• Banner

Ti je vërtetë i fortë, Jen Sincero

 Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë pará, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t’i arrish ato. Në thelb, ky libër të tregon si të krijosh jetën që e ke dashur gjithmonë me të vërtetë dhe si ta krijosh duke nisur nga tani.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Ti je vërtetë i fortë

Origjinali: You are a badass

Gjinia: Psikologji

Autori: Jen Sincero

Shqipëroi: Taulant Hatia

Shtëpia botuese: Bota Shqiptare

Viti: 2020

Fq. 300

Pesha: 0.390 kg

ISBN: 978-9928-00-458-1

Ky libër është në gjuhën shqipe

Mbi librin

Në këtë udhërrëfyes motivues e tepër zbavitës, autorja bestseller # 1 sipas gazetës New York Times dhe trajnerja e suksesshme që udhëton nëpër gjithë botën, Jen Sincero, na ofron 27 kapituj plot me histori frymëzuese dhe të hareshme, këshilla të urta, ushtrime të thjeshta dhe, aty-këtu, ndonjë sharje. Nëse je gati të bësh disa ndryshime serioze me jetën tënde, libri “Ti je vërtet i fortë” do të të vijë në ndihmë. Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë pará, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t’i arrish ato. Në thelb, ky libër të tregon si të krijosh jetën që e ke dashur gjithmonë me të vërtetë dhe si ta krijosh duke nisur nga tani.

Kur ta kesh përfunduar së lexuari librin “Ti je vërtet i fortë”, do të kuptosh pse je ai që je, si ta duash atë që nuk e ndryshon dot, si ta ndryshosh atë që nuk e do dhe si ta përdorësh forcën për të mposhtur pengesat e brendshme e të jashtme.

Detajet e librit
Bota Shqiptare

Referencat specifike

isbn
9789928004581
ean13
9789928004581
16 libra të tjera në këtë kategori:

A mund të jetë mendja e qetë?, Jiddu Krishnamurti

A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t’ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm?Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2932

Botuesi: Fan Noli

Te kesh apo te jesh, Erich Fromm

Ky libër është vazhdim i dy temave kryesore që kam shqyrtuar në disa punime të mëparshme. Së pari, në të unë kam vazhduar punën e nisur në fushën e psikoanalizës humaniste radikale, duke u përqendruar në analizën e egoizmit e të altruizmit si dy orientimet kryesore të karakterit.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Teoria e Frojdit, Erich Fromm

Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na...

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2685

Botuesi: Plejad

Cili është kompleksi yt, Pina Gorgoni, Paolo Nuci

Kjo guidë në formën e një fjalori, duke përdorur fjalët dhe shpjegimet e mjeshtërve të psikoanalizës dhe specialistëve të saj, është konceptuar si një përpjekje e parë e sistemit organik të doktrinës mbizotëruese mbi këtë argument, për t'i ardhur në ndihmë një lexuesi të interesuar për t'u qasur ndaj një kuptimi akoma dhe më të mirë.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ne gjendje

Ai më kërkon!, Isabelle Filliozat

Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Plejad

Interpretimi i ëndrrave, Sigmund Freud

Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.

Çmimi 10,20 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.

Çmimi 8,50 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)