 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000881

Botuesi: Onufri

Ballkani i Jugut, Ismail Kadare, Predrag Simic, Ljubomir Frckovski, Ylber Hysa

Kohët e fundit, Ballkani i Jugut është bërë pikë fokusi për interesin evropian dhe amerikan në mbarë rajonin e Ballkanit, me një konflikt të intensitetit të ulët në Serbinë Jugore, një situatë me siguri të paqëndrueshme në Kosovë dhe rrezik të madh që ka përballuar sovraniteti i FRYOM-it në krejt ekzistencën e saj të shkurtër.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Toena

Bishti i kometës, Besnik Mustafaj

Lidhur me sa thuhej për Berishën, rrethanat e kishin sjellë që unë të isha dëshmitari i vetëm i fillimit. U desh një kohë e gjatë që në kokën time të zinte pak nga pak fill një dyshim, i cili nuk kishte kurrsesi të bënte me ndonjë gabim të kujtesës, por me diçka shumë më të rëndë: Mos vallë edhe unë vetë kam qenë i manipuluar?

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001093

Botuesi: Onufri

Bisedë përmes hekurash, Ismail Kadare, Ukshin Hoti

Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në...

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2216

Botuesi: Onufri

Shkrime per historine e Shqiperise, Ali Kelcyra

Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.

Çmimi 2 500 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)