Vepra, Branko Merxhani
  • Vepra, Branko Merxhani

Vepra, Branko Merxhani

2863
Plejad

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".

11,10 
Sasia
Ne gjendje

 

Security policy (edit with Customer reassurance module)

 

Delivery policy (edit with Customer reassurance module)

 

Return policy (edit with Customer reassurance module)

Përshkrimi

Titulli: VepraOrigjinali: Vepra
Gjinia: Filozofi, shkenca politike
Autori: Branko Merxhani
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2003
Fq. 504
Pesha: 0.51 kg
ISBN: 978-99927-846-7-9

Koment nga Aurel Plasari

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?", a me një shkrim përkujtimor të paradokohshëm përfund një faqeje gazete. Këtë fat, të njohjemosnjohjes, ia plotësoi atij edhe prejardhja e vagullt: një qytet anonim i Turqisë, vitlindja e pasigurtë aty nga fundi i shek. XIX, guvernantja (a nëna?) gjermane, kolegji anglez (a francez?) në Izmir, studimet për turkologji, studime të tjera në Gjermani (a Austri?), ardhja e parë në Gjirokastër, një shërbim i gjatë në Ankara, kthimi në Tiranë, një pinjoll i mendësisë lindore që u tregon shqiptarëve rrugën e Perëndimit, ikja përfundimtare, kështu gjithnjë: gjysëm mjegull – gjysëm njeri.

E pra, Branko Merxhani është një prej atyre mendimtarësh që për historinë e kulturën shqiptare do ta meritonin të quhen "publicistë gjenialë": një F. Konicë i Albania – s, një Gj. Fishtë i Hyllit të Dritës, një F. Nol i Diellit të Bostonit. Pasardhës i tyre kronologjikisht, Merxhani shfaqet si një ndër konfiguruesit dhe galvanizuesit më përfaqsimtarë të mendimit social e filozofik të inteligjencies shqiptare të viteve 30, ndonëse një karakteristikë kardinale do ta dallojë prej mjeshtërve paraardhës.  

Detajet e librit
Plejad
2863
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001700

Botuesi: Te tjere

Albanopoli, Alban Guri

Ky botim, është një mozaik mendimesh, vargjesh dhe pikëpamjesh estetike, me peshë, domethënëse, në formë e në përmbajtje, gati i përkryer në stil. Ai rri si një zbukurim i kushtueshëm modern, si një gjerdan i mbushur me gurë antikë e perla të çmuara të thellësive. Madje është më shumë se kaq...! Këtu brenda ka zgjidhje!
7,77 
More

Botuesi: UET Press

Demokratura shqiptare në vështrimin e një të mërguari, Eugjen Mërlika

Asnjë ish – funksionar i organeve të dhunës apo partisë, asnjë përfaqësues i krimit shtetëror komunist, edhe para faktesh të qarta si drita e diellit, edhe para dëshmish e dokumentesh të pakundërshtueshme, nuk është vënë në bankën e të akuzuarve për t'u përgjigjur për jetë njerëzish të marra padrejtësisht.
9,99 
More

Referenca: SKU001093

Botuesi: Onufri

Bisedë përmes hekurash, Ismail Kadare, Ukshin Hoti

Ky libër e ka zanafillën në përpjekjen për lirimin nga burgu të Ukshin Hotit. Pas dërgimit të një serie letrash institucioneve ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, si dhe ministrave të punëve të jashtme të vendeve kryesore perëndimore (bëhej fjalë për një ish-kolegun e tyre të rënë në fatkeqësi), u mendua se një libër në trajtë dialogu, i botuar në...
7,77 
More

Referenca: 2815

Botuesi: Botimet Dudaj

12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga

Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferrit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla.
8,88 
More

Referenca: 2216

Botuesi: Onufri

Shkrime per historine e Shqiperise, Ali Kelcyra

Në Antologjinë historike që po i paraqitet lexuesit përfshihen materiale, të cilat i kushtohen historisë së periudhës 1912-1945, shkruar prej Ali Këlcyrës për RFE; të dhënat e periudhës 1944 - 1945 i kam hulumtuar në faqet e shtypit të refugjatëve politikë, pas vitit 1944, me autor Aliun; ndërsa lëndën që rrok lakun kohor 1925-1959 e kam qëmtuar ndër akiva.
27,75 
More

Referenca: SKU000969

Botuesi: Dija-Poradeci

Breshkat e dashuruara, Ilir Buzali

Libri është një përmbledhje me shkrime publicistike të botuar në gazetën "Nositi", Pogradec, 1996-2005. Shkrimet kanë humor, sarkazmë, politikë, probleme sociale, por edhe ironi, seriozitet, naivitet...Gjatë leximit të librit të duket sikur je në një udhëtim që s'mbaron kurrë.
3,33 
More

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.
5,55 
More

Referenca: SKU000755

Botuesi: Onufri

Dialog me Alain Bosquet, Ismail Kadare

Alain Bosquet - Çdo dialog nuk është i plotë. Çdo rrëfim i një shkrimtari nuk do të kishte vlerë nëse nuk do të pyetej përfytyrimi i tij, pra, aftësia e tij për të fantazuar. Letërsia përbëhet prej hovesh, megjithëse të kontrolluara e të ruajtura, por jo prej bravash apo çelësash.
5,55 
More

Referenca: SKU000751

Botuesi: Onufri

Tri biseda me Kadarenë, Eric Faye

Intervista e shkrimtarit dhe kritikut të njohur francez, Éric Faye, me Ismail Kadarenë, që botohet në këtë libër, është unikale në llojin e vet, ngaqë është kryer në tri kohë, krejtësisht të ndryshme. Pjesa e parë e saj është regjistruar në Tiranë, në prill të vitit 1990...
5,55 
More

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.
8,33 
More

Botuesi: Albas

Ballkanizimi i Europës, Sylo Taraku

Ballkanizimi i Europës është jo vetëm një përshkrim i gjendjes në Europë, që lexohet me shumë ëndje, por edhe një përgjigje e refektuar për një bashkësi të hapur që nuk i fsheh problemet.
11,10 
More

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 3

Na ndajnë shumë gjëra e, njëkohësisht të gjitha na bashkojnë. Na ndan temperamenti e na bashkon ideali; na ndajnë, ndofta, pikëpamje politike e kulturore, e na bashkon dashurija për fatin e atdheut, për mirqënien e popullit, për tokën e për malet tona.
11,10 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000619

Botuesi: Plejad

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.
7,77 
More

Referenca: 2580

Botuesi: Plejad

Problemet shqiptare, Mehdi Frasheri

Në çdo konferencë diplomatike kur shfaqet një mosmarrëveshje midis Shqipërisë me një shumicë muhamediane edhe një kombi kristian ballkanas, nënvetëdija e diplomatëve europianë rreh të mbajë anën e ballkanasve kristianë edhe në dëm të kombit shqiptar.
7,77 
More

Referenca: 2867

Botuesi: Plejad

Oriental apo Okcidental, Krist Maloki

Orientalizma shqiptare asht padyshim një sistem mendimesh, ndjenjash dhe instinktesh, si çdo sistem tjetër jetese, me një botëkuptim dhe filozofi të tijën.
6,11 
More