• Ka mbaruar
Enigmat e sundimit te Enver Hoxhes 1944-1961, Kastriot Myftaraj
  • Enigmat e sundimit te Enver Hoxhes 1944-1961, Kastriot Myftaraj

Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944 – 1961, vëllimi i dytë, Kastriot Myftaraj

SKU001603
Plejad

Kush dhe pse e vrau Nako Spiron? Pse Enver Hoxha donte të ndahej nga Nexhmija në vitin 1947, dhe si përfundoi kjo histori me vdekjen e të përzgjedhurës për të zënë vendin e saj? Pse kur Tito e braktisi Shqipërinë në vitin 1948, Enver Hoxha nuk donte ta braktiste Jugosllavinë? 

10,63 GBP
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944 – 1961, vëllimi i dytë
Origjinali: Enigmat e sundimit të Enver Hoxhës 1944 – 1961, vëllimi i dytë
Gjinia: Histori
Autori: Kastriot Myftaraj
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2009
Fq. 512
Pesha: 0.74 kg
ISBN: 978-99956-57-10-9

Mbi librin

Kush dhe pse e vrau Nako Spiron? Pse Enver Hoxha donte të ndahej nga Nexhmija në vitin 1947, dhe si përfundoi kjo histori me vdekjen e të përzgjedhurës për të zënë vendin e saj? Pse kur Tito e braktisi Shqipërinë në vitin 1948, Enver Hoxha nuk donte ta braktiste Jugosllavinë?

Pse u takuan, në verën e vitit 1948 prokurori i famshëm i gjyqeve – spektakël stalinian, Vishinski, dhe Enver Hoxha, në pallatin mbretëror rumun në Bukuresht, dhe përse në rezolutat e Byrosë Informative një vit më pas nuk përmendej gjyqi i Koçi Xoxes, i pari gjyq – spektakël ndaj titoistëve në Europën Lindore? Pse Stalini, edhe pas prishjes me Titon, nuk pranoi ta njihte zyrtarisht Enver Hoxhën për partner ideologjik?

Nëse historianët ende pyesin se ku ishte Stalini në 10 ditët e para të luftës në 1941, edhe më e madhe është enigma se ku ishte Enver Hoxha nga 2 gushti deri në 15 gusht 1949, kur ushtria greke sulmoi në stil të gjerë Shqipërinë, çka u perceptua si pushtim i vendit. E ngjashme është edhe enigma se ku gjedej Enver Hoxha mes 25 qershorit dhe 5 korrikut 1950, kur filloi Lufta e Koresë dhe Shqipëria ngjante si trofe e destinuar e Perëndimit në Europë, derisa vendi i vogël nuk kishte një aleancë formale mbrojtjeje me Bashkimin Sovjetik. Kush qëndronte pas shpërthimit tek Legata Sovjetike në prill 1951? Pse Enver Hoxha në kohën e konferencës së partisë në prill 1956, iku nga Tirana me "pushime" në një periudhë të pazakonshme të vitit, dhe si u rikthye?

Detajet e librit
Plejad
SKU001603
0
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Mitrush Kuteli

Zëri im, Petraq Kolevica

Një arkitekt modern që nuk është në të njëjtën kohë urbanist, është një absurditet i krahasueshëm me një mjek që përdor magjinë për të shëruar të sëmurët. Në të kundërtën, një urbanist që nuk është arkitekt është si ai mjeku që i kuron të sëmurët në bazë të librave të doktrinave shkencore pa i ekzaminuar.
6,38 GBP
More

Referenca: 2898

Botuesi: Tirana Times

Nje dhe e pandashme, Giorgio Napolitano

Thirrjet për të nxjerrë në pah përvojat e ndryshme historike, realitetet e ndryshme dhe traditat që përfaqësohen nga veriu në jug apo të përfaqësuara sidomos nga krahinat e veçanta, janë të kuptueshme dhe domethënëse dhe nuk mund të konsiderohen në kontrast me risjelljen e tyre drejt Bashkimit.
6,80 GBP
More

Botuesi: Argeta LMG

Majat e Shalës, Rose Wilder Lane

Nuk do ta merrja këtë libër tepër seriozisht. Kjo nuk është një përpjekje për të zgjidhur një pe në nyjen ballkanike; nuk është studim mbi popujt primitiv; nuk ëshë kontribut për dijen njerëzore dhe shpresoj se asnjeri nuk do ta lexojë për ta përmirësuar trurin e vet.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.
8,50 GBP
More

Referenca: 2602

Botuesi: UET Press

Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare, vol. 2, Spartak Ngjela

Në një histori të trishtë të një shoqërie, kurrë nuk dihet se çfarë realisht është trishtimi, ashtu sikundër kurrë nuk do të mësosh ndonjëherë se cilat kanë qenë shkaqet e këtij trishtimi: ka qenë pasojë e një sistemi politik që nuk ka lejuar një brez të tërë të bëjë jetën e tij.
8,93 GBP
More

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.
12,75 GBP
More

Referenca: SKU001700

Botuesi: Te tjere

Albanopoli, Alban Guri

Ky botim, është një mozaik mendimesh, vargjesh dhe pikëpamjesh estetike, me peshë, domethënëse, në formë e në përmbajtje, gati i përkryer në stil. Ai rri si një zbukurim i kushtueshëm modern, si një gjerdan i mbushur me gurë antikë e perla të çmuara të thellësive. Madje është më shumë se kaq...! Këtu brenda ka zgjidhje!
5,95 GBP
More

Referenca: SKU000751

Botuesi: Onufri

Tri biseda me Kadarenë, Eric Faye

Intervista e shkrimtarit dhe kritikut të njohur francez, Éric Faye, me Ismail Kadarenë, që botohet në këtë libër, është unikale në llojin e vet, ngaqë është kryer në tri kohë, krejtësisht të ndryshme. Pjesa e parë e saj është regjistruar në Tiranë, në prill të vitit 1990...
4,25 GBP
More

Referenca: 2864

Botuesi: Plejad

Elita shqiptare, Mid'hat Frasheri, vol. 1

Kemi nevojë që të zgjojmë te nxënësit një ambicion kombtar, një lithkë solidariteti për çdo send që i takon kombit, racës, vendit të Shqipërisë. Këtë ndjenjë mund ta ngjallim duke e bindur nxënësin se vetëm duke u nderuar kombi, duke u lëvduar Shqipërija, duke qenë me famë dhe me zë të mirë çdo send që i përket Arbërisë.
8,50 GBP
More

Referenca: SKU000802

Botuesi: Botimet Dudaj

Gomorra, Roberto Saviano

Në dy vjet, "Gomorra" është përkthyer dhe botuar në 42 shtete 2006-2008, libri më i shitur në Gjermani, Angli, Holandë, Spanjë, Francë, Suedi dhe Finlandë "New York Times" e ka cilësuar si një nga librat më të rëndësishëm të 2007-ës.
8,50 GBP
More

Botuesi: UET Press

Dashuri dhe pushtet, Bruno Vespa

Një libër i cili rrëfen historinë italiane të 100 viteve të fundit, personazhet më të pushtetshëm të politikës: presidentë, kryeministra, kryetarë partish zbulohen nëpërmjet rrëfimeve mbresëlënëse të grave që kanë dashuruar, bashkëshorteve, të dashurave, grave që kanë qëndruar në prapaskenë e i kanë shoqëruar në rrugëtimin e tyre politik.
10,20 GBP
More

Referenca: 2815

Botuesi: Botimet Dudaj

12 porosite e Arben Xhaferrit, Rudina Xhunga

Pata privilegjin ta intervistoja dhe ndiej përgjegjësinë të ndaj me lexuesin këtë libër, ku përfshihen opinionet, mendimet, idetë, vizionet, ëndrrat e Arbën Xhaferrit, shpërndarë nëpër 12 intervista të rralla.
6,80 GBP
More

Botuesi: Përpjekja

Përpjekja, nr. 32-33

Rëndësia e këtij numri është e dyfishtë. Së pari, ai tregon se ka studiues të rinj, që po marrin stafetën e kërkimeve me një metodologji të re shkencore, të ndryshme nga ajo e kulturës së trashëguar; së dyti, në faktin se theksi i këtyre studimeve vihet mbi periudhën e komunizmit, që është thuajse e pastudiuar, ndërkohë që ka qenë kaq vendimtare në...
5,95 GBP
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2904

Botuesi: Plejad

Terrorizmi historiografik, Kastriot Myftaraj

Volteri na mëson se historiani duhet të ketë dhe një shkathtësi mendore të jashtëzakonshme, për të arritur në përfundime. Historianët, si në kohën e Volterit ashtu edhe sot, nuk e kanë mësuar sa duhet atë mësim që vjen nga Volteri. 
4,25 GBP
More

Referenca: 2935

Botuesi: Princi

Blendi Fevziu, Kastriot Myftaraj

Autor polemikash të ashpra me individë me pushtet, mendje kritike që denoncon dhe akuzon për të vërteta të dokumentuara dhe të përfolura në mjedise të ndryshme, Kastriot Myftaraj ka kaluar i pandëshkuar nëpër seanca të bujshme gjyqesh me Teodor Laçon, Erion Veliajn, Rajmonda Bulkun, Selim Muçën, Ardian Fullanin etj.
11,90 GBP
More