Titulli: Prova e gjallë e parajsës, udhëtimi i një neurokirurgu në jetën e përtejme
Origjinali: Proof of Heaven
Gjinia: Psikologji
Autori: Eben Alexander
Shqipëroi: Anxhela Çikopano
Shtëpia botuese: Morava
Viti: 2013
Fq. 216
Pesha: 0.261 kg.
ISBN: 978-9928-169-24-5
Mbi librin
Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Eben Alexander ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Alexanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në kushtet e stresit.
Derisa vetë truri i doktor Alexanderit u sulmua nga një sëmundje e rrallë. Pjesa që kontrollon mendimin dhe emocionet (ajo që në thelb na bën njerëz) ishte shuar krejt. Për shtatë ditë, ai u zhyt në gjendje kome. Pastaj, kur doktorët sugjeruan t'i ndërpriteshin mjekimet, sytë e Alexanderit u hapën. Ai ishte kthyer sërish.
Rimëkëmbja e Alexanderit është një mrekulli mjekësore. Por, mrekullia e vërtetë e rrëfimit të tij fshihet diku tjetër. Teksa trupi dergjej në gjendje kome, Alexanderi kreu një udhëtim përtej kësaj bote dhe takoi një qenie engjëllore, që e udhëhoqi në sferën më të thellë të ekzistencës, jashtë trajtës trupore. Atje takoi dhe foli me burimin Hyjnor të vetë universit.
Historia e Alexanderit nuk është fantazi. Para se të ndërmerrte udhëtimin e tij, ai nuk gjente dot pika takimi mes dijeve mbi neuroshkencën dhe besimeve rreth Parajsës, Zotit apo shpirtit. Sot, Alexander është një mjek që beson se shërimi i vërtetë mund të arrihet vetëm kur kuptojmë se Zoti e shpirti janë të vërtetë dhe se vdekja nuk është fundi i ekzistencës së dikujt, por vetëm me një fazë kalimtare.
Kjo histori lë mbresa të thella, pavarësisht se kujt i ka ndodhur. Kur ta lexosh, do të të ndryshojë gjithë jeta.
Mbi autorin
Dr. Eben Alexander këto 25 vitet e fundit ka qenë neurokirurg dhe akademik, në karrierën e të cilit përfshihen 15 vite punë në Brigham and Women's Hospital, Hospital dhe Harvard Medical School në Boston.