• Banner

Psikopatologjia e jetës së përditshme, Zigmund Frojd
  • Psikopatologjia e jetes se perditshme, Zigmund Frojd
  • Psikopatologjia e jetës së përditshme, Zigmund Frojd

Psikopatologjia e jetës së përditshme, Zigmund Frojd

Kam më shumë se një arsye t'i kushtoj vëmendje kësaj analize të vogël, që e lashë përgjysmë dhe për të cilën i jam borxhli shokut tim të udhëtimit. Në radhë të parë, sepse në këtë rast më lejoi të ndiqja një pistë që, zakonisht, të tjerët ma kundërshtojnë.

9,91 CHF
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Psikopatologjia e jetës së përditshme
Origjinali: Zur Psychopathologie des Alltagslebens
Gjinia: Psikologji
Autori: Zigmund Frojd
Shqipëroi: Edit DibraRexhep HidaTamara Gjikondi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2006
Fq. 282
Pesha: 0.274 kg.
ISBN: 978-99943-52-01-2

Fragment nga libri

Kam më shumë se një arsye t'i kushtoj vëmendje kësaj analize të vogël, që e lashë përgjysmë dhe për të cilën i jam borxhli shokut tim të udhëtimit. Në radhë të parë, sepse në këtë rast më lejoi të ndiqja një pistë që, zakonisht, të tjerët ma kundërshtojnë.

Në të shumtën e rasteve jam i detyruar t'i huazoj nga vëzhgimi mbi vetveten shembujt e turbullimeve funksionale me origjinë psikike që ndodhin në jetën tonë të përditshme, të cilat i kam përmbledhur në këtë libër.

Kur bëhet fjalë për një material më të pasur që më ofrojnë pacientët e mi, përpiqem ta shmang, sepse kam frikë se mos më kundërshtojnë që dukuritë në fjalë janë plotësisht rezultate dhe shfaqje të neurozës.

Pra, është një rast me vlerë të veçantë për qëllimet që i kam vënë vetes, ai kur një person i huaj i shëndetshëm në planin nervor, paraqitet si objekt i një hetimi të tillë. Kjo analizë është shumë e rëndësishme për mua edhe nga një pikëpamje tjetër: për faktin se ajo hedh dritë në një rast harrese të një fjale të pashoqëruar me rikujtm zëvendësues, duke konfirmuar tezën që kisha vendosur paraprakisht, mbi atë që emergjenca apo mosshfaqja e kujtimeve të pasakta zëvendësuese nuk mund të japin bazën e një dallimi themelor midis kategorive të rastit.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789994352012
ean13
9789994352012
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000676

Botuesi: Ideart

Frojd, Nje hyrje e shkurter, Anthony Storr

Zigmund Frojdi revolucionarizoi mënyrën me të cilën ne mendojmë për vetveten. Nga fillesat e saj si një teori e neurozës, Frojdi e kthehu psikoanalizën në një psikologji të përgjithshme, e cila u pranua gjerësisht si mënyra mbizotëruese në diskutimin e personalitetit dhe marrëdhënieve ndërpersonale.

Çmimi 5,95 CHF
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2128

Botuesi: Fan Noli

Frojdi, Stefan Cvajg

Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: 2468

Botuesi: LIRA

Si ta kuptojme Frojdin, Zhak Seda

Libri "Si ta kuptojmë Frojdin" i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri.

Çmimi 9,91 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.

Çmimi 11,89 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Frika, Zigmund Frojd

Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU000659

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e suksesit, Dale Carnegie, vol. 3

Libri i tretë në mënyrë tematike e përmbledh problematikën me të cilën merret kjo trilogji dhe me udhëzimet e tij na drejton kah piedestalet e përsosmërisë individuale, deri te arritja e vetëbesimit dhe përfitimit të mjeshtërisë së oratorisë.

Çmimi 6,44 CHF
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Frika, Zigmund Frojd

Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Ideart

Ditari i një vajze anonime nga Viena

Me një rekomandim të denjë dhe vlerësues të Zigmund Frojdit vjen ky ditar i kësaj adoleshenteje që shkruan pjesë nga jeta e saj, por që është e ngjashme me jetën e gjithë bashkëmoshatareve të saj në të gjithë botën e siç duket në të gjitha kohërat, pasi në këtë tekst preket shpirti i vajzave në moshën që shkëputen nga lodrat për të hyrë në një botë të...

Çmimi 5,95 CHF
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001201

Botuesi: Te tjere

Arratisje nga liria, Eric Fromm

Humbja e unit, zëvendësimi i tij me një pseudoun e lë individin në një gjendje të thellë pasigurie. Ai është i mbërthyer nga dyshimi, mbasi duke qenë në thelb një refleks të asaj që të tjerët presin prej tij, në një farë mënyre ka humbur identitetin e vet.

Çmimi 5,95 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Divorci, Fanny Cohen Herlem

Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata   shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Botart

Nuk kuptohemi më!, Isabelle Filliozat

 Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar... 

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Si të përballemi me sprovat e jetës, Christopher Hamilton

Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne do të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon një qasje tjetër ndaj sprovave të jetës.

Çmimi 6,94 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2685

Botuesi: Plejad

Cili është kompleksi yt, Pina Gorgoni, Paolo Nuci

Kjo guidë në formën e një fjalori, duke përdorur fjalët dhe shpjegimet e mjeshtërve të psikoanalizës dhe specialistëve të saj, është konceptuar si një përpjekje e parë e sistemit organik të doktrinës mbizotëruese mbi këtë argument, për t'i ardhur në ndihmë një lexuesi të interesuar për t'u qasur ndaj një kuptimi akoma dhe më të mirë.

Çmimi 8,92 CHF
More
Ne gjendje

A mund të jetë mendja e qetë?, Jiddu Krishnamurti

A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t’ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm?Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Judu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje

Referenca: 2684

Botuesi: Toena

Mos e ler mendjen te ike, Mirela Sula

Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Shkenca e të jetuarit, Alfred Adler

Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni, lëvizjeje dhe impulsi të veçantë, si pjesë e shfaqur e një orientimi individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara mund të korrigjohen e të ndryshohen orientimet e njerëzve.

Çmimi 6,94 CHF
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Miracle morning, sekreti jo qa i dukshëm por i garantuar që të ndryshon jetën, Hal Elrod

Po sikur të zgjohesh nesër dhe çdo fushë e jetës tënde të fillojë të shndërrohet? Çfarë do të ndryshoje? Metoda “Miracle Morning” tashmë po shndërron jetën e dhjetëra mijëra njerëzve anembanë botës, duke u treguar si të zgjohen çdo ditë me më tepër energji, motivim dhe fokus, për ta ngritur jetën në një nivel të ri. Ka qenë këtu, para syve tanë, gjatë...

Çmimi 9,91 CHF
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)