Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
  • Ka mbaruar
Shkalla magjike drejt suksesit, Napoleon Hill
  • Shkalla magjike drejt suksesit, Napoleon Hill

Shkalla magjike drejt suksesit, Napoleon Hill

Minerva

Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. 

1 000 Lekë
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Shkalla magjike drejt suksesit

Origjinali: Magic ladder to success

Gjinia: Psikologji

Autori: Napoleon Hill

Shqipëroi: Fari Laçka

Shtëpia botuese: Minerva

Viti: 2020

Fq. 232

Pesha: 0.350 kg

ISBN: 978-9928-265-27-2

Mbi libri

Shkalla magjike drejt suksesit është klasiku i humbur i Napoleon Hill-it, dhe libri që parapriu bestsellerin Mendo dhe pasurohu. Kopja origjinale e tij është vlerësuar te mbi 40,000 $. Tashmë edhe ju mund të keni një riprodhim të versionit origjinal që zotërohet prej Fondacionit NapoleonHill. 

Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. Këto parime kyçe paraqesin etikën dhe veprimet të cilat u japin të gjithë atyre që i zbatojnë, fuqinë për t'u bërë liderë në fushën që zgjedhin. Hill-i argumenton se liderët nuk janë të lindur; ata formohen nga zakone shumë të ngjashme, të thjeshta dhe dinamike. 

Në këtë libër zbulohet një thesar dijesh. Hill-i ofron një udhë të përmbledhur, hap pas hapi, për të ngjitur shkallën e suksesit, një përparim që varet nga organizimi i proceseve mendore. Shkalla magjike drejt suksesit vlen të lexohet shumë herë dhe të zbatohet përgjatë jetës.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928265272
ean13
9789928265272
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001612

Botuesi: Plejad

Ç'kuptim mund të ketë jeta, Alfred Adler

"Ç'kuptim mund te kete jeta" është libri më popullor i Adlerit, ku kombinohet një udhëtim i plotë i punës së tij mbi zhvillimin personal të njeriut me një qasje praktike të kuptimit të saj. Duke u përqendruar mbi ato të cilat Adleri i quan "tre detyrat e jetës – martesa, puna dhe lidhjet shoqërore – autori eksploron çështje kyçe që ndikojnë në progresin e...
550 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2937

Botuesi: Toena

Pasion i pjesetuar, Mirela Sula

Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.
700 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Teoria e Frojdit, Erich Fromm

Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit.
600 Lekë
More
Në gjendje

Fëmija brenda nesh, Doğan Cüceloğlu

Libri “Fëmija Brenda Nesh” trajton formimin e marrëdhënieve mes fëmijës së brendshëm dhe prindit të brendshëm, llojet e tyre, ndjenjat, mendimet dhe sjelljet në përditshmëri.
800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001139

Botuesi: Ideart

Si t'i joshim gratë, F.T. Marinetti

Teksti ka formën e një traktati autobiografik mbi artin dashuror dhe lexohet me kënaqësi falë ironisë dhe frymës groteske me të cilën rrëfehen bëmat e këtij donzhuani futurist.
600 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Kam provuar gjithçka, Isabelle Filliozat

Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?...
800 Lekë
More
Në gjendje

Zhvillimi i trurit tek fëmijët, atashimi dhe të mësuarit, Marsela Tarelli

Punësimi i nënës në vitet e para kur fëmija ka nevojë për të si ajri që thith dhe këto që përmendëm më lart janë çështje që nuk konsiderohen problem në shoqërinë tonë. Nëse nuk investojmë për rrënjët nuk mund të hamë dot frutat më vonë. Maturimi i fëmijës varet plotësisht nga atashimi me nënën. Ky përfundim është arritur në sajë të studimeve të panumërta...
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001334

Botuesi: Te tjere

Psikovampirët, Hamid Peseschkian, Connie Voigt

Kurrë s'mund të kënaqet shefi, shoqja i di gjithnjë gjërat më mirë se ti, fqinji që ke përballë i fut hundët kudo...dhe nganjëherë mjafton vetë mendimi për një person që të ndihesh i rraskapitur dhe fare pa energji. Koncepti i psikovampirëve ndihmon për t'u ballafaquar me këta individë të vështirë.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Sekreti i shpirtit binjak, Arielle Ford

Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme.
800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Psikanaliza për fëmijë, Anna Freud

Në këtë libër janë shprehur pikëpamjet e Ana Frojdit për specifikën e psikanalizës për fëmijë dhe teknikën e saj, etapat e zhvillimit të fëmijës, tipet e psikopatologjisë fëminore, psikanaliza e fëmijërisë së hershme, problemet që lidhen me fantazitë fëminore dhe me agresionin, si dhe problemet e edukimit e të arsimimit.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Albas

Selfie, Will Storr

Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).
1 250 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2468

Botuesi: LIRA

Si ta kuptojme Frojdin, Zhak Seda

Libri "Si ta kuptojmë Frojdin" i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri.
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë...
1 000 Lekë
More
Ne gjendje