Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Përpjekja, nr. 32-33
  • Përpjekja, nr. 32-33
  • Përpjekja, nr. 32-33

Përpjekja, nr. 32-33

Përpjekja

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në historinë e Shqipërisë dhe të kulturës së saj.

700 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Përpjekja nr. 32 – 33, Studimet aktuale dhe perspektiva të reja për historinë e Shqipërisë në shekullin XX
Origjinali: Përpjekja nr. 32 – 33, Studimet aktuale dhe perspektiva të reja për historinë e Shqipërisë në shekullin XX
Gjinia: Revistë kulturore
Përgatitën: Albana Rexhepaj, Irida Vorpsi, Idrit Idrizi
Shtëpia botuese: Marin Barleti
Viti: 2014
Fq. 280
Pesha: 0.439 kg.
ISBN: 2073-4107

Përmbajtja e revistës

"Shqipëria në shekullin XX", Irida Vorpsi, Idrit Idrizi
"Arkivi etnografik si burim për historinë sociale dhe antropologjinë historike", Armanda Hysa
"Struktura familjare në Shqipëri rreth vitit 1918", Enriketa Pandelejmoni (Papa)
"Gratë në hapësirën publike: jeta urbane në Tiranë në periudhën mes dy luftërave botërore", Gentiana Kera
"Rasti specifik i komunizmit shqiptar në fokusin e teorive", Johana Shahini
"Sundimi komunist në Shqipëri në periudhën e vonë të tij nga perspektiva e historisë kulturore", Idrit Idrizi
"Kombinati metalurgjik i Elbasanit dhe rekrutimi i fuqisë së nevojshme punëtore", Visar Nonaj
"Elementi demografik në krizën ekonomike të viteve '80", Gjergj Erebara
"Ligji i shenjtë i partisë", ateizmi dhe politika ndaj fesë në Shqipërinë komuniste", Egin Ceka
"Imoraliteti në familje: nxitja e ankesave të grave për të përforcuar pushtetin e partisë në revolucionin kulturor shqiptar", Luljeta Ikonomi, Shannon Woodcock
"Fotografia si mjet i përhapjes së propagandës së emancipimit të gruas në Shqipërinë komuniste", Irida Vorpsi
"Një hosten kundër armikut: përfytyrimi i kundërshtarëve të jashtëm në karikaturat e revistës "Hosteni" nga një këndvështrim teorik", Lazim Ahmedi
"Me shkronja të mëdha", Ardian Vehbiu
"Mbi disa karakteristika të ligjërimit politik nën regjimin komunit", Ardita Dylgjeri
"Diversiteti fetar në teori dhe praktikë: qasja e klerikëve shqiptarë ndaj ritualeve të familjes dhe jetës", Cecilie Endresen
"Qasje dhe çështje të hulumtimit bashkëkohor mbi nacionalizmin në Shqipëri", Hans – Ulrich Lempert

Koment nga Fatos Lubonja

Të nderuar miq dhe dashamirës të Revistës Përpjekja,

pas disa muajsh, mbushen njëzet vjet nga botimi i numrit të parë të revistës Përpjekja, me moton "Bëhu i ditur të jesh i lire". Synimi i saj, që në numrin e parë, ka qenë çdogmatizimi i mendjeve të shqiptarëve nëpërmjet dekonstruktimit me frymë antiautoritare të miteve të ideologjisë nacional-komuniste të pushtetit diktatorial dhe zhvillimit të frymës kritike, si rrugë e domosdoshme për të ndërtuar një kulturë të re demokratike dhe marrëdhënie të re midis pushtetit dhe dijes.

Ajo që konstatojmë, pas njëzet vjetësh, është se kjo kulturë dhe dije e re vazhdon të mbetet në pakicë. Nëse do të huazonim fjalët e një poeti të njohur, shumica, e mbrujtur me frymën e kulturës së trashëguar, vazhdon të dominojë në shoqëri "e ngopur" dhe "e pandëshkuar", "si një sëmundje", "si një fatkeqësi", "si një anestezi", "si një zakon". Dhe, sigurisht, kjo "anestezi" ka autorët e saj: një elitë të tërë të edukuar me frymën e shërbimit ndaj pushtetit, i cili vazhdon të sundojë e abuzojë duke kultivuar injorancë dhe nënshtrim.

Por edhe Përpjekja vazhdon të notojë kundër rrymës, pa iu bindur "ligjeve të tufës", që jo rrallë merr trajtat e një injorance të egër në veprim. Shumica e artikujve të këtij numri, që e ka zanafillën në workshop-in e organizuar në Vjenë, më 1 Mars 2013, me iniciativën e Oliver Schmitt-it, si një bashkëpunim i Institutit për Historinë e Evropës Lindore (Institut für Osteuropäische Geschichte), Universitetit të Vjenës dhe Revistës Përpjekja, janë shkruar nga studiues të rinj dhe të reja.

Ata, sikurse thuhet në editorialin që vijon pas këtyre fjalëve hyrëse, synojnë të hedhin dritë, me një frymë dhe metodologji të re bashkëkohore, mbi aspekte të ndryshme të historisë së Shqipërisë në shekullin XX, nga perspektiva e disiplinave të ndryshme shkencore si antropologjia, historia, shkencat politike, teologjike dhe linguistike, duke na dhënë një panoramë të temave ku janë përqendruar sot kërkimet në këto fusha si dhe të metodave që po përdoren.

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në historinë e Shqipërisë dhe të kulturës së saj, duke bërë që këta studiues të mund të konsiderohen edhe si pionierë të studimeve të periudhës së komunizmit.

Gandi thotë: "Në fillim të injorojnë, pastaj të fyejnë, pastaj të luftojnë, dhe pastaj fiton." Përpjekja, sikurse mjaft prej autorëve të saj, ka provuar në këtë rrugë njëzet vjeçare edhe shumë injorim, fyerje, luftim nga përfaqësuesit e kulturës së shumicës dominante, por nuk ka hequr dorë nga bindja se kultura që ajo kërkon të përçojë një ditë do të fitojë. Ky numër sjell disa nota optimiste në këtë drejtim prandaj, në një farë kuptimi, këtë numër e konsiderojmë si një kalim stafete të frymës së Përpjekjes në duart e më të rinjve.

Detajet e librit
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...
250 Lekë
More

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
800 Lekë
More

Referenca: SKU000846

Botuesi: Onufri

Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.
800 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Fillimet, Prec Zogaj

Sërish e sërish, siç ka ndodhur gjatë 23 viteve të hapjes dhe siç ka pas ndodhur edhe më parë në komunizëm dhe në parakomunizëm, tradita e klaneve, kioskave dhe bajraqeve politike vazhdon ta mundë përpjekjen për një shoqëri të hapur e të drejtë, politika në plan të parë vazhdon ta mundë lirinë në plan të parë..
1 000 Lekë
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Te kundërcjapi, Ardian Klosi

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 1

Përse shërben historia? Kjo është pyetja që shtron çdo njeri, por edhe pyetja më e vështirë dhe më e debatueshme, sepse kjo pyetje ka të bëjë jo vetëm me njohjen e ngjarjeve historike, por edhe me reflektimin ndaj mendimit historik si dhe me vlerësimin e ngjarjeve, se cila ngjarje ka qenë e mirë apo e keqe.
1 800 Lekë
More

Referenca: SKU000755

Botuesi: Onufri

Dialog me Alain Bosquet, Ismail Kadare

Alain Bosquet - Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash.
500 Lekë
More

Referenca: 2863

Botuesi: Plejad

Vepra, Branko Merxhani

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".
1 000 Lekë
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.
750 Lekë
More

Referenca: SKU000693

Botuesi: Te tjere

Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë,...
900 Lekë
More

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.
1 200 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe