• Banner

Rritja e vajzave, Steve Biddulph
  • Rritja e vajzave, Steve Biddulph

Rritja e vajzave, Steve Biddulph

Vajzëria është një mision, një udhëtim për të grumbulluar dijen e nevojshme për të qenë grua. Ne jemi udhërrëfyesit e bijave tona në këtë kërkim. Për ta bërë këna na nevojiten udhërrëfyes të mirë, shembuj të mirë dhe sy të kthjellët.

800 Lekë
Sasia
Në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Rritja e vajzave, si ta ndihmoni vajzën tuaj të rritet e lumtur, e shëndetshme dhe e fortë
Origjinali: Raising girls
Gjinia: Psikologji
Autori: Steve Biddulph
Shqipëroi: Artan Miraka
Shtëpia botuese: Botart
Viti: 2013
Fq. 228
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-116-54-3

Koment nga autori

Rritja e vajzave të forta nis që në moshë të njomë. Ne duhet t'i duam shumë ato dhe t'i luftojmë forcat që i demoralizojnë. Ne duhet të bëjmë zgjedhje të mira, sepse bota e sotme nuk do t'ia dijë shumë për vajzat dhe i sheh thjesht si një mënyrë për të fituar para. Sigurisht, disa gjëra janë të përjetshme. Vajzave u duhet të jenë gjithnjë të forta.

Vajzëria është një mision, një udhëtim për të grumbulluar dijen e nevojshme për të qenë grua. Ne jemi udhërrëfyesit e bijave tona në këtë kërkim. Për ta bërë këna na nevojiten udhërrëfyes të mirë, shembuj të mirë dhe sy të kthjellët.

Mbase vajza jote është vetëm një foshnjë. Mbase është në moshën e adoleshencës. Por, pavarësisht moshës së saj, shpresoj që ky libër të të frymëzojë për ta bërë botën një vend më të mirë për të dhe për të gjitha vajzat. Shpresoj gjithashtu që ky libër të të ndihmojë t'i japësh asaj gjithë dashurinë që ndien për të.

Mbi autorin

Steve Biddulph, i lindur në Angli më 1953, është autor australian, aktivist dhe psikolog shumë i njohur. Botimet e tij kanë një ndikim të madh në botë, kryesisht në fushën e psikologjisë për fëmijë dhe prindërimit. Librat e Biddulph janë botuar në miliona kopje në 31 gjuhë dhe janë përcjellë me interes të jashtëzakonshëm nga lexuesit dhe specialistët.

Së bashku me familjen aktualisht jeton në Tasmania – Australi. Disa nga librat më të njohur të autorit janë: Rritja e vajzave, Rritja e djemve, Sekreti i fëmijëve të lumtur.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928116543
ean13
9789928116543
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001862

Botuesi: Botart

Mirekuptimi me familjen, Amy Lynch

Askush nuk është më afër zemrës tënde sesa njerëzit e familjes. Prandaj nëse kuptoheni dhe shkoni mirë me njëri-tjetrin, kjo mund t'i bëjë ditët tuaja t'ju duken më të ndritshme dhe gropat gjatë rrugës më të lehta për t'u kaluar.

Çmimi 500 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: 2241

Botuesi: Botart

Libri i disiplinës, William Sears, Martha Sears

Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t'i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.

Çmimi 1 500 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: 2508

Botuesi: Plejad

Zbulimi i fëmijës, Maria Montesori

Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.

Çmimi 900 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Botart

Rritja e djemve, Steve Biddulph

Botimi i parë i këtij libri që keni në duar ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, përdorur dhe lexuar shumë.

Çmimi 800 Lekë
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Bota Shqiptare

Ti je vërtetë i fortë, Jen Sincero

 Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë pará, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t’i arrish ato. Në thelb, ky libër...

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Divorci, Fanny Cohen Herlem

Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata   shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2545

Botuesi: Plejad

Psikologjia e inteligjencës, Jean Piaget

Jean Piaget, psikolog zviceran, pioner i studimeve mbi zhvillimin e fëmijëve, që me veprën e tij të njohur në mbarë botën, arriti të ketë një ndikim dhe një efekt të thellë në fushën e psikologjisë, sociologjisë, edukimit dhe ligjit. 

Çmimi 600 Lekë
More
Ne gjendje

Botuesi: Fan Noli

Gjuha e harruar, Erich Fromm

Të gjithë ne shohim ëndrra, por nuk i kuptojmë ato. Gjuha simbolike është një gjuhë, në të cilën përvojat, ndjenjat dhe mendimet intime shprehen sikur të ishin përvoja apo ngjarje të të tjerëve. Kjo gjuhë mbështetet në një logjikë, ku kategori themelore nuk janë hapësira dhe koha, por intensiteti dhe asosiacioni.

Çmimi 800 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001334

Botuesi: Te tjere

Psikovampirët, Hamid Peseschkian, Connie Voigt

Kurrë s'mund të kënaqet shefi, shoqja i di gjithnjë gjërat më mirë se ti, fqinji që ke përballë i fut hundët kudo...dhe nganjëherë mjafton vetë mendimi për një person që të ndihesh i rraskapitur dhe fare pa energji. Koncepti i psikovampirëve ndihmon për t'u ballafaquar me këta individë të vështirë.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001616

Botuesi: Plejad

Arratisje nga liria, Erich Fromm

Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern.

Çmimi 800 Lekë
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 900 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Qiell, Mieko Kawakami

Këto portretizime të rralla e realiste të bullizimit barazpeshohen me teksturën e shfaqjes së debateve filozofike e fetare lidhur me shqetësimin e dhunës ndaj së cilës të dobëtit janë subjekt.

Çmimi 1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Teoria e Frojdit, Erich Fromm

Madhështia e zbulimit të Frojdit qëndron në faktin se ai përhapi metodën e gjetjes së të vërtetës në atë sferë, në të cilën njeriu më përpara nuk e kishte një mundësi të tillë. Në këtë libër do të flas hollësisht për zbulimet më të mëdha të Frojdit.

Çmimi 600 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2684

Botuesi: Toena

Mos e ler mendjen te ike, Mirela Sula

Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.

Çmimi 700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Minerva

Shkalla magjike drejt suksesit, Napoleon Hill

Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. 

Çmimi 1 000 Lekë
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)