Kuvend letrash me miqte, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 4
  • Kuvend letrash me miqte, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 4

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 4

OMSCA-1

Sa për mkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t'u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik.

1 200 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kuvend letrash me miqtë, vëllimi i katërt
Origjinali: Kuvend letrash me miqtë, vëllimi i katërt
Gjinia: Letërkëmbim
Autori: Mustafa Merlika – Kruja
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2014
Fq. 648
Pesha: 0.631 kg.
ISBN: 978-9928-132-45-1

Mbi librin

Në këtë vëllim janë paraqitur të gjitha letërkëmbimet e Mustafa Merlika – Krujës me Patër Paulin Margjokaj.

Fragment nga libri

Graz, më 23 Tetuer 1951

Sa për mkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t'u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik.

"Mkatet politike" mâ të mdhajat qit ë ngarkohen ty janë: italofilija e jote dhe bashkëpunimi yt me Ahmet Zogun, megjithëse përpara je kendë krej kundra si. Sa per të parin "mkat" vetë e kuptoj punen aq kjartë, sa qi veç bindem se si shum tjerë munden me të kritikue mbi ket pikë.

Shqypnija e shkretë në perjudhen ndërmjet dy luftave nuk ka pasë tjetër alternativë, posë asaj: Itali – Jugoslavi. Të gjith ata qi duen të mirën e popullit tonë të vum me zgjedhë ndërmjet të dyjave, medoemos do të mbahen me të paren. Po të ishin shqyptarët nji popull sikurse janë psh finlandezët, at herë po, do të thojshem edhe vetë, e natyrisht edhe ti e gjithkush: as Itali as Jugosllavi, por krejt në vehte.

Por deri sa mos të kem ndrrue na Shqyptarët karakterin tonë; deri sa mos të jemi ba njerz pune e jo dembela të qitun Stambollet; deri sa mos të jemi ba njez detyret e jo shakllabana sokakut e kafehanesh; derisa mos të kemi xanë me mbajtë më thum e me qindrue nder principet tona e mos me kenë lojca; deri sa mos të na jetë mbushë mendja se edhe me vjedhë shtetin âsht njësoj mëkat, si me vjedhë privatët, e në fund, deri qi mos t'a hjekim prej karakterit tonë at individualizëm antishoqnuer e at egoizëm qi na ndan në shej aq fort, nuk kemi pse presim se mund të rrijmë gajtë më vehte.

Mkati mâ i madh i shqyptarit, mbas mendimet tem, âsht ky: na e mbajmë veten për dishka. Po t'i njihshim na mungesat e mdhaja tonat, kishim me shkue shum punë fort mâ mirë se shkojn.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928132451
ean13
9789928132451
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Te tjere

Kosova mon amour, Klara Buda

Në qershor 1998, Klara Buda, së bashku me gazetaren Marie – Françoise Allain, do të ideojë dhe redaktojë në Paris peticionin: "The fate of Kosovo common declaration on basic principles" (Fati i Kosovës deklaratë e përbashkët mbi parimet themelore), i cili i drejtohej opinionit publik, qeverisë franceze dhe institucioneve ndërkombëtare.
720 Lekë
More

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000475

Botuesi: Botimet Dudaj

Frasheri ne Historine e Shqiperise, Alfred e Neki Frasheri

Alfred Frashëri u lind në Korçë në vitin 1935. U diplomua Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, në Universitetin e Tiranës (1961). Një ndër specialistët e parë të gjeofizikës, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe
500 Lekë
More

Referenca: SKU000871

Botuesi: Onufri

Ftesë në studio, Ismail Kadare

Ftesë në studio" është botuar për herë të parë kur Shqipëria ishte ende komuniste. Libri u dorëzua për shtyp në pranverë të vitit 1990, në prag të ngjarjeve tronditëse, në zhvillimin e të cilave, ai ka luajtur, pa dyshim, një rol.
700 Lekë
More

Referenca: SKU000969

Botuesi: Dija-Poradeci

Breshkat e dashuruara, Ilir Buzali

Libri është një përmbledhje me shkrime publicistike të botuar në gazetën "Nositi", Pogradec, 1996-2005. Shkrimet kanë humor, sarkazmë, politikë, probleme sociale, por edhe ironi, seriozitet, naivitet...Gjatë leximit të librit të duket sikur je në një udhëtim që s'mbaron kurrë.
300 Lekë
More

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.
500 Lekë
More

Botuesi: Toena

Dëshmitar në kohë historike, vol. 1, Rexhep Qosja

Në Ditarin e Akademikut Rexhep Qosja trajtohen ngjarje, çështje, personalitete, probleme, dukuri, procese shoqërore, politike, letrare, artistike, shkencore, filozofike e kulturore, para së gjithash në Kosovë e në Shqipëri, por edhe në Jugosllavi e në botë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: Tirana Times

Pit Bulls and Butterflies, A. D. Balla

Në një libër gazetaresk shkruar në anglisht për lexues ndërkombëtarë, autori përqendrohet në prirjet e mëdha ekonomike, kulturore dhe politike të kohëve të fundit, të së tashmes dhe të ardhmes në Shqipëri, rajon dhe diasporë.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2589

Botuesi: Te tjere

Liri e kercenuar, Fatos Lubonja

Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.
590 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
1 500 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...
1 500 Lekë
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.
750 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.
900 Lekë
More

Referenca: SKU001852

Botuesi: OMSCA-1

Shkrime historike, Mustafa Merlika Kruja

Ky libër përfshin punimet më të rëndësishme të Mustafa Krujës si: "Historia e faraonëve - Egjypti i Vjetër", "Pellazgët, ilirët, shqiptarët", "Jeta e burrave të shquem - Pirro i Epirit" (përkthim nga vepra e Plutarkut), "Historij e Skënderbeut", "Ali Tepelena" etj.
900 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat...
1 000 Lekë
More

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 3

Na ndajnë shumë gjëra e, njëkohësisht të gjitha na bashkojnë. Na ndan temperamenti e na bashkon ideali; na ndajnë, ndofta, pikëpamje politike e kulturore, e na bashkon dashurija për fatin e atdheut, për mirqënien e popullit, për tokën e për malet tona.
1 000 Lekë
More