• Banner

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

16,65 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Truri i fëmijës

Origjinali: The Whole-Brain Child

Gjinia: Psikologjik

Autori: Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

Shqipëroi: Danila Nika

Shtëpia botuese: Dukagjini

Viti: 2021

Fq. 290

Pesha: 0.267 kg

ISBN: 978-9951-05-436-2

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në këtë libër praktik, Daniel J. Siegel, neuropsikiatër dhe autor i suksesit të bujshëm të librit Mindsight dhe ekspertja e prindërimit, Tina Payne Bryson, ofrojnë  një qasje revolucionare ndaj rritjes së fëmijëve me dy-mbëdhjetë strategji kryesore që nxisin zhvillimin e shëndetshëm të trurit, duke çuar në fëmijë më të qetë dhe më të lumtur. Autorët shpjegojnë zhvillimet e reja të shkencës bashkëkohore, se si janë te lidhura pjesët e trurit të një fëmije dhe se si e arrin ai pjekurinë e plotë të tij.

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje. Duke i vënë në zbatim këto zbulime në prindërimin e përditshëm, ju mund ta ktheni çdo zemërim, grindje apo frikë në një mundësi për të integruar trurin e fëmijës suaj dhe të nxisni një zhvillim të madh jetësor.

Truri i fëmijës si tërësi e integruar ju tregon se si të kultivoni një zhvillim të shëndetshëm emocional dhe intelektual, në mënyrë që fëmijët tuaj të mund të kenë një jetë të ekuilibruar, me vlera dhe t'i arrijnë qëllimet e tyre.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789951054362
ean13
9789951054362
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Rritja e djemve, Steve Biddulph

Botimi i parë i këtij libri që keni në duar ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, përdorur dhe lexuar shumë.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000220

Botuesi: Cabej

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh, Leo Buscaglia

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh është një përmbledhje e mrekullueshme e leksioneve të Dr. Buscaglia, të mbajtura gjatë viteve 1970 dhe 1981. Ky libër është  një thesar frymëzues për ata që janë të gatshëm të pranojnë sfidën e jetës dhe të përfitojnë nga mrekullia e dashurisë.

Çmimi 8,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Morava

Prova e gjallë e parajsës, Eben Alexander

Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Eben Alexander ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Alexanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në...

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Interpretimi i ëndrrave, Zigmund Frojd

Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoftë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thënies: "Mu bë në ëndërr sikur...".

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Psikoanaliza fëminore, Zigmund Frojd

Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001334

Botuesi: Te tjere

Psikovampirët, Hamid Peseschkian, Connie Voigt

Kurrë s'mund të kënaqet shefi, shoqja i di gjithnjë gjërat më mirë se ti, fqinji që ke përballë i fut hundët kudo...dhe nganjëherë mjafton vetë mendimi për një person që të ndihesh i rraskapitur dhe fare pa energji. Koncepti i psikovampirëve ndihmon për t'u ballafaquar me këta individë të vështirë.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Te tjere

Sekreti i nënës sime, J.L. Witterick

Bazuar në një histori të vërtetë, Sekreti i nënës sime është një histori e thellë, magjepsëse dhe në fund emocionues, që ndërthur jetën e dy familjeve hebreje dhe të një ushtari gjerman në arratisje dhe nënën dhe vajzën e zgjuar dhe "të drejtë" që u bashkuan në kauzën për t'i shpëtuar edhe hebrejtë edhe gjermanin.

Çmimi 11,10 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2932

Botuesi: Fan Noli

Te kesh apo te jesh, Erich Fromm

Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit.

Çmimi 8,88 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)