- Çmim i zbritur

Referenca: 2804
Referenca: SKU000001
Botuesi: Mitrush Kuteli
Referenca: SKU001694
Botuesi: Vellezerit Tafa
Referenca: SKU001740
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU000660
Botuesi: Onufri
Artikujt dhe studimet të cilat janë shkruar në rrjedhën e 20 vjetëve, Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i ka përmbledhur në një libër që titullohet "Crazy Republic" (Republika e çmendur).
Titulli: Crazy Republic
Origjinali: Crazy Republic
Gjinia: Shkenca politike
Autori: Kastriot Frashëri
Shtëpia botuese: MediaPrint
Viti: 2011
Fq. 418
Pesha: 0.619 kg
ISBN: 978-99956-93-76-3
"Republika e Çmendur", një trokitje e fortë në ndërgjegjen historike."
Dhurata Hamzai Prof. Dr. Luan Malltezi
"Në raport me shumë shfaqje të jetës shpirtëror shqiptare, Kastriot Frashëri shpalos universin e tij, duke dhënë qartë shembullin e një intelektuali të zhveshur nga miti. Replikat për problemet kulturës, historisë apo politikës, janë shprehje të spikatura të një niveli që identifikohen me elitën e mendimit politik shqiptar."
Nicholas C. Pano, Professor and Dean Emeritus
"Një përmbledhje vëzhgimesh interesante, shpesh provokative dhe ndonjëherë tronditëse mbi aspekte të ndryshme të jetës shqiptare gjatë epokës post-komuniste."
Prof. Dr. Pëllumb Xhufi
"Në veprimtarinë publicistike të Kastriot Frashërit janë tipike temat që nxisin dashurinë për atdheun, që ekspozojnë mundësitë e mëdha ekonomike që ofron Shqipëria, mendimin shqiptar si një filozofi që garanton interesat kombëtare."
Antonia Young, Honorary Research Fellow
Artikujt dhe studimet të cilat janë shkruar në rrjedhën e 20 vjetëve, Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i ka përmbledhur në një libër që titullohet "Crazy Republic" (Republika e çmendur).
Një pjesë e këtyre artikujve, ndryshe nga sa është vepruar në botimet e disa publicistëve më të njohur, nuk janë përfshirë në mënyrën lineare të kronikave në këtë libër, por janë të përfshira në dimensione të thelluara analitike dhe studimore, gjë që shoqërohet me ilustrime, me fakte dhe referenca konkrete të aktorëve të njohur të veprimtarisë shoqërore dhe politike që nga Rilindja deri në kohën tonë, si dhe të kronikave që përshkruajnë ngjarjet dhe fatet tona historike.
Prezantimi i këtij libri tërheq vëmendjen e lexuesit, sepse është harmonizuar edhe me një gamë të gjerë esesh me përmbajtje të refleksioneve filozofike. "Crazy Republic", botimi i "MediaPrint" u promovua më 22 shtator 2011 në Hotel Tirana me pjesëmarrjen e studiuesve dhe publicistëve të njohur dhe përfaqësues të shquar të jetës shoqërore-politike të vendit.
Diskutimet që shoqëruan seancën e promovimit nxorën në pah vlerën e autorit dhe rëndësinë e këtij libri, ku dallohet fryma e diskutimit dhe e polemikës. Emri i autorit Kastriot Frashëri është i njohur për lexuesin, jo vetëm për artikujt publicistikë, por edhe me vepra si "Marry Edith Durham", Tiranë, Geer, 2004 dhe libri "Kanada", Tiranë, INA, 2008.
Me të drejtë, për kontributin e tij në fushën e letrave Prof. Dr. Pëllumb Xhufi është shprehur se: Në veprimtarinë publicistike të Kastriot Frashërit janë tipike temat që nxisin dashurinë për atdheun, që ekspozojnë mundësitë e mëdha ekonomike që ofron Shqipëria, mendimin shqiptar si një filozofi që garanton interesat kombëtare".
Profesor Dr. Shaban Sinani në parathënie të librit është shprehur se "shqetësimet dhe përpjekjet e Kastriot Frashërit në këtë libër do të ishin: shqetësimet dhe përpjekjet e konsolidimit të parimeve demokratike të zhvillimit të shoqërisë dhe të institucioneve në Shqipëri, do të ishin mbrojtja e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare, forcimi i marrëdhënieve me faktorin ndërkombëtar dhe veçanërisht ridimensionimin e tyre me ato vende që udhëheqin lidershipin e botës...".
Pse autori e titullon librin e tij "Crazy Republic", mund të pyesë dikush. Ky titull në dukje provokativ - prej një autori që ka punuar 20 vjet në shërbim të kulturës dhe të interesave kombëtare - ka të bëjë me atë shqetësim qytetar dhe intelektual që ka ndjerë gjithmonë për fatet e zhvillimit të vendit të tij.
Ashtu si shprehet vetë Frashëri: "që të mund të vija në provën e vetëdijes intelektuale minutën e së vërtetës dhe të dilemave të kohës, për të zbuluar prapa dukjeve gënjeshtare, realitetet që dhembin e trazojnë ndërgjegjen tonë kolektive". Sipas tij, shoqëria shqiptare ka nevojë për njerëz që kanë nevojë ta lartësojnë veten dhe kombin. "Tek varfëria jonë shpirtërore duket që sundon e kaluara.
Mbi të qëndron kapaidëllëku, tribalizmi, dembelizmi, trishtimi, hakmarrja, melankolia, xhelozia e sëmurë, tek të cilat kanë zanafillën e tyre plagët tona sociale dhe shoqërore", thotë autori. Dhe vetë bërthama e librit "Republika e Çmendur" mblidhet në një konkluzion të qartë të autorit për një fazë tranzicioni 20-vjeçare që duket sikur e ka ngecur në vend orën e shqiptarëve.
"Këtu në këtë republikën tonë qetësinë ta prish kush të dojë e kur të dojë, që nga qeveritari që ulërin në podiumet e radhës, xhamitë me histerinë e altoparlantëve në predikimin e tyre, TV-të me programet e shumta mediokre e klienteliste, e deri te të çmendurit normalë që u bien borive të makinave me ngulm, mjekët, mësuesit, pijanecët, prostitutat, lypsët, dallkaukët, etj.
Që... e shprehin si të duan talentin apo marrëzinë e tyre për të shkatërruar nervat e të tjerëve, për ta vështirësuar këtë jetë, që të ofron ky tranzicion dhe ky qytet me këtë jetë kaq primitive". Kastriot Frashëri ka përdorur në filozofinë e ndërtimit të këtij libri, jo vetëm ndjeshmërinë e tij si qytetar e patriot i këtij vendi në një vështrim shumë personal e origjinal, por me mençuri bën kalesën e tyre në filtrin historik të ngjarjeve që kanë tronditur ose mbrojtur jetën e këtij vendi.
Këtë lloj filtri e bëjnë të veçantë fotografitë, imazhet e titujve të gazetave, vështrimet krahasuese të thella, të cilat të ofrojnë një lloj studimi dhe reflektimi profesional mbi dy dekadave të tranzicionit, që erdhën pas rënies së diktaturës komuniste duke mbartur gjurmët e saj.
Rikthimi në kujtesën tonë i momenteve vendimmarrëse dhe historike me përzgjedhje të detajuara dhe të organizuara e ka bërë këtë libër "një autograf që ka trokitur në historinë e mendimit politik shqiptar", siç thotë shkrimtari Bedri Myftari.
Këtë mendim e përforcon në vlerësimet e tij edhe Prof. Dr. Luan Malltezi, i cili pohon se "Në raport me shumë shfaqje të jetës shpirtërore shqiptare, Kastriot Frashri shpalos universin e tij, duke dhënë qartë shembullin e një intelektuali të zhveshur nga miti. Replikat për problemet kulturës, historisë apo politikës, janë shprehje të spikatura të një niveli që identifikohen me elitën e mendimit politik shqiptar".
Kastriot Frashëri është pjesëmarrës i shumë forumeve, aktiviteteve dhe konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Në krye të Institutit të Çështjeve Kombëtare dhe të forumeve të tjera, brenda dhe jashtë vendit ka mbrojtur interesat kombëtare. "Në mjaft shkrime, polemika, recensione të Kastriot Frashërit dallohen qartë temat e ndërtimit të Shqipërisë evropiane, me kulturë, edukatë dhe orientim evropian, me shprehjen e mirënjohjes dhe respektit ndaj individëve dhe vendeve që kanë kontribuar për lirinë e shqiptarëve", shkruan Dr. Moikom Zeqo.
Vetë autori Kastriot Frashëri, të lë të kuptosh se dalja në dritën e botimit të kësaj vepre e ka një mision të qartë, kur thotë se: "Jam i ndërgjegjshëm se këto qëndrime janë vetëm një pjesë e spektrit të problemeve që mbajnë peng shoqërinë shqiptare. Por nëse do t'i referohem Nelson Mandelës, kur thotë se kjo ishte lufta ime e radhës", do të shtoja se të gjithë ata që e quajnë veten progresistë, mund e duhet të zhvillojnë luftën e tyre të radhës".
Libri i Kastriot Frashërit shërben edhe si një rifreskim i kujtesës kombëtare në ndihmë të këtij ndryshimi, ku meritat thelbësore të autorit qëndrojnë në faktin që ai ka ligjëruar në mënyrë të guximshme, nëpërmjet përditësimit kronikal në median e shkruar, anën e errët të politikave e pushteteve mafioze brenda e jashtë vendit.
Për këtë nuk kanë munguar edhe replikat e debatet që nisin që me aktorët e mëdhenj të politikës, ambasadorët, presidentët e ministrat, deri tek partnerët e vegjël në lojën e ashpër politike e diplomatike, brenda dhe jashtë vendit.
Zoti Frashëri me artikujt e tij të dokumentuar në "Crazy Republic", e ka krijuar tashmë personalitetin e një studiuesi nga më dinjitozët, duke sfiduar hapur analistët e gazetarët e shtypit propagandistik në Shqipëri, që për fat të keq mbulohet nga dhjetëra tituj gazetash e TV-sh.
Prandaj libri i tij ka marrë vlerësimet më të mira edhe nga akademikët ndërkombëtarë. Nicholas C. Pano, Professor and Dean Emeritus në Illinois University e konsideron librin e Kastriot Frashërit "një përmbledhje vëzhgimesh interesante, shpesh provokative dhe ndonjëherë tronditëse mbi aspekte të ndryshme të jetës shqiptare gjatë epokës post-komuniste".
Ndërsa profesoresha e nderuar Antonia Young, në Bradford University, Yorkshire-UK dhe Colgate University-USA, e përgëzon, duke e konsideruar si një kontribut të madh e të domosdoshëm në fushën e studimeve për shkencat politike dhe të komunikimit. Ajo shprehet se ky është "një libër, që duket një vështrim shumë personal dhe historik i një sërë ngjarjesh.
Duhet të jesh krenar që i ke bashkuar të gjitha, shoqëruar me një regjistrim fotografik të ndërveprimeve të tua me njerëz të shquar në një larmi situatash ndërkombëtare". Së fundi, Libri "Republika e Çmendur" synon të kontribuojë për të ndryshuar të ardhmen në një nga periudhat më të rëndësishme në historinë shqiptare -dhe ka interesin kombëtar në qendër të ngjarjeve...
Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.
Shkarkime (292.13KB)Referenca: SKU000969
Botuesi: Dija-Poradeci
Referenca: 2815
Botuesi: Botimet Dudaj
Botuesi: Plejad
Botuesi: Albas
Referenca: 2303
Botuesi: Onufri
Referenca: SKU001443
Botuesi: UET Press
Referenca: SKU002059
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Shtëpia e Librit
Botuesi: OMSCA-1
Referenca: SKU000634
Botuesi: Koha Ditore
Referenca: SKU000956
Botuesi: Dija-Poradeci
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Te tjere
Referenca: SKU000625
Botuesi: Te tjere
Botuesi: Helga's Secrets
Artikujt dhe studimet të cilat janë shkruar në rrjedhën e 20 vjetëve, Kastriot Frashëri, drejtues i Institutit të Çështjeve Kombëtare, i ka përmbledhur në një libër që titullohet "Crazy Republic" (Republika e çmendur).
check_circle
check_circle