• Banner

Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", Shaban Sinani
  • Letersia ne totalitarizem dhe Dossier K, Shaban Sinani
  • Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", Shaban Sinani

Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", Shaban Sinani

"Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", është në vijim të botimit të mëparshëm i "Një dosje për Kadarenë", i cili u publikua për herë të parë në vitin 2005 në Tiranë.

1 000 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K"
Origjinali: Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K"
Gjinia: Kritikë letrare
Autori: Shaban Sinani
Shtëpia botuese: Naimi
Viti: 2011
Fq. 478
Pesha: 0.60 kg
ISBN: 978-9928-109-09-5

Mbi librin

"Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", është në vijim të botimit të mëparshëm i "Një dosje për Kadarenë", i cili u publikua për herë të parë në vitin 2005 në Tiranë. Në maj të vitit 2006 "Një dosje për Kadarenë" u botua frëngjisht nga "Editions Odile Jacob", me titullin "Le Dossier Kadaré", në përkthimin elegant të Tedi Papavramit.

Ky botim, i cili më vonë qarkulloi dhe në version të numerizuar (CD) dhe në formatin eBook, shoqërohet nga bashkëbisedimi i shkrimtarit Ismail Kadare me studiuesin francez Stéphane Courtois, një prej specialistëve më autoritarë të historisë së luftës së ftohtë në Europë, drejtor i Qendrës së Studimeve Kombëtare të Francës (CNRS - "Centre National des Recherches Scientifique").

Botimi i ri "Letërsia në totalitarizëm dhe "dossier K", nën siglën e e shtëpisë botuese "Naimi", Tiranë 2011, ka shumë ndryshime prej të parit dhe prej botimit në gjuhën frënge. Në gjendjen e re libri përmban dy pjesë. Në pjesën e parë botohet monografia "Letërsia në totalitarizëm: I. Kadare", një studim i nisur dhe i kryer si projekt shkencor, që ka për qëllim të paraqesë kushtëzimin kontekstual të letërsisë në shoqëritë e mbyllura, përmes rastit më të diskutueshëm gjatë dy dekadave të fundme, letërsisë së Ismail Kadaresë.

Studimet letrare, sido që për nga natyra dhe metodat bashkëkohore janë gjithnjë e më tekstocentriste, kur është fjala për letërsinë e gjysmës së dytë të shekullit të 20-të, qoftë në Shqipërinë shtetërore, qoftë në Kosovë, nuk i shmangen dot kontekstit historik. Në pjesën e dytë botohen dokumentet, të pajisura me shenjime informuese të saktësuara e të plotësuara, si dhe me referencat e burimit arkivistik, që lejojnë e lehtësojnë shfrytëzimin e tyre prej cilitdo që është i interesuar për një njohje të drejtpërdrejtë të tyre. Në këtë botim janë shtuar afërsisht 15 dokumente të reja, të cilat në kohën e botimit të parë e të dytë ishin ende nën kufizimet e Ligjit 9154 "Për Arkivat" ose nuk ishin identifikuar në procesin kërkimor.

Midis dokumenteve të shtuara, dy letra të M. Shehut për E. Hoxhën, që botohen në këtë libër për herë të parë, janë me rëndësi parësore për të kuptuar raportet e shkrimtarit me pushtetet dhe sidomos për të verifikuar konceptin për letërsinë si çështje shtetërore. Paraqitja e dokumenteve bëhet sipas kronologjisë.

Paraqitja e dokumenteve metodologjikisht është bërë njësoj: në fillim një argument i mjaftueshëm për të kuptuar përmbajtjen, duke përdorur leksikun e hartuesve të tyre (në ligjëratë të drejtë, në shkallën që ishte e mundshme); në vijim fjalët dhe shprehjet kyçe, për t'u dhënë lehtësi studiuesve të njehsojnë interesat e tyre; dokumentet vetë me titujt që mbajnë në burim dhe me tipologjinë që kanë shenjuar nënshkruesit (recension, relacion, letër, ekspertizë), si dhe me të dhëna për persona historikë.

Në fund gjenden: signatura (treguesit arkivistikë që mundësojnë rikërkimin); shenjimet e plota të nëpunësve, funksionarëve dhe të lidershipit politik; të dhëna të tjera prej shërbimit arkivistik në zyrën fondkrijuese. Duke qenë një botim i llojit dossier, nuk është përzgjedhur a përjashtuar asnjë dokument i zbuluar dhe ndonjëherë botimi i tyre përmban edhe fragmente që s'lidhen drejtpërdrejt me argumentin e këtij libri, por thjesht përjashtojnë paragjykimet.

Duke qenë se gjatë dy dekadave të fundme janë bërë shumë debate për vërtetësinë a pavërtetësinë e paraqitjes publike të bashkëbisedimit/debatit të intelektualëve shqiptarë në takimin me R. Alinë në gusht të vitit 1990 (në atë kohë kryetar i shtetit shqiptar), në përbërje të këtij libri botohet për herë të parë në tërësi pjesa e debateve Kadare-Alia, shoqëruar me referenca të sakta kronografike në fonodokumentin origjinal.

Në botimin e ri "Letërsia në totalitarizëm dhe "Dossier K", botimet "Naimi", Tiranë 2011, u gjykua me vend që të vihen emrat e plotë të hartuesve dhe nënshkruesve të dokumenteve, për atë pjesë që në botimet e mëpërparshme kishin mbetur të identifikuar vetëm me nistore (iniciale), kryesisht për arsye etike.

Botimi i dokumenteve me nënshkrimet e plota të autorëve do të dëshmojë shkallën e paimagjinueshme të demonizimit të shkrimtarit prej shkrimtarit gjatë periudhës totalitare; si dhe mund të ndikojë për mirë në debatet që hapen e rihapen në formë fushatash gjatë gjithë këtyre viteve për qëndrimin ndaj fshehtësive të arkivave dhe sidomos ndaj dosjeve të policisë së fshehtë politike.

Detajet e librit
Naimi
SKU001710

Referencat specifike

isbn
9789928109095
ean13
9789928109095
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001959

Botuesi: Naimi

Njerezit e krisur te Dritero Agollit, Shaban Sinani

Shaban Sinani shtron jehonën e censurës dhe autocensurës krijuese në kushtet e diktaturës, kur në fakt është shkruar romani. Në këtë studim, më i thelli dhe më gjithëpërfshirësi, ku shtrohen dhe piketohen çështje zhanrore dhe të poetikave narrative, autori, në mbështetje të rebelimeve kanonike.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001973

Botuesi: Naimi

Tradita gojore si etnotekst, Shaban Sinani

Krahasimet përgjithësisht provokojnë, cënojnë, përafrojnë e po aq mos barazojnë. Por krahasimeve dhe metodës krahasuese, megjithëse moda mund t’u ketë shkuar, mundësitë nuk u kanë shterruar. Në filozofinë e botës së sotme është “të shohësh veten tek tjetri”.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2617

Botuesi: Naimi

Hebrenjte ne Shqiperi, Shaban Sinani

Në Shqipëri nuk u miratuan kurrë ligje antihebraike dhe nuk ka pasur kampe përqendrimi për hebrenjtë. Shqipëria dhe shqiptarët shpëtuan jo 200 hebrenj vendës, por afro 15 – fishin e tyre, të ardhur nga Europa Qendrore dhe Ballkani.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2740

Botuesi: Naimi

Etnos ne Epos, Shaban Sinani

Koha e formimit të etnosit shqiptar është koha e formimit të eposit shqiptar, "gojëdhënës kombëtare", përkojnë jo rastësisht në një kalendar krahasimtar. Studimi ka për qëllim të identifikojë këtë kushtëzim dhe të argumentojë ndikimin e formimit të vetëdijes etnike parashqiptare në krijimin e eposit legjendar shqiptar.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2885

Ndajfoljet peremerore ne gjuhen shqipe, Shaban Sinani

Ky punim mbetet edhe sot më i ploti dhe më i miri për këtë kategori fjalësh. Ai është një kontribut me vlerë në morfo – leksikologjinë shqipe. Punimi është shkruar në vitin 1983, por po të nisesh nga niveli, raporti atëherë dhe sot thuajse fshihet krejt.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000881

Botuesi: Onufri

Ballkani i Jugut, Ismail Kadare, Predrag Simic, Ljubomir Frckovski, Ylber Hysa

Kohët e fundit, Ballkani i Jugut është bërë pikë fokusi për interesin evropian dhe amerikan në mbarë rajonin e Ballkanit, me një konflikt të intensitetit të ulët në Serbinë Jugore, një situatë me siguri të paqëndrueshme në Kosovë dhe rrezik të madh që ka përballuar sovraniteti i FRYOM-it në krejt ekzistencën e saj të shkurtër.

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000387

Botuesi: Albin

Faqe te panjohura, Fan S. Noli

Vëllim me ligjërata,artikuj, letra, shënime, etj të Fan S.Nolit që ndricon një ndër fazat më interesante e më pak të dokumentuara si të vetë jetës e veprimtarisë së F. Nolit, edhe të historise së shtetiti të sapo krijuar shqiptar: periudhën e Luftës së Parë Botërore 1915-1919.

Çmimi 672 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000751

Botuesi: Onufri

Tri biseda me Kadarenë, Eric Faye

Intervista e shkrimtarit dhe kritikut të njohur francez, Éric Faye, me Ismail Kadarenë, që botohet në këtë libër, është unikale në llojin e vet, ngaqë është kryer në tri kohë, krejtësisht të ndryshme. Pjesa e parë e saj është regjistruar në Tiranë, në prill të vitit 1990...

Çmimi 500 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Annuario, numri 2, 2013

Titulli: Annuario, numri 2, 2013Origjinali: Annuario, numri 2, 2013Gjinia: Revistë historike dhe antropologjikeShtëpia botuese: Qendra e Kërkimeve Historike dhe AntropologjikeViti: 2013Fq. 142Pesha: 0.199 kgISBN: 977-2225-6210-01

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Helga's Secrets

Kujtimet e Kazanovës, vol. 2, Jacque Casanova de Seingalt

Unë i këshilloj të gjithë të rinjtë prej familjesh fisnike të cilët synojnë të bëjnë udhëtime që të bëhen frimasonë. Por, njëkohësisht do t'i këshilloja ata që të jenë të kujdesshëm kur të zgjedhin lozhën, se ndonëse shoqëria e keqe nuk mund të ketë asnjë ndikim ndërsa janë brenda lozhës, kandidati duhet të ruhet nga njohjet e papërshtatshme.

Çmimi 1 040 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Plejad

Enciklopedi antologjike e mendimit shqiptar 1807-1957, Ndriçim Kulla, vol. 3

Lumin e madh të mendimit të një kombi që derdhet në detin e ndërgjegjies dhe historisë së tij, e pasurojnë natyrshëm prurjet e mendimtarëve më të mëdhenj ose të lëvrimit të temave më të mëdha që një mendim i caktuar shton për t'iu përballur domosdoshmërisë historike dhe shpirtërore të një vendi.

Çmimi 1 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2589

Botuesi: Te tjere

Liri e kercenuar, Fatos Lubonja

Ky libër përmban publicistikën e Fatos Lubonjës të viteve 1991 – 1997. Esetë politike, komentet dhe intervistat fillojnë me shkrimet e botuara pas zgjedhjeve të para pluraliste dhe mbarojnë me artikujt e shkruar në kohën e ngjarjeve dramatike që pasuan kolapsin e skemave piramidale.

Çmimi 590 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Zahiretë, Vladimir Myrtezai

"Zahiretë" janë një udhëtim vetjak ku bota përsërit ciklin e vet me ngjyrime të pangjashme, duke marrë shkas më shumë drejt aktit të çkodimit të njeriut sesa përfytyrimit të tij për të kapur të ardhmen, që do na dukej aq e papritur, si në një stepje për të kaluar diku.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.

Çmimi 750 Lekë
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)