• Banner

  • Ka mbaruar
Ikje nga Bizanti, Pellumb Xhufi
  • Ikje nga Bizanti, Pellumb Xhufi

Ikje nga Bizanti, Pëllumb Xhufi

Titulli i këtij vëllimi shënon një moment të karrierës së vetë autorit, Pëllumb Xhufit, në vitin 2009, kohë kur ai shkëputet nga politika: ikja nga Bizanti është si të thuash ikje nga politika. Ky vëllim përfshin vetëm shkrime të zgjedhura të autorit, të botuara në shtypin e shkruar.

6,66 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Ikje nga Bizanti
Origjinali: Ikje nga Bizanti
Gjinia: Histori
Autori: Pëllumb Xhufi
Shtëpia botuese: Dituria
Viti: 2009
Fq. 296
Pesha: 0.362 kg.
ISBN: 978-99943-46-77-6

Mbi librin

Titulli i këtij vëllimi shënon një moment të karrierës së vetë autorit, Pëllumb Xhufit, në vitin 2009, kohë kur ai shkëputet nga politika: ikja nga Bizanti është si të thuash ikje nga politika. Ky vëllim përfshin vetëm shkrime të zgjedhura të autorit, të botuara në shtypin e shkruar. Ai fillon me një artikull, që u shkrua “si për inat” në përgjigje të një shkrimi provokativ të botuar në një nga të përditshmet, ku autori rrekej të provonte origjinën “arumune” të Nënë Terezës. Pavarësisht të gjithave, kjo nuk do të thotë aspak se ky vëllim është një arsenal “lënde reaktive”. Aty gjen trajtim “të qetë” të temave aktuale, por edhe analiza e retrospektiva historike, të cilat të vendosura përballë njëra-tjetrës tregojnë se sa pak kanë ndryshuar gjërat nën qiellin tonë, edhe pas njëqind vjetësh të ekzistencës së shtetit shqiptar.

Mbi autorin

Prof. Dr. Pëllumb Xhufi ka kryer studimet e larta në Fakultetin e Letrave e të Filozofisë të Universitetit La Sapienza, Romë. Formimi i tij në vitet e shkollës së mesme e të lartë u orientua drejt përvetësimit të gjuhëve klasike dhe specializimit në Historinë e Mesjetës dhe në atë të Bizantit.

Autori ka kryer specializime të gjata pasuniversitare në Gjermani, Greqi e Austri. Ka punuar për shumë vite si studiues në Institutin e Historisë të Akademisë së Shkencave, nën drejtimin shkencor të Prof. Aleks Budës. Në vitet 1997 – 2004 shërbeu në diplomaci e më tej u angazhua në politikë. Ndër botimet e fundit shkencore të tij janë: "Historia e Shqipërisë, shek. IV – XIV" (2002), "Gli Statuti di Scutari" (2002), "Dilemat e Arbërit" (2006), "Nga Paleologët te Muzakajt" (2009).

Detajet e librit
SKU001301

Referencat specifike

isbn
9789994346776
ean13
9789994346776
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000998

Botuesi: Dituria

Bizantinet, Averil Cameron

Bota bizantine gjendej edhe aty ku takohej Islami i hershëm dhe Krishtërimi, dhe bizantinët patën të bënin dhe jetuan pranë myslimanëve, nga arabët në shekullin VII deri te turqit në shekullin XV.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001575

Botuesi: Dituria

Historia e Perandorisë Bizantine, Georg Ostrogorsky

"Historia e Perandorisë Bizantine" e Ostrogorskit nis me zhvendosjen e qendrës politike të Perandorisë Romake në Lindjen helenistike dhe mbaron me pushtimin e Kostandinopojës nga Muhamedi ll-të që, edhe nëse mbyll një kurbë politike, nuk shënon, sigurisht, fundin e ndikimit bizantin mbi jetë dhe kulturën europiane.

Çmimi 17,76 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Berk

Tingujt shungullues të shpirtit, Lazër Shantoja

Tingujt shungullues të shpirtit” është një përzgjedhje shkrimesh publicistike të Lazër Shantojës, kuruar dhe përgatitur për botim nga Arben Ndreca. Libri vjen si një bashkëpunim i botimeve “Berk” me Qendrën e Studimeve Albanologjike "Shejzat Pleiades". Në më shumë se 400 faqe, janë përmbledhur materiale publicistike të Shantojës, shkruar në një hark të...

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2303

Botuesi: Onufri

Çlirimi i Serbisë prej Kosovës, Ismail Kadare

Një nga më të mëdhenjtë shkrimtarë europianë, Ismail Kadare, flet për temat më delikate dhe ndarjet midis serbëve dhe shqiptarëve, mbi urrejtjen e zgjatur, zemërimin dhe mllefin, mbi miqësinë dhe moskuptimet me shkrimtarët serbë, mbi shtrembërimet e historisë, që e kapërcen dramën ballkanase, dhe për arsyen përse ishte dashur që Serbia të ishte e para që...

Çmimi 2,78 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000475

Botuesi: Botimet Dudaj

Frasheri ne Historine e Shqiperise, Alfred e Neki Frasheri

Alfred Frashëri u lind në Korçë në vitin 1935. U diplomua Inxhinier Gjeolog i specializuar në gjeofizikë, në Universitetin e Tiranës (1961). Një ndër specialistët e parë të gjeofizikës, që ka kontribuar në ngritjen, organizimin dhe zhvillimin e Gjeofizikës Shqiptare, në veçanti të përgatitjes së specialistëve gjeofizikë dhe

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000693

Botuesi: Te tjere

Rrefenja nga Amerika, Pellumb Kulla

Autori nuk na rrëfen krejt Amerikën. Atij i kanë interesuar vetëm ato copëra Amerikë, ajri i të cilave rrethon kolonët shqiptarë të atjeshëm, personazhe të vërtetë që i ka zili çdo letërsi, të cilët si miu kungullin, kanë tërhequr e ndryrë nëpër kontinentin e largët të djeshmen e përbashkët me mëhallat e fshatrat e tyre ballkanomesdhetarë, kulinarinë,...

Çmimi 9,99 
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU000846

Botuesi: Onufri

Keshtu foli At Zef Pllumi me gazetaret

Përmban intervista të përzjedhura me gazetarët: Ilir Yzeiru, Bardhyl Matraxhiu, Iliriana Stringa, Ilirian Agolli, Dom David Gjugja, Gjergj Meta, Belina Budini, Estela Ziu, Blendi Fevziu, Elsa Demo, Alqi Kociko, Dhurata Shehri, Milena Selimi, Persida Asllani dhe Ben Andoni.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Lirija (1908-1910), Midhat Frashëri

“Lirija” ishte gazeta politike, shoqërore, kulturore, letrare që nisi të botohej në Selanik më 1908. Ajo doli vetëm në 108 numra në shtypshkronjën “Mbrothësia” të Kristo Luarasit; nëntë numrat e parë dolën në Sofje dhe numrat e tjerë në Selanik ku u vendos shtypshkronja në fjalë.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 4

Sa për mkate politike qi padrejtësisht të janë ngarkue, mos u ban aspak marak. Koha e mshirme, mâ e mëshirshme se njerëzit e kalamendun të tashem, ka për të dijtë me qitë në dritë patriotizmin tande. Njerëzit, qi nuk shofin veçse deri sa t'u mrrijë maja e hundës, mâ vonë, edhe ata, kanë me e justifikue veprimin tand politik.

Çmimi 13,32 
More
Në gjendje

Botuesi: OMSCA-1

Kuvend letrash me miqtë, Mustafa Merlika-Kruja, vol. 1

Aty ku Mustafa, mandej, arrin në përsosje letrare âsht stili epistolar. Ata qi patën fatin me pasë letra prej tij duhet t'i ruejnë me kujdes sepse në to âsht derdhun nji visar i paçim i shqipes. Mjerisht kohnat e turbullta, në të cilat nuk pranë të përshkohen Shqipnija dhe Mustafa, shkaktuen humbjen e shumicës së letërkëmbimeve të tija të ndryshme: letrat...

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000619

Botuesi: Plejad

Tajar Zavalani, Misioni i shekullit XX

Vizioni i tij për ndryshimin e Shqipërisë ishte gjithmonë perëndimor, pikërisht Europa, andej nga i kishin sytë ai dhe bashkëkohësit e tij të kulturuar, por që morali dhe predikimet e tyre të bëheshin të besueshme, ata i referoheshin edhe mentalitetit psikologjik që përjetonte asokohe shoqëria shqiptare.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001170

Botuesi: Tirana Times

Pak ndryshe, Astrit Lulushi

Me gjuhë sintetike e elastike që të kujton herë – herë Volterin apo Emile Chartier (Alain), me ngjeshje ideore dhe forcë konkluduese që shkon deri në aforizma a shpërthime proverbiale, Astrit Lulushi vjen me këtë libër për t'i thënë disi ndryshe dukuritë e jetës sonë, përmes lëvrimesh filozofike, sociologjike e kulturore.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Te kundërcjapi, Ardian Klosi

Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde.

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje

Botuesi: Te tjere

Arbën Xhaferi, vepra e plotë

Arbër Xhaferi është si një udhëkryq që i bashkon rrugët shqiptare për të rindarë drejtimet e të menduarit mbi të shkuarën, të sotmen e të ardhmen e shqiparizmës, dhe mbase është po ashtu, i vetmi mes të shquarve të gjindjes sonë, që as nuk është lëvduar ndonjëherë aq sa e meriton, po as nuk është gjuajtur ndonjëherë me gurë siç nuk e meriton.

Çmimi 83,25 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)