• Banner

As të parët, as të fundit, Esther Perel
  • As të parët, as të fundit, Esther Perel
  • As të parët, as të fundit, Esther Perel

As të parët, as të fundit, Esther Perel

Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë.

8,50 GBP
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: As të parët, as të fundit
Origjinali: The state of affairs
Gjinia: Psikologji
Autori: Esther Perel
Shqipëroi: Artan Miraka
Shtëpia botuese: Pegi
Viti: 2019
Fq. 346
Pesha: 0.402 kg.
ISBN: 978-9928-233-43-1

Fragment nga libri

Mjafton ky mëkat i vogël që t’i japë fund marrëdhënies së një çifti, lumturisë apo identitetit të tyre: një aferë. Por, edhe pse kaq e përhapur, kjo dukuri kuptohet fare pak. Ky libër nuk flet vetëm për mosbesnikërinë.

Aferat na mësojnë shumë për marrëdhëniet: çfarë presim, çfarë mendojmë se duam dhe çfarë na duket e drejtë. Ato janë një dritare unike nga mund të shihen qëndrimet tona personale dhe kulturore mbi dashurinë, epshin dhe besnikërinë.

Dua të nxis një bashkëbisedim mes jush dhe të dashurve tuaj për çështje të tilla si besnikëria dhe mirëbesimi, dëshira dhe përmallimi, xhelozia dhe posesiviteti, sinqeriteti dhe falja. Ju nxis të pyesni veten, të flisni për ato që nuk thuhen dhe të mos keni frikë të përballeni me korrektësinë seksuale dhe emocionale.

Na pëlqen apo jo, flirtimi është diçka që ndodh ngaherë. Dhe, pavarësisht se sa bojë është derdhur për të na këshilluar se si ta “mbrojmë nga tradhtia” marrëdhënien tonë, kjo nuk i ka mbajtur në fre as burrat dhe as gratë.

Mosbesnikëria ndodh në martesat e mira, në martesat e këqija, e madje edhe atje ku dënohet me vdekje. Ajo ndodh edhe në marrëdhëniet e hapura,ku seksi jashtëmartesor është negociuar me kujdes që më parë.

Dhe liria për t’u ndarë apo divorcuar nuk i ka nxjerrë ende nga moda gënjeshtrat. Pasi i kam hyrë thellë e më thellë kësaj teme, kam dalë në përfundimin që nuk ka asnjë të vërtetë të thjeshtë dhe asnjë tipologji gjithëpërfshirëse, që ta përshkruajë këtë sprovë të pasionit dhe të tradhtisë.

E vetmja gjë, që mund ta them me siguri, është se asgjë nga ato që do t’ju tregoj nuk është e stisur.

Komente mbi librin

“Esther Perel nuk kërkon t’ju bindë me fraza prekëse dhe ngushëlluese. Ajo përpiqet t’ju sjellë me këmbë në tokë dhe t’ju ndërgjegjësojë duke ngulmuar në rëndësinë e bashkëpunimit, të veprimeve e të fjalëve, si çelësa të një martese të lumtur.”

The New York Times

““As të parët, as të fundit” analizon mungesën e besnikërisë nga të gjitha pikëpamjet – personi që tradhtoi, personi i tradhtuar dhe pala e tretë – në përpjekje për të kuptuar se si mund t’i bëjmë më të qëndrueshme lidhjet moderne.”

Washington Post

”Esther Perel trajton me vërtetësi çmeritëse dhimbjen dhe rrëmujën që lind në lidhjet e krisura... Nëse martesa juaj gjendet në ujëra të turbullta, ky libër mund t’ju ndihmojë.”

The Guardian

“Pereli hedh idenë se një ndër faktorët kryesorë të mungesës së besnikërisë, sidomos në martesa në dukje të lumtura, është fakti që presim shumë nga bashkëshortët tanë. Presim, mbi të gjitha, të na ndihmojnë në rrugën drejt kërkimit të vetvetes...”

New York Post

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928233431
ean13
9789928233431
16 libra të tjera në këtë kategori:

Gratë e zgjuara përfundojnë të pasura, David Bach

Vetja juaj më e madhe do t'ju falënderojë.David Bach has në gjëra të komplikuara: si të organizosh një portofol, të mbash larg tatimpaguesit, të investosh në veten tënde dhe të fitosh më shumë, gjë që e bën këtë libër një nga më të mirët në përgjithësi.

Çmimi 11,90 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Te tjere

Maska, gjuha e trupit, Marion Mardodaj

"Maska" është një libër publicistik studimor. Bazohet në një traditë 100 vjeçare të studimit të gjuhës së trupit nga psikologët dhe antropologët më të shquar të të gjitha kohërave në këtë fushë, në literaturën më të fundit bashkëkohore dhe në vëzhgime e konstatime të përftuara në kontekstin shqiptar nga vetë autori.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001818

Botuesi: Pegi

Sekretet e suksesit, Malcolm Gladwell

Cili prind nuk do të dëshironte të dinte se cili është sekreti, e fshehta, që do ta bënte djalin apo vajzën e tij të suksesshme?...Ky libër është vërtet një "shpellë", në fund të së cilës mund të zbulosh një thesar të madh, një sekret të çmuar, që mund të ketë vlera të jashtëzakonshme për ty...

Çmimi 5,95 GBP
More
Ne gjendje

Botuesi: Living

Rregullat e reja të marketingut dhe PR-it, David Meerman Scott

Mësoni teknikat më të mira për të shkuar te blerësit në kohë reale, rritni shikueshmërinë e profileve dhe biznesit tuaj në internet dhe do të rritni edhe shitjet. Për profesionistët, sipërmarrësit, pronarët e një biznesi dhe profesorët e fushës, ky udhëzues ofron strategji të sigurta, që mund të zbatohen menjëherë.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Living

Bebe Made in France, Pamela Druckerman

Kur gazetarja amerikane, Pamela Drakermen, solli në jetë fëmijën e saj në Paris, nuk aspironte të ishte një prind parisian, por, krejt papritur, vërejti se fëmijët francezë fillonin të flinin gjithë natën që kur ishin dy apo tremuajsh. Ata hanin presh të gatuar. Prindërit e tyre pinin qetësisht kafe, ndërsa fëmijët luanin vetëm. Fëmijët francezë janë edhe...

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2233

Botuesi: Elta BS

Na ishte nje here nje lope, Camilo Cruz

Me porositë e librave të vet dr. Kruz, pa dyshim, do të ushtrojë ndikim të fuqishëm në botë. Ai është një nga autoritetet e prezantimit në opinion. Kamiloja në librat e vet paraqet urtinë, urtinë brilante, dhe një det njohurish me të cilët nxit njerëzit për të bërë ndryshime të shpejta dhe të dobishme.

Çmimi 5,10 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pema

33 strategjitë e luftës, Robert Greene

Duke përfshirë kulturat mbarëbotërore dhe duke sintetizuar dhjetëra tekste politike, filozofike dhe fetare, '33 Strategjitë e luftës' është një udhëzues gjithëpërfshirës për lojën delikate shoqërore të jetës së përditshme. 

Çmimi 17,00 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Si të flasim me këdo, Leil Lowndes

A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se "kanë gjithçka në dorë"? i shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë – qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare më të majme e vendbanimet më në modë.

Çmimi 10,20 GBP
More
Në gjendje

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)