12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga
  • 12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga

12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga

2815
Botimet Dudaj

Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferrit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla.

8,88 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: 12 porositë e Arbën Xhaferrit (Shqiptari që i mungoi këtij 100 vjetori)
Origjinali: 12 porositë e Arbën Xhaferrit (Shqiptari që i mungoi këtij 100 vjetori)
Gjinia: Intervista, aktualitet, histori
Autori: Arbën Xhaferri, intervistoi Rudina Xhunga
Shtëpia botuese: Dudaj
Viti: 2012
Fq. 192
Pesha: 0.199 kg.
ISBN: 978-99943-0-293-2 

Mbi librin

Në 100-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ai është shqiptari që nuk mund t’i mungojë festës. Mbështetur në këtë bindje, gazetarja Rudina Xhunga e sjell atë përmes një libri. E titullon “12 porositë e Arbën Xhaferit”, një botim i shtëpisë botuese “Dudaj”.

Ky libër, i cili do të jetë sot në stendat e Panairit të Librit, përmban 12 intervista të rralla për nga gjuha, cilësia e mendimit, idetë që përcjellin, vizioni, besimi i ideologut dhe mendimtarit mbarëshqiptar, i cili u nda nga jeta këtë verë. Xhunga e quan librin “platforma mbarëshqiptare e Arbën Xhaferit, drita në fund të tunelit të Shqipërisë Etnike” dhe ia sugjeron leximin çdokujt që është dhe do të bëhet pjesë e jetës publike të vendit.

“Nëse të duhet një mentor, ai është Arbën Xhaferi. Nuk ke për të njohur dikë të ngjashëm, aq racional dhe optimist, aq besimtar në tezën se Shqipëria bëhet dhe t’i mund të japësh një dorë. Po ikën koha e polarizimit dhe sharjeve, do të vijë koha e ndërtimit. Shumë shpejt.

E atëherë ti nuk mund t’u referohesh debateve pa bukë e argumente të politikës aktuale shqiptare, ku askush nuk prodhon asgjë. Kjo kohë është shterpë dhe po vdes si e tillë. Arbën Xhaferi ka ide, ka vizion, ka ç’të ndajë më ty”, thotë Rudina Xhunga, e cila e çon në katër numrin e librave të saj, veçse ky i fundit është tërësisht ndryshe nga tre të parët.

“Këto intervista janë flamuri i tij, janë modeli, besimi dhe ëndrra e një njeriu, që jo vetëm e njihte mirë, por edhe dinte ta donte bukur Shqipërinë. E donte me optimizmin e atij që të thotë se perspektiva është këtu afër nesh, ne thjesht s’e shohim; e donte me ngutjen e atij që të shtyn se nuk mund të presësh edhe 100 vjet të tjerë me vaj e faj, për t’u bashkuar; e donte me urtësinë e atij që tregon Rrugën, shkruan Rudina Xhunga në parathënien e librit. Këto intervista janë realizuar përgjatë 12 viteve, kur Arbën Xhaferi ka qenë i ftuari i saj në studion e emisioneve politike “Dritare”, në ekranin e TVSH-së dhe “Shqip” në “Top Channel”.  

Koment nga Rudina Xhunga

Kam pasur fatin të intervistoj Arbën Xhaferrin për 12 vjet. Në dy emisione “Dritare” në TVSH dhe “Shqip” në Top Channel. Në më të shumtën e viteve isha intervistuesja e tij ekskluzive, në daljet e tij televizive, të cilat u bënë ngaherë e më të rralla, por përherë e më të çmuara. Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferrit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla. Ndoshta jo gjithkush ka mundur të shijojë plotësisht Arbën Xhaferrin, ndërsa fliste në Top Channel, për shkak të sëmundjes që e pengonte të shprehej në formë ashtu si në përmbajtje.

Por, kushdo e lexon këtë libër, s’ka dyshim se do t’ia propozojë një tjetri dhe tjetri një tjetri, ngase është platforma e tij më e plotë mbarëshqiptare, vështrimi më i qetë i dritës në fund të tunelit të Shqipërisë Etnike. Ai flet sikurse njeriu që e vendos flamurin e kuq, që alarmon një rrezik dhe është i ndërgjegjshëm se snajperat janë në të gjitha anët. Snajperët që të vrasin qoftë edhe duke të lënë mënjanë, duke të larguar, duke të harruar. Por ai nuk priti që dikush ta mbulonte dhe mbronte, sepse tashmë flamuri i kuq ishte vendosur.

Këto intervista janë flamuri i tij, janë modeli, besimi dhe ëndrra e një njeriu që jo vetëm e njihte mirë, por edhe dinte ta donte bukur Shqipërinë. E donte me optimizmin e atij që të thotë se perspektiva është këtu afër nesh, ne thjesht s’e shohim; e donte me ngutjen e atij që të shtyn se nuk mund të presësh edhe 100 vjet të tjerë me vete e faj, për t’u bashkuar, e donte me urtësinë e atij që tregon Rrugën.

Arbën Xhaferri nuk është më. Ai do t’i mungojë këtij 100 vjetori të Shpalljes së Pavarësisë. Por, më shumë se me ambicien e shenjës në 100 vjetor, unë po e botoj këtë libër, për t’i thënë faleminderit, në këtë vit të shënuar, një njeriu të çmuar, të cilit i detyroj mësime të vyera. Më mirë të mos shtoj, përvecse t’ju ftoj nëpër 12 porositë e Arbën Xhaferrit. 

Detajet e librit
2815
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: OMBRA GVG

Pak mall për socializmin, Ina Kosturi

Libri ka disa mesazhe. Në thelb të tranzicionit duhet të mendojmë se çfarë po përjetojmë. Me gjithë atë zallamahi të përhershme, ne prapë nuk i ndahemi realitetit shqiptar, e me gjithë klimën politike tepër të egër që ishte nën komunizëm, ka pasur edhe një jetë të përditshme, një kohë të bukur që iu vodh asaj klime.
6,66 
More

Referenca: SKU000693

Botuesi: Te tjere

Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë,...
9,99 
More

Botuesi: Argeta LMG

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

Nuk do ta merrja këtë libër tepër seriozisht. Kjo nuk është një përpjekje për të zgjidhur një pe në nyjen ballkanike; nuk është studim mbi popujt primitiv; nuk ëshë kontribut për dijen njerëzore dhe shpresoj se asnjeri nuk do ta lexojë për ta përmirësuar trurin e vet.
11,10 
More

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.
13,32 
More

Referenca: SKU001019

Botuesi: UET Press

Hinterlandi i kuq, Mustafa Nano

Hinterlandi kuq, ku unë jam rritur, nuk ishte- kjo gjë edhe mund të merret me mend, edhe del qartazi nga libri- as vetëm një hinterland, as thjesht i kuq. Ishte as më pak, as më shumë një copë autentike e Shqipërisë së atyre motive, për të cilën mund të flitet veç duke folur për veten. 
5,55 
More

Botuesi: Botart

Napoleon Bonaparti, Pascale Fautrier

Bonaparti u bind shumë shpejt se kishte një fat: kjo biografi na tregon rastësitë e jetës së tij. Ai pak nga pak u sakrifikua për shtetin francez, derisa sakrifikoi njeriun privat brenda tij: Pascal Fautrier i rikthen atij humanizmin dhe shkruan romanin e Bonapartit.
14,43 
More

Referenca: 9789994368362

Botuesi: Skanderbeg Books

Bujtina me potkua, A. den Doolaard

Rreth shtatëdhjetë vjet më parë shkimtari holandez A. den Doolaard merr udhën nga Selaniku për në Sarajevë, duke përshkuar edhe Shqipërinë. I befasuar, në dejet e tij prej udhëtari jo të zakonshëm, fi llon të lindë një libër, që për dhjetëvjeçarë do të lexohet dhe rilexohej nga breza lexuesish të vendit të tij.
6,66 
More

Referenca: SKU000919

Botuesi: Papirus

Ne Mirdite & Rreth e Rrotull, Fatos Baxhaku

Përmes gjinisë së reportazhit, autori i këtij vëllimi, Fatos Baxhaku sjell për lexuesin një rrëfim për rrethin e Mirditës. Ai vetë ka prekur nga afër çdo vend për të cilin tregon. Dhe e bën këtë përmes një thjeshtësie narrative, sa të duket sikur ti vetë ke shkelur aty.
5,55 
More

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
11,10 
More

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 1, 2011

Titulli: Annuario, numri 1, 2011Origjinali: Annuario, numri 1, 2011Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2011Fq. 160Pesha: 0.204 kgISBN: 977-2225-6210-01
6,66 
More

Botuesi: Toena

Pushteti i korruptuar, Rexhep Qosja

... liria mund të shfrytëzohet në mënyra të ndryshme prej njerëzve të ndryshëm: prej dikujt shfrytëzohet në radhë të parë për shprehje të lirë të mendimit; prej dikujt në radhë të parë për të fituar pasuri; prej dikujt në radhë të parë për të krijuar karrierë politike pavarësisht me çfarë mjetesh; prej dikujt për të penguar ngritjet e të merituarve dhe të...
11,10 
More

Referenca: 2863

Botuesi: Plejad

Vepra, Branko Merxhani

Për lexuesin shqiptar, Branko Merxhani ka mbetur një emër mes së njohurës e së panjohurës: i ndeshur dikur në një revistë të moçme, i ngatërruar ja me njëfarë "Histori e Perandorisë Osmane në Ballkan", ja me diç si përkthime mësimesh të Frojdit; emër i lidhur me një artikull të zhurmshëm titulluar "Pse nuk jam marksist?".
11,10 
More

Botuesi: Cabej

Kulla e Sahatit, Ardian Vehbiu

Dy qytetërime të përkundërta u harlisën rreth saj: i pari që Kullës iu referua e iu rrit përreth pothuajse si për ta mbrojtur, sepse pa të nuk do të gjente dot një arsye për të vazhduar të rritej; dhe i dyti, që Kullën u përpoq ta shpërfillte, ta linte në hije, t’ia zhvishte virtytet simbolizuese, ta linte të thahej në harresë e në heshtje.
7,77 
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000041

Botuesi: Botimet Dudaj

Preja e nje martese te lodhur, Rudina Xhunga

“Preja e një martese të lodhur” është një roman për dashurinë. Në faqen e dedikimit autorja shkruan: Për ata që duhen; me frikë se bëhen tre dhe ankth mos mbeten një. Kanë thënë për librin “Eshtë një mnyrë të shkruari me sinqeritet, pa poza, një realizëm pa makijazh. Një libër I shkruar me mendje, me zemër,
7,22 
More

Referenca: SKU001118

Botuesi: Te tjere

Jeta ime... Interviste me Blendi Fevziun

Puna është jeta juaj. E tillë është edhe për Blendi Fevziun, i cili ka sjellë në një libër të përmbledhura 23 intervista të marra në studion e tij. Janë 23 personazhe që drejtpërdrejtë apo indirekt, në mënyrë të dukshme apo të kamufluar kanë dominuar jetën politike dhe publike në Shqipëri. 11 vite komunikim me publikun vjnë në një botim që sjell copëza të...
16,65 
More

Referenca: SKU001443

Botuesi: UET Press

33, Sokol Balla

Sokol Balla ka lindur në Tiranë, më 7 maj 1973. Për pesë vjet kryen studimet e larta, me rezultate të shkëlqyera, në Universitetin e Tiranës, një vit në filozofi dhe katër vjet në gazetari, si brezi i parë i laureuar, nqë nga rihapja e tij në 1992, njëyet vjet pasi u mbyll nga regjimi komunist, në vitin 1972.
13,32 
More

Botuesi: Botimet Dudaj

Shkrimtarët e shekullit, Rudina Xhunga

Nobelistë, kandidatë për çmimin "Nobel", por dhe shkrimtarë që kanë ndikuar me librat e tyre në shoqërinë e sotme, kanë folur hapur për Xhungën, si në një libër. Ajo fillimisht ka lexuar librat e tyre, më pas si një lexuese e pasionuar ka dashur të kuptojë të gjitha mesazhet që i gjente mes rreshtash.
13,32 
More

Botuesi: UET Press

Edhe një shqip, 31 intervista, Rudina Xhunga

Unë mendoj se ia vlen, së pari sepse leximi na jep të gjithë kohën e nevojshme që aparati ynë i analizës të bluajë çfarë i intervistuari ka dashur të thotë dhe nënkuptojë. Së dyti, për shkak se shumë njerëz që kanë folur në këtë libër, janë personazhe botërorë që e njihnin (nëse) në mënyrë sipërfaqësore vendin tonë.
13,32 
More