Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Të gjithë artikujt më të shitur
Shakaja dhe lidhja e saj me të pavetëdijshmen, Zigmund Frojd
  • Shakaja dhe lidhja e saj me te pavetedijshmen, Zigmund Frojd
  • Shakaja dhe lidhja e saj me të pavetëdijshmen, Zigmund Frojd

Shakaja dhe lidhja e saj me të pavetëdijshmen, Zigmund Frojd

Fan Noli

Është e natyrshme se kush ka pasur ndonjëherë rastin të interesohet në literaturë e estetëve e të psikologëve se çfarë shpjegimi mund t'i jepet thelbit të shakasë, duhet të pranojë që përpjekjet filozofike nuk e kanë prekur atë në masën që e meriton, falë rolit që luan në jetën tonë shpirtërore.

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Shakaja dhe lidhja e saj me të pavetëdijshmen
Origjinali: Der Witz und seine Beziehung zum Unbewuβten
Gjinia: Psikologji
Autori: Zigmund Frojd
Shqipëroi: Myfit Mushi
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2006
Fq. 268
Pesha: 0.283 kg.
ISBN: 978-99943-52-02-9

Fragment nga libri

Është e natyrshme se kush ka pasur ndonjëherë rastin të interesohet në literaturë e estetëve e të psikologëve se çfarë shpjegimi mund t'i jepet thelbit të shakasë, duhet të pranojë që përpjekjet filozofike nuk e kanë prekur atë në masën që e meriton, falë rolit që luan në jetën tonë shpirtërore.

Vetëm pak mendimtarë janë interesuar deri në thellësi për problemet e shakasë. Ç'është e vërteta, midis atyre që janë marrë me studimin e shakasë, ka emra të ndritur si ai i shkrimtarit Jean Paul (Fr. Rihter) dhe i filozofëve Th. Vischer, Kuno Fischer dhe Th. Lipps; por edhe këta autorë temën e shakasë e kanë lënë në plan të dytë, ndërsa interesi kryesor i studimit përqendrohet në problemin më të gjerë e më joshës të komikes.

Duke studiuar këtë literaturë, të krijohet përshtypja sikur është krejtësisht e pamundur që shakaja të trajtohet jashtë lidhjës së saj me komiken. Sipas Th. Lippsit, shakaja është "komikja plotësisht subjektive" dmth një komike "që e prodhojmë vetë, që ka të bëjë me sjelljen tonë si të tillë, dhe ndaj së cilës ne jemi subjekt që i përkasim asaj, por kurrë objekt dhe as objekt vullnetar".

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789994352029
ean13
9789994352029
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Minerva

Psikologjia e Parasë, Morgan Housel

Paraja - investimi, financat personale dhe vendimet e biznesit - zakonisht mësohet si një fushë e bazuar në matematikë, ku të dhënat dhe formulat na tregojnë saktësisht se çfarë të bëjmë. Megjithatë, në jetën reale njerëzit nuk i marrin vendimet financiare në kompjuter.
1 200 Lekë
More

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.
700 Lekë
More

Fëmija brenda nesh, Doğan Cüceloğlu

Libri “Fëmija Brenda Nesh” trajton formimin e marrëdhënieve mes fëmijës së brendshëm dhe prindit të brendshëm, llojet e tyre, ndjenjat, mendimet dhe sjelljet në përditshmëri.
800 Lekë
More

Referenca: 2937

Botuesi: Toena

Pasion i pjesetuar, Mirela Sula

Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001205

Botuesi: Te tjere

Tri ese mbi teorinë seksuale, Sigmund Freud

Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.
600 Lekë
More

Botuesi: Botart

Vetëvlerësimi i fëmijëve 0 – 6 vjeç, Danielle Laporte

Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.
400 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Përtej parimit të kënaqësisë, Zigmund Frojd

Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Miracle morning, sekreti jo qa i dukshëm por i garantuar që të ndryshon jetën, Hal Elrod

Po sikur të zgjohesh nesër dhe çdo fushë e jetës tënde të fillojë të shndërrohet? Çfarë do të ndryshoje? Metoda “Miracle Morning” tashmë po shndërron jetën e dhjetëra mijëra njerëzve anembanë botës, duke u treguar si të zgjohen çdo ditë me më tepër energji, motivim dhe fokus, për ta ngritur jetën në një nivel të ri. Ka qenë këtu, para syve tanë, gjatë...
1 000 Lekë
More

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.
900 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Frika, Zigmund Frojd

Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Interpretimi i ëndrrave, Zigmund Frojd

Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoftë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thënies: "Mu bë në ëndërr sikur...".
1 500 Lekë
More