• Banner

Drive, E vërteta surprizuese rreth asaj që na motivon, Daniel H. Pink

Ai analizon tre elementë të motivimit të vërtetë - autonominë, perfek- sionimin dhe qëllimin - dhe ofron zgjidhje inteligjente dhe befasuese për t’i vënë ato në praktikë në një libër unik që do të ndryshojë mënyrën se si mendojmë dhe jetojmë.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Drive: E vërteta surprizuese rreth asaj që na motivon

Origjinali: Drive

Gjinia: Psikologji

Autori: Daniel H. Pink

Shqipëroi: Maniela Sota

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2021

Fq. 255

Pesha: 0.378 kg

ISBN: 978-9928-265-36-4

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Shumica e njerëzve besojnë se mënyra më e mirë për të motivuar është shpërblimi me para – qasja e llojit “shpër- blim dhe ndëshkim”. Ky është një gabim, thotë Daniel H. Pink (autor i librit Të Shesësh është njerëzore: E vërteta befasuese për motivimin e të tjerëve). Në këtë libër të ri provokues dhe bindës, ai pohon se sekreti i performancës së lartë dhe kënaqësisë në punë, në shkollë dhe në shtëpi - është nevoja thellësisht njerëzore për të drejtuar jetën tonë, për të mësuar dhe për të krijuar gjëra të reja, për t’u bërë më të mirë dhe për ta bërë botën më të mirë.

Mbështetur në katër dekada kërkimesh shkencore për motivimin njerëzor, Pink-u zbulon mospërputhjen midis asaj që di shkenca dhe asaj që bën biznesi - dhe mënyrës se si kjo ndikon në çdo aspekt të jetës. Ai analizon tre elementë të motivimit të vërtetë - autonominë, perfek- sionimin dhe qëllimin - dhe ofron zgjidhje inteligjente dhe befasuese për t’i vënë ato në praktikë në një libër unik që do të ndryshojë mënyrën se si mendojmë dhe jetojmë.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265364
ean13
9789928265364
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 2

Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Shkalla magjike drejt suksesit, Napoleon Hill

Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. 

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001201

Botuesi: Te tjere

Arratisje nga liria, Eric Fromm

Humbja e unit, zëvendësimi i tij me një pseudoun e lë individin në një gjendje të thellë pasigurie. Ai është i mbërthyer nga dyshimi, mbasi duke qenë në thelb një refleks të asaj që të tjerët presin prej tij, në një farë mënyre ka humbur identitetin e vet.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001295

Botuesi: Albas

Rruga në të cilën rrallë shkohet, Scott Peck

Libri i psikanalistit bashkëkohës Scott Peck "Rruga në të cilën rrallë shkohet" është nga më të lexuarit në botë. Njerëzit kanë gjetur në të një analizë të vërtetë dhe të sinqertë për ngritjen shpirtërore të vetvetes. Ky libër, më mirë se një duzinë ilaçesh, mund ta ndihmojë e ta lehtësojë secilin prej nesh për të bërë një zgjedhje sa më të drejtë,...

Çmimi 10,50 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Psikologjia e Parasë, Morgan Housel

Paraja - investimi, financat personale dhe vendimet e biznesit - zakonisht mësohet si një fushë e bazuar në matematikë, ku të dhënat dhe formulat na tregojnë saktësisht se çfarë të bëjmë. Megjithatë, në jetën reale njerëzit nuk i marrin vendimet financiare në kompjuter.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2263

Botuesi: Plejad

Cifti i dashuruar, Leo Buscaglia

I njohur si libri më popullor i sociologut të madh amerikan, Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.

Çmimi 4,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2932

Botuesi: Fan Noli

Te kesh apo te jesh, Erich Fromm

Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit.

Çmimi 7,93 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Albas

Selfie, Will Storr

Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).

Çmimi 12,39 CHF
More
Në gjendje

Zhvillimi i trurit tek fëmijët, atashimi dhe të mësuarit, Marsela Tarelli

Punësimi i nënës në vitet e para kur fëmija ka nevojë për të si ajri që thith dhe këto që përmendëm më lart janë çështje që nuk konsiderohen problem në shoqërinë tonë. Nëse nuk investojmë për rrënjët nuk mund të hamë dot frutat më vonë. Maturimi i fëmijës varet plotësisht nga atashimi me nënën. Ky përfundim është arritur në sajë të studimeve të panumërta...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Fuck Kritika, Dr. Denisa Hoxha

Së fundi, ky libër është një ftesë për të hyrë në një marrëdhënie më të thellë dhe më të dashur me veten tuaj. Ashtu si një ditë kur shikoni në pasqyrë dhe ndiheni të mahnitur nga reflektimi juaj, ky libër do t’ju ndihmojë të ndiheni të mahnitur dhe të lumtur me veten tuaj - jo vetëm për një moment, sepse fuqia e vetëreflektimit do lërë gjurmë të thella...

Çmimi 12,88 CHF
More
Në gjendje

Referenca: SKU001630

Botuesi: Helga's Secrets

Hipnoza ne praktikat klinike, Rick Voit, Molly Delaney

Hipnoza mund të përdoret për ta ndihmuar klientin të zhvillojë aftësi të relaksimit dhe përmirësimit të shëndetit, të orientojë dhimbjet fizike apo emocionale, të përmirësojë rendimentin. Gjithashtu, hipnoza mund të përdoret për të nxitur të pandërgjegjshmen që të veprojë ndërmjet seancave në një mënyrë trajtimi në gjendje të vetëdijshme.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)