Mbi letërsinë dhe artet, Zigmund Frojd
  • Mbi letersine dhe artet, Zigmund Frojd
  • Mbi letërsinë dhe artet, Zigmund Frojd

Mbi letërsinë dhe artet, Zigmund Frojd

Fan Noli

Krijuesi bën të njëjtën gjë si fëmija që luan. Ai krijon një botë të fantazuar, të cilën e merr shumë seriozisht, dmth. e trajton me pasion të madh duke e ndarë qartë nga realiteti. 

1 000 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mbi letërsinë dhe artet
Origjinali: Bildende Kunst und Literatur
Gjinia: Psikologji
Autori: Zigmund Frojd
Shqipëroi: Gaqo KarakashiHaxhire LuliRexhep Hida
Shtëpia botuese: Fan Noli
Viti: 2015
Fq. 296
Pesha: 0.318 kg.
ISBN: 978-99943-52-00-5

Fragment nga libri

Krijuesi bën të njëjtën gjë si fëmija që luan. Ai krijon një botë të fantazuar, të cilën e merr shumë seriozisht, dmth. e trajton me pasion të madh duke e ndarë qartë nga realiteti. Gjuha e fikson këtë afri të lojës së fëmijës me krijimin poetik kur veprimtari të tilla krijuese që orientohen nga objektet e kapshme dhe që mund të zbatohen, i quan lojëra: lojë gazmore, lojë tragjike dhe personin që interpreton, e quan lojëtar të shfaqjes (aktor).

Por nga bota artisike joreale dalin pasoja shumë të rëndësishme për teknikën artistike, sepse shumë gjëra që si objekte reale nuk do të na jepnin kënaqësi, në kuadrin e lojës së fantazisë për dëgjuesin dhe shikuesin e krijuesin bëhen burime kënaqësie, megjithëse në fakt janë ngacmime munduese.

Për shkak të një lidhjeje tjetër le të ndalemi për një çast te kontradikta midis realitetit dhe lojës! Kur fëmija rritet dhe pushon së luajturi kur gjatë dhjetëvjeçarëve, megjithë seriozitetin e nevojshëm, ai është përpjekur të kapë shpirtërisht realitetet e jetës, një ditë prej ditëve mund të bjerë në një gjendje shpirtërore që rithekson kundërshtinë midis lojës dhe realitetit.

I rritur kujton se me çfarë serioziteti të madh ushtronte dikur lojërat fëminore dhe teksa barazon veprimtaritë e tij gjoja serioze me ato lojëra fëminore, flak tej hallet e rënda të jetës dhe arrin përftimin e kënaqësisë së butë te humori.

Detajet e librit
Fan Noli

Referencat specifike

isbn
9789994352005
ean13
9789994352005
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Vetëvlerësimi i fëmijëve 0 – 6 vjeç, Danielle Laporte

Vetëvlerësimi është siguria e brendshme e vlerave që mbartim, ndërgjegjia e të qenit një qenie e pashoqe, një njeri me pika të forta e kufij. Vetëvlerësimi lidhet fort me perceptimin që kemi ndaj vetes. Që nga lindja e deri në moshën 6 vjeçare, fëmijët krijojnë një imazh rreth vetes, duke i vëzhguar e duke i dëgjuar prindërit.
400 Lekë
More

Botuesi: Te tjere

Lavdërim i disiplinës, Bernhard Bueb

Libri i pedagogut dhe filozofit të shquar gjerman Bernhard Bueb (lindur në 1938), i përkthyer në disa gjuhë tani po sheh dritën e botimit edhe në Shqipëri. Një libër serioz shumë i vlefshëm, për të mos thënë i domosdoshëm dhe aktual, për t'u lexuar.
600 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Miracle morning, sekreti jo qa i dukshëm por i garantuar që të ndryshon jetën, Hal Elrod

Po sikur të zgjohesh nesër dhe çdo fushë e jetës tënde të fillojë të shndërrohet? Çfarë do të ndryshoje? Metoda “Miracle Morning” tashmë po shndërron jetën e dhjetëra mijëra njerëzve anembanë botës, duke u treguar si të zgjohen çdo ditë me më tepër energji, motivim dhe fokus, për ta ngritur jetën në një nivel të ri. Ka qenë këtu, para syve tanë, gjatë...
1 000 Lekë
More

Referenca: 2937

Botuesi: Toena

Pasion i pjesetuar, Mirela Sula

Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.
700 Lekë
More

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.
1 500 Lekë
More

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...
900 Lekë
More

Botuesi: Onufri

Ti je ajo çfarë vesh, Jennifer Baumgartner

Nëse gardëroba juaj nuk ju pëlqen, mos shkoni të blini një veshje tjetër, por blini këtë libër! "Ti je ajo çfarë vesh" është një qasje e mprehtë, informuese dhe aktuale për mënyrën e të veshurit, kur nuk keni stilistin tuaj të famshëm.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Dritan Tirana

Psikologjia dhe Besimi, Carl Gustav Jung

Duke përdorur një sasi të konsiderueshme materiali prej letërsisë së lashtë dhe mesjetare gnostike, alkimike dhe të okultit, ai diskuton simbolizmat fetarë të proceseve të pavetëdijes dhe vazhdimësinë e mundshme të formave fetare, që janë shfaqur dhe rishfaqur gjatë shekujve.
560 Lekë
More

Referenca: SKU000220

Botuesi: Cabej

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh, Leo Buscaglia

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh është një përmbledhje e mrekullueshme e leksioneve të Dr. Buscaglia, të mbajtura gjatë viteve 1970 dhe 1981. Ky libër është  një thesar frymëzues për ata që janë të gatshëm të pranojnë sfidën e jetës dhe të përfitojnë nga mrekullia e dashurisë.
790 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Praktika dhe teoria e psikologjisë individuale, Alfred Adler

Alfred Adler ishte mjek austriak, psikolog dhe themelues i shkollës individuale të psikologjisë. Në bashkëpunim me Sigmund Frojdin dhe një grup të vogël nga kolegët e Frojdit, Adler ishte në mesin e bashkëthemeluesit të lëvizjes psikanalitike si një anëtar kryesor i Shoqërisë Psikanalitike në Vjenë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Morava

Ta shohësh diellin në sy, Irvin D. Yalom

Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu sicc përballemi me frikërat e tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

Si mendojnë njerëzit e suksesshëm, John C. Maxwell

 Do të mësoni si të kapni kuadrin e gjerë, ndërkohë që fokusoheni te të menduarit. Do të gjeni si të rrisni potencialin krijues, të zhvilloni idetë dhe të nxirrni mësime nga e shkuara për të kuptuar më mirë të ardhmen. Me këto njëmbëdhjetë çelësa për të menduarin më efikas, do ta shihni shumë qartë rrugën drejt suksesit personal. 
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001150

Botuesi: Dituria

Totem dhe Tabu, Sigmund Freud

Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh.
700 Lekë
More

Referenca: SKU001205

Botuesi: Te tjere

Tri ese mbi teorinë seksuale, Sigmund Freud

Pak shkrime të shekullit tonë kanë patur një ndikim kaq të fortë mbi zakonet, pedagogjinë, pra me fjalë të tjera mbi mënyrën tonë të trajtimit të seksualitetit dhe jetës, sa ky parashtrim i qartë i rëndësisë së madhe të seksualitetit në jetën psikike të njeriut.
600 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Plejad

Interpretimi i ëndrrave, Sigmund Freud

Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Frika, Zigmund Frojd

Frika përfaqëson në vetvete diçka që mund të ndihet. Ne atë e quajmë gjendje afektive, ndonëse po ashtu nuk e dime ç'do të thotë afekt. Si ndjesi, frika karakterizohet nga një shenjë fare e qartë e diçkaje të pakëndshme, por me kaq nuk merr fund cilësia e saj: jo çdo gjë që ka karakterin e të pakëndshmes mund ta quajmë frikë.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 1

Gjithë origjinaliteti i kësaj vepre, ku do ta përqendrojë vëmendjen lexuesi, shpjegohet me kushtet e lindjes së saj. Në leksione nuk ka mundësi të ruhet qetësia dhe gjakftohtësia e një traktati shkencor. Veç kësaj, para lektorit del detyra për ta tërhequr vëmendjen e dëgjuesit gjatë dy orëve.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 2

Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.
800 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Psikoanaliza fëminore, Zigmund Frojd

Vështirësia për të kryer në mënyrë të mjaftueshme disa vëzhgime, të cilat po i shtjelloj, ka ardhur si rrjedhojë e faktit se prindërit janë të prekur prej verbërisë në lidhje me këta interesa të fëmijëve, ose prej faktit se, duke mos mundur te shtiren se nuk i vënë re, përpiqen t'i mbysin.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Interpretimi i ëndrrave, Zigmund Frojd

Kur bëjmë studimin shkencor të ëndrrave, nisemi nga supozimi se ëndrra është fryt i veprimtarisë sonë shpirtërore, por sidoqoftë një ëndërr e gatshme na paraqitet si diçka e huaj, për krijimin e së cilës na duket se s'kemi gisht fare, gjë që e shprehim me anë të thënies: "Mu bë në ëndërr sikur...".
1 500 Lekë
More