• Banner

Kuvend letrash me miqte, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1
  • Kuvend letrash me miqte, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat qi i shkruante Don Lazër Shantojës.

115,00 SEK
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kuvend letrash me miqtë, vëllimi i parë
Origjinali: Kuvend letrash me miqtë, vëllimi i parë
Gjinia: Letërkëmbim
Autori: Mustafa Merlika – Kruja
Shtëpia botuese: Omsca – 1
Viti: 2012
Fq. 484
Pesha: 0.463 kg.
ISBN: 978-9928-132-09-3

Mbi librin

Në këtë vëllim janë paraqitur të gjitha letërkëmbimet e Mustafa Merlika – Krujës me familjen Gjomarkaj dhe Zef Nekajn.

Koment nga Ernest Koliqi

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat qi i shkruante Don Lazër Shantojës, për shembull.

Stili epistolar i Mustafës âsht i shkathët e i dendun dhe ndiesit, përshkrimet, përshtypjet, mendimet, gjikimet derdhen në trajta mâ të përkulëshme e të gjalla se në vepra të tjera. Nuk mungon aty – këtu tingulli shpotar.

Gjuha gufon e pastër dhe e pasur. Frazeologjia, e përdorun me zotsi mjeshtërore, i ep shkrimit zhvillimin e nji kuvendi të shtruet e të kandëshëm dhe të çon mallin e bisedës qi bâjshin dikur burrat pranë votrës. Ky stil epistolar, thadrues e i depërtueshëm, besoj se nuk e ka shoqin në letrësi tonë.

Rrethanat e shtrënguen Mustafën të jetojë ma të shumtën përjashta dhe të jesi në lidhje me t'afërm e me dashamirë nëpërmjet letërshkëmbimit. Letërshkëmbimi kështu atij i shërbei, po, si mjet marredhanjesh të nevojshme me lloj lloj njerëzish, por edhe si shfrim njerzuer, në çaste trishtimi e malli, me dashamirë.

Në kohë t'ardhëshme, kur shpirtrat do të zbuten dhe të rijt do të kërkojnë dishmina të kalesës, letrat e Mustafës do të hjedhin dritë skjaruese mbi shum përshkrime e kapërcime historike. Epistolari i tij, ai qi ka teprue, plot undyrë njerëzore në përmbajtje e plot vesk gjuhsuer në trajtë do të jesi si nji gur i çmueshëm i letrësus sonë.

Fund e majë në të dridhet kujdesi për fate t'atdheut dhe shprehet me theksim të paprem nevoja e punës kulturore në dobi të tij.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928132093
ean13
9789928132093
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001097

Botuesi: Cabej

Fjaluer kritik i shqipes, Mustafa Kruja

Selitja e qytetëruar e mendimit shqiptar, pa e larguar këtë mendim nga rrënjet e etnosit e të historisë së vet, besojmë të ketë qenë sfida që Mustafa Kruja, e gjithë të ngjashmit me të, morën përsipër që prej agut të Rizgjimit Kombëtar.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001098

Botuesi: Cabej

Nji studim analitik, Mustafa Kruja

Për Mustafa Krujën objekti dhe metoda e punës u diktuan drejpërdrejt nga gjendja konkrete e gjuhës shqipe dhe nga kultura e saj shkrimore. Për shqipen kish rëndësi jetike të rindërtohej zinxhiri i saj evolutiv.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001852

Botuesi: OMSCA-1

Shkrime historike, Mustafa Merlika Kruja

Ky libër përfshin punimet më të rëndësishme të Mustafa Krujës si: "Historia e faraonëve - Egjypti i Vjetër", "Pellazgët, ilirët, shqiptarët", "Jeta e burrave të shquem - Pirro i Epirit" (përkthim nga vepra e Plutarkut), "Historij e Skënderbeut", "Ali Tepelena" etj.

Çmimi 103,50 SEK
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botimet Dudaj

Te kundërcjapi, Ardian Klosi

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000880

Botuesi: Onufri

Eskili, ky humbës i madh, Ismail Kadare

Kur në një ditë tetori, në një nga ato ditë të tetorit që duket se janë krijuar enkas për të rilexuar diçka të rrallë, nga rafti i bibliotekës tërheq një libër të Eskilit, ti e kupton menjëherë nëse e ke gjetur ose jo ditën e përshtatshme për këtë gjë. Sepse Eskili është nga ata krijues që nuk i shkon secilës ditë.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Identitete vrastare, Amin Maalouf

Identiteti i çdo personi përcaktohet nga një bashkësi elementesh që patjetër nuk kufizohen vetëm në ato që përcaktohen në regjistrat zyrtarë. Sigurisht, pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin një tradite fetare, një kombësie, nganjëherë edhe dy kombësive; një grupi etnik apo gjuhësor.

Çmimi 80,50 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.

Çmimi 57,50 SEK
More
Ka mbaruar

Referenca: 2154

Botuesi: OMBRA GVG

Klime frike, Wole Soyinka

Romancier, dramaturg, poet dhe kritik, afrikani i parë me ngjyrë që u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1986. Soyinka është burgosur disa herë për kritikat e ashpra ndaj qeverisë.  Shumë nga veprat e komedisë dhe satirës politike të Soyinkas luhen në teatrot absurde më të rëndësishme të botës. 

Çmimi 69,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: 2864

Botuesi: Plejad

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.

Çmimi 115,00 SEK
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000969

Botuesi: Dija-Poradeci

Breshkat e dashuruara, Ilir Buzali

Libri është një përmbledhje me shkrime publicistike të botuar në gazetën "Nositi", Pogradec, 1996-2005. Shkrimet kanë humor, sarkazmë, politikë, probleme sociale, por edhe ironi, seriozitet, naivitet...Gjatë leximit të librit të duket sikur je në një udhëtim që s'mbaron kurrë.

Çmimi 34,50 SEK
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU000642

Botuesi: Onufri

50 + 1, Blendi Fevziu

A ju ka qëlluar ndonjëherë që në një moment të pashënjuar, në një moment të lumtur apo të trishtuar, të keni pyetur veten fare thjesht dhe normalisht: nga vijmë, si ka qenë jeta jonë dhe si u gjendëm befas këtu ku jemi sot?...

Çmimi 92,00 SEK
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)