• Banner

  • Ka mbaruar

Pak mall për socializmin, Ina Kosturi

Libri ka disa mesazhe. Në thelb të tranzicionit duhet të mendojmë se çfarë po përjetojmë. Me gjithë atë zallamahi të përhershme, ne prapë nuk i ndahemi realitetit shqiptar, e me gjithë klimën politike tepër të egër që ishte nën komunizëm, ka pasur edhe një jetë të përditshme, një kohë të bukur që iu vodh asaj klime.

600 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Pak mall për socializmin
Origjinali: Pak mall për socializmin
Gjinia: Ese
Autori: Ina Kosturi
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2009
Fq. 141
Pesha: 0.151 kg.
ISBN: 978-999-43-44-20-X

Mbi librin

Jemi në vitet e para pas '90- ës. Personazhi ikën në Firence në një shkollë arti. Në një moment, kur rastësisht diku sheh një degë hurme, i kujtohet jeta e saj në Tiranë. Në mendje i vijnë të gjitha. Kohët i përzihen, dhe para i dalin imazhe të një kohe të ikur tashmë. Ishte komunizëm. Teksa kujton, ndjen pak mall... Kështu fillon libri "Pak mall për socializmin, i violinistes Ina Kosturi.

Në një pasazh të këtij botimi të "Ombra GVG", ajo shkruan: "Tërë të shkuarën e munduar e të ndaluar e kishin shpallur në ca tabela të ndriçuara lokalesh e dyqanesh. Ishin lumturuar nga e gjitha. Gjithë këta emra po i bindnin se po ndryshonin. Në rehatinë e klubeve e të papunësisë, ndonjëherë iu sulën politikës.

Të flisje kish qenë e ndaluar, tashmë ishin të lirë, e këtë kishin nisur ta shijonin në hallet e tyre të përditshme. Të ndrydhur për vite të tëra, si për të dënuar të shkuarën, jeta e zakonshme e njerëzve të thjeshtë u ngarkua me politikë". Është libri i saj i tretë, e është një botim me të cilin ajo del jashtë botës së violinës.

Libri i saj i parë, "Përtej personales" kishte artikuj kritikë, i dyti "Talente të heshtur" fliste për profesionalizimin e instrumentistit, të violinistit në përgjithësi. Ndërsa, libri i saj i tretë, "Pak mall për socializmin" vjen në formën e një eseje, ku personazhi kryesor futet në botën e kujtimeve të ditëve nën komunizëm, duke i sjellë në ato kujtime, jo anën e errët të regjimit, por momentet e bukura të një jete, që gjithsesi qe jetë e jetuar në kryeqytetin e Tiranës.

Ju sapo keni botuar librin me titull "Pak mall për socializmin". Për çfarë flet ky libër?

Libri është një ese, një gjini jo shumë e lëvruar dhe e lexuar. Ka një pikënisje personale, e megjithatë unë e zhvesh personazhin nga muzika. Personazhi ikën nga Shqipëria në Firence, ku futet në një shkollë arti atje. Atje ajo gjen një jetë tjetër nga ajo shqiptare. Jemi në vitet e para pas rënies së komunizmit.

Duke marrë spunto nga ajo që ndesh në këtë shkollë arti, në një qytet vjetërsirash luksoze, siç e quan personazhi qytetin e Firences, ajo kujton vitet e jetës së saj në Shqipëri. Një jetë nën socializëm, por që teksa sheh ditët e saj në të, i duket një socializëm i ëmbël, edhe pse qe një periudhë kohore që shqiptarët e përjetuan trishtë e me vuajtje.

Edhe pas këtyre, ajo, ashtu si ishte, qe jeta e tyre. Personazhit i kujtohet gjithçka pasi sheh diku një degë hurme. Asaj para syve i dalin ditët e kaluara në kryeqytet, ditët e një Tirane aq të dashur. Nisur nga kjo, pa iu ndarë muzikës, ajo fillon të bëjë një analizë, një grafikë të asaj që mban mend, dhe i duket se gjithçka i ngjason një partiture.

Ajo nuk do që të japë një imazh të rëndë të kujtimeve të saja, sipas shumë shablloneve me të cilat ne jemi munduar ta prezantojmë regjimin, por është një ndërthurje momentesh, një ecje nëpër disa rrugë të qeta e të buta.

Sa ka ndërhyrë politika në faqet e këtij botimi?

Kjo ese i ndahet politikës, nuk ngelet te ajo, e anashkalon atë, edhe pse ka tendenca për të ndaluar tek fenomene të caktuara të jetës politike. Kjo, në fund të fundit, është diçka që lë gjurmët e saj, dhe është sfondi ku personazhi endet, por ndërkohë ajo anashkalohet.

Më pas gjërat shihen me realizëm dhe pa pasion, e kjo është e veçanta e librit. Libri i punuar shumë shpejt, për gati një muaj, ka fjali të gjata që më kanë ardhur natyrshëm. Letërsia dhe violina janë dy rrugë që ecin shumë paralelisht, ndonëse ne jemi mësuar t'i shohim shumë të ndara nga njëra-tjetra.

Pse vendosët ta shkruanit këtë libër, çfarë ju ngacmoi?

Po kaloja një periudhë të qetë të jetës sime, pasi sapo kisha përfunduar me sukses maratonën e katërt të muzikës vilonistike. Nxora një DVD që u fut në fondin e Bibliotekës Noliane në Boston të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas këtij suksesi dhe një letre falenderimi që nga erdhi nga Biblioteka, po kaloja një moment pauze, pa konverte dhe më erdhi fare natyrshëm shkrimi i kësaj eseje.

Libri kërkonte vetëm përkushtim. Nuk e kisha menduar botimin kur isha pothuaj drejt fundit. Rastësisht ndesha në lajme informacionin e hapjes së Panairit të Librit dhe i kërkova shtëpisë Botuese "Ombra GVG" shtypjen e tij. Shpesh gjërat spontane dalin më mirë.

A ka një mesazh për të përcjellë tek lexuesi ky libër?

Libri ka disa mesazhe. Në thelb të tranzicionit duhet të mendojmë se çfarë po përjetojmë. Me gjithë atë zallamahi të përhershme, ne prapë nuk i ndahemi realitetit shqiptar, e me gjithë klimën politike tepër të egër që ishte nën komunizëm, ka pasur edhe një jetë të përditshme, një kohë të bukur që iu vodh asaj klime.

Unë e përshkruaj atë që ndjen personazhi kur ikën në Firence, në një liri të plotë, ka disa gjëra që u çojnë një mesazh nga e shkuara, e kjo e fundit na dërgon në jetën tonë të përditshme me dhjetëra probleme të vogla e të mëdha me të cilat na duhet të përballemi. Edhe pse ka vite që e kemi lënë pas atë epokë, na duhet kohë që të përshtatemi me jetën e re. 50-vjeçari la gjurmë të mëdha.

Përveç dukurive fizike apo atyre që ishin fenomene të dukshme të kohës, unë jam përpjekur që t'i trajtoj të gjitha me realizëm. Komunizmi, përveç damkës së zezë, na la edhe gjëra të tjera. Një moment që unë e kam përjetuar me ndjeshmëri ka qenë ai i ndërtimit të veprave energjetike, hidrocentralet dhe tunelet. Këto, pavarësisht se mbajnë një datëlindje socialiste, përbëjnë një pasuri shqiptare.

I kam paraqitur gjërat me realizëm, pa dashur të vijoj me idenë e kritikës, sepse ajo është e vlefshme kur ka vërtetësi. Libri i jep të dyja anët e medaljes. Spikerët e lajmeve sot vazhdojnë të japin herë pas here kuotat e liqenit, duke harruar se ai liqen prej të cilit sigurojmë energjinë është monument, edhe pse i përket socializmit. Ne akoma jemi shumë pasionantë, por gjërat duhen parë me gjykim.

Përveç këtyre veprave të mëdha të ndërtuara nga komunizmi, për çfarë tjetër ndjeni ju mall nga ajo kohë?

Çdo njeri ka mall për jetën e tij. Në një sens më të gjerë, gjithkush ka mall për jetën e tij në një kohë të shkuar, pavarësisht se si ka qenë ajo kohë, e vështirë, e stonuar, e turbullt, e errët, në fund të fundit është pjesë e kujtimeve të atyre njerëzve që e kanë përjetuar.

Ajo që mua më ka bërë përshtypje është optimizmi i shqiptarëve. Personazhi e vlerëson shumë mënyrën se si njerëzit e vendit të saj e jetonin jetën. Edhe në momentet më të vështira, në kohë shkatërrimesh, ne jemi ngritur përsëri dhe e kemi rifilluar jetën duke kërkuar më të mirën.

Marrë nga Gazeta Shqiptare online, dt. 07/12/2009, Fatmira Nikolli

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
978999434420
ean13
978999434420
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Toena

Shqipëria dhe Kosova, Rexhep Qosja

Në këtë vepër do të lexoni rreth:• Shteti, uzurpuesi dhe shpërdoruesi i tij.• 100 vjetori i shpalljes së Pavarësisë dhe bashkimi kombëtar.• Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, keqpërdoruesit dhe komprometuesit e saj.• Krijimtaria letrare e shkencore dhe krijuesit e saj.

Çmimi 1 400 Lekë
More
Ka mbaruar
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.

Çmimi 1 300 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001603

Botuesi: Plejad

Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944 – 1961, vëllimi i dytë, Kastriot Myftaraj

Kush dhe pse e vrau Nako Spiron? Pse Enver Hoxha donte të ndahej nga Nexhmija në vitin 1947, dhe si përfundoi kjo histori me vdekjen e të përzgjedhurës për të zënë vendin e saj? Pse kur Tito e braktisi Shqipërinë në vitin 1948, Enver Hoxha nuk donte ta braktiste Jugosllavinë? 

Çmimi 1 250 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Identitete vrastare, Amin Maalouf

Identiteti i çdo personi përcaktohet nga një bashkësi elementesh që patjetër nuk kufizohen vetëm në ato që përcaktohen në regjistrat zyrtarë. Sigurisht, pjesa më e madhe e njerëzve i përkasin një tradite fetare, një kombësie, nganjëherë edhe dy kombësive; një grupi etnik apo gjuhësor.

Çmimi 700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000802

Botuesi: Botimet Dudaj

Gomorra, Roberto Saviano

Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete 2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë "New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000475

Botuesi: Botimet Dudaj

Frasheri ne Historine e Shqiperise, Alfred e Neki Frasheri

Alfred Frashëri u lind në Korçë në vitin 1935. U diplomua Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, në Universitetin e Tiranës (1961). Një ndër specialistët e parë të gjeofizikës, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari, Eugjen Mërlika

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht.

Çmimi 900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: UET Press

Perspektiva liberale, 12 ide përtej 2013, Grida Duma

Një libër i rrallë i letrave tona të fushës së politologjisë, një skaner i panjohur deri më sot i mundësive dhe perspektivës liberale europianiste të Shqipërisë kështu siç është e siç mund të jetë, një esse në rangun e manifestit të liberalizmit shqiptar, shkruar me kompetencë të lartë nga një grua që ka zgjedhur të artikulojë midis kërkimit dhe...

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001443

Botuesi: UET Press

33, Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj 1973. Për pesë vjet kryen studimet e larta, me rezultate të shkëlqyera, në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari, si brezi i parë i laureuar, nqë nga rihapja e tij në 1992, njëyet vjet pasi u mbyll nga regjimi komunist, në vitin 1972.

Çmimi 1 200 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...

Çmimi 250 Lekë
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)