• Banner

  • Mjaft menduat, filloni te jetoni, Richard Carlson

Mjaft menduat, filloni të jetoni, Richard Carlson

Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon? Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla..." ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin në çdo ditë të jetës suaj.

7,77 
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mjaft menduat, filloni të jetoni: mënyra të thjeshta për të larguar mendimet negative dhe për të zbuluar lumturinë afatgjatë
Origjinali: Stop thinking, start living
Gjinia: Psikologji
Autori: Richard Carlson
Shqipëroi: Oriola Pampuri
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2016
Fq. 222
Pesha: 0.231 kg.
ISBN: 978-9928-06-140-9

Mbi librin

Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon? Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla..." ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin në çdo ditë të jetës suaj.

Duke përdorur mençuri praktike dhe strategji të thjeshta, me qëllimin për të ndryshuar perspektivën tuaj njëherë e mirë, ju nuk do të luftoni më me ndjenjat tuaja dhe do të vazhdoni të bëni përpara në jetë. Pra: Jepini lamtumirën gjendjes së dëshpëruar, jetoni çastin dhe çlirojeni hovin e lumturisë suaj.

Librat e Richard Carlsonit kanë mbajtur majat e klasifi kimeve për dekada me radhë. Libri i tij i famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla...", që vazhdon të ribotohet në amerikë dhe jashtë saj, është botuar në 135 shtete.

Komente mbi librin

"Ky është libri që jua rekomandoj të gjithë miqve të mi që kanë rënë në depresion; ata do të fi llojnë të ndihen më mire që pas faqes së tretë!"

Julian Clary

"Një ndër gurutë e para që ofron ndihmë për të mbrojtur synimet fi snike të vetëplotësimit, kënaqësisë personale dhe lumturisë."

Independent

Mbi autorin

Richard Carlson (1961 – 2006) psikoterapist, shkrimtar dhe ligjërues, amerikan u bë famshëm nëpërmjet librit të botuar në vitin 1997 "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla...". Kjo vepër konsiderohet si një nga librat më të lexuar në amerikë.

Richard Carlson u lind dhe u rrit në Bay Area – Piedmonte Kaliforni. Diplomën bachelor e mori në Universitetin Pepperdine Malibu, ndërsa doktoraturën në Psikologji e mbrojti
në Universitetin e Sierras.

U njoh me Kristine [Kris] Anderson në vitin 1981, kur ishin studentë. Mbas përfundimit të studimeve krijuan së bashku studion e këshillimit. Carlson shkroi shumë libra mbi ritmet dhe cilësinë e jetës, psikologjinë dhe terapinë. Disa prej këtyre librave janë në bashkëautorësi edhe me Kristinen.

Vdiq nga një emboli pulmonare gjatë një fl uturimi nga San Francisko në Nju Jork, ndërsa shkonte për të ligjëruar për librat e tij. Tani veprat e Carlsonit i boton dhe promovon Kristine.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928061409
ean13
9789928061409
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

Çmimi 6,66 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 2

Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.

Çmimi 8,88 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Teoria e Frojdit, Erich Fromm

Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t'ju ecë fati, atëherë puna ndryshon.

Çmimi 5,55 
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Bindja ndaj autoritetit, Stanley Milgram

"Eksperimentet e Stenli Milgramit rreth bindjes ndaj autoritetit dashakeqës, na rezultojnë të jeně ndër studimet më të rëndësishme te realizuara nga ky brez... Cilesia e interpreţimeve në libër është kaq e lartë, saqë e ngre atë në një nivel të tille ge mund ta quajmë pa hezitim, edhe si letërsi, edhe si shkencë".

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Psikologjia analitike, Carl Gustav Jung

Në shoqërinë primitive kanë ekzistuar dy tipa të njerëzve të fortë. Njëri prej tyre është udhëheqësi më i fuqishëm dhe i fortë fizikisht se të gjithë rivalët e tij, tjetri është shamani, një besnik i kultit, jo i fortë në vetvete, por për shkak të pushtetit që kanë projektuar për të njerëzit.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Psikologji praktike, Tomor H. Kokalari

Libri që keni në dorë, është një përpunim rrënjësor që i është bërë librit të përmendur më sipër, jo vetëm në formë, por edhe në përmbajtje, një përshtatje e tij për publikun tonë. Ky libër shërben për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet njerëzve, përmirësimin e tyre duke u mbështetur në psikologjinë e njeriut.

Çmimi 5,55 
More
Ka mbaruar

Ai më kërkon!, Isabelle Filliozat

Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.

Çmimi 8,88 
More
Artikujt e fundit në gjendje
Përshtypjet (0)