• Banner

Te kundërcjapi, Ardian Klosi

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.

9,91 CHF
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Te kundërcjapi
Origjinali: Te kundërcjapi
Gjinia: Publicistikë
Autori: Ardian Klosi
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2011
Fq. 352
Pesha: 0.351 kg.
ISBN: 978-99943-0-291-8

Fragment nga libri

Pësoj gjithmonë një si shkrehje në periudhë pushimesh, një mosdashje për të marrë penën e për t'u hedhur prapë në sheshin e betejave (të qena apo të mosqena) të realitetit shqiptar. Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.

Mirëpo për çudi, është pikërisht ky absurditet që na bën të hidhemi sërish në arenën e betejave të fjalës () Mos jemi dhe ne, konkretisht mos jam edhe unë pjesë e absurditetit mediatik-politik të një realiteti të caktuar shqiptar? Me sa duket po, mirëpo ja që diku është një frikë, se po nuk e ngrite zërin, po nuk e luftove absurditetin, ai do të na përmbysë si një tsunam i paanë mendor, deri në atë pikë sa në një të ardhme të afërt do të mundim veç ta belbëzojmë gjuhën tonë të bukur shqipe.

Jam ulur këtu, te kjo bregore e gjelbër e malit të Dajtit dhe kundroj poshtë qytetin tim, me një si barrë të ëmbël mbi zemër. Rruga e gjatë më këmbë për të ardhur deri këtu më lodhi pak, por edhe më këndelli me ngjyrat dhe ajrin e saj të kulluar.

Nuk i kuptoj njerëzit që marrin teleferikun për t'u ngjitur lart, kur pylli është kaq i bukur e ftues, sidomos tani në vjeshtë, me larushinë e gjethnajës dhe drurëve halorë, me ketrat që u ngjiten tinëzak pishave dhe mështeknave, me qukapikët që trokasin diku larg shtigjeve të njeriut, me shqarthat, kunadhet e lepujt e egjër që nxjerrin kryet prapa ndonjë peme, jo të trembur, por lozonjarë, si të duan të të tërheqin në thellat e pyllit.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789994302918
ean13
9789994302918
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2084

Botuesi: Princi

Perrallat e tranzicionit shqiptar, Shinasi A. Rama

Shteti është i kapur nga një grup i vogël klanesh të parisë që kanë mbledhur e përvetësuar pasurinë kombëtare dhe që vjedhin sistematikisht nga thesari i shtetit. Paria ndjek synimet e veta duke iu kundërvënë, në çdo hap, forcimit të shtetit, të sistemit demokratik, dhe është në luftë të hapur me popullin e vet.

Çmimi 14,86 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2514

Botuesi: Te tjere

Robert Schwartz ose dritaret e qytetit tim, Ardian Klosi

Prej viteve '60 e deri sa vdiq më 2003 Robert Schwartzi u bë një nga urat më të rëndësishme që lidhi botën shqiptare me kulturën e gjuhës gjermane. Jo thjesht pse ishte shumë shqiptar dhe e njihte shumë mirë gjuhën gjermane. Por, sepse ishte në radhë të parë europian dhe kozmopolit, me rrënjë në Vjenë, në Europën qendrore dhe Ballkanin Perëndimor.

Çmimi 14,86 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

Çmimi 13,87 CHF
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001443

Botuesi: UET Press

33, Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj 1973. Për pesë vjet kryen studimet e larta, me rezultate të shkëlqyera, në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari, si brezi i parë i laureuar, nqë nga rihapja e tij në 1992, njëyet vjet pasi u mbyll nga regjimi komunist, në vitin 1972.

Çmimi 11,89 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2864

Botuesi: Plejad

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2216

Botuesi: Onufri

Shkrime per historine e Shqiperise, Ali Kelcyra

Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.

Çmimi 24,77 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001603

Botuesi: Plejad

Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944 – 1961, vëllimi i dytë, Kastriot Myftaraj

Kush dhe pse e vrau Nako Spiron? Pse Enver Hoxha donte të ndahej nga Nexhmija në vitin 1947, dhe si përfundoi kjo histori me vdekjen e të përzgjedhurës për të zënë vendin e saj? Pse kur Tito e braktisi Shqipërinë në vitin 1948, Enver Hoxha nuk donte ta braktiste Jugosllavinë? 

Çmimi 12,39 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001748

Botuesi: Te tjere

Crazy Republic, Kastriot Frasheri

Artikujt dhe studimet të cilat janë shkruar në rrjedhën e 20 vjetëve, Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i ka përmbledhur në një libër që titullohet "Crazy Republic" (Republika e çmendur).

Çmimi 9,91 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000879

Botuesi: Onufri

Kusheriri i engjejve, Ismail Kadare

Ky libër është dëshmi e mrekullueshme e ndjenjës fisnike që kanë dhe duhet të kenë për njëri-tjetrin talentet e mëdhenj shqiptarë. Ai sfidon shembujt e shëmtuar të smirës dhe të përçarjes, që janë shfaqur vitet e fundit në jetën dhe në kulturën tonë.

Çmimi 4,95 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU000751

Botuesi: Onufri

Tri biseda me Kadarenë, Eric Faye

Intervista e shkrimtarit dhe kritikut të njohur francez, Éric Faye, me Ismail Kadarenë, që botohet në këtë libër, është unikale në llojin e vet, ngaqë është kryer në tri kohë, krejtësisht të ndryshme. Pjesa e parë e saj është regjistruar në Tiranë, në prill të vitit 1990...

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)