• Banner

  • Ka mbaruar
Interpretimi i endrrave, Sigmund Freud
  • Interpretimi i endrrave, Sigmund Freud

Interpretimi i ëndrrave, Sigmund Freud

Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret.

12,49 
Sasia
Ka mbaruar

Përshkrimi

Titulli: Interpretimi i ëndrrave
Origjinali: Die Traumdeutung
Gjinia: Psikologji
Autori: Sigmund Freud
Shqipëroi: Ergys Petriti
Shtëpia botuese: Plejad
Viti: 2015
Fq. 572
Pesha: 0.578 kg.
ISBN: 978-99927-963-8-9

Koment nga autori

Në këtë vëllim jam përpjekur të bëj një paraqitje të interpretimit të ëndrrave dhe me këtë nuk e kam kapëcyer, besoj, sferën e interesit që mbulon neuropatologjia. Sepse kërkimi psikologjik tregon se ëndrra është formacioni i parë i një grupi fenomenesh anormale psikike, formacionet e tjera të të cilit, të tilla si fobitë histerike, fiksimet dhe deliret, janë ato që për arsye praktike i interesojnë kryesisht mjekut.

Siç do të shihet në vijim, ëndrrat nuk mund të pretendojnë po kaq rëndësi praktike; por vlera e tyre teorike si paradigmë, nga ana tjetër, është përpjestueshmërisht më e madhe. Çdokush që ka dështuar të shpjegojë origjinën e imazheve onirike, zor se mund të shpresojë të kuptojë fobitë, fiksimet dhe deliret apo të ndërhyjë mbi to në mënyrë terapeutike.

Por e njëjta bashkëlidhje që është përgjegjëse për rëndësinë e subjektit, duhet fajësuar edhe për mangësitë e punimit të tanishëm. Pikëthyerjet ku ndërpritet aq shpejt parashtrimi im s'janë tjetër veçse pikat e shumta të kontaktit mes problemit të formimit të ëndrrave dhe problemeve më të gjera të psikopatologjisë.

Këto nuk mund të trajtohen këtu, por nëse do të ma lejojë fuqia dhe nëse më bie në dorë material i mëtejshëm, ato do të përbëjnë lëndën për një punë të mëvonshme.

Detajet e librit
Plejad

Referencat specifike

isbn
9789992796389
ean13
9789992796389
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU000676

Botuesi: Ideart

Frojd, Nje hyrje e shkurter, Anthony Storr

Zigmund Frojdi revolucionarizoi mënyrën me të cilën ne mendojmë për vetveten. Nga fillesat e saj si një teori e neurozës, Frojdi e kthehu psikoanalizën në një psikologji të përgjithshme, e cila u pranua gjerësisht si mënyra mbizotëruese në diskutimin e personalitetit dhe marrëdhënieve ndërpersonale.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: SKU001150

Botuesi: Dituria

Totem dhe Tabu, Sigmund Freud

Totem dhe tabu është një nga veprat më të mëdha klasike të psikologjisë. Tabuja është lehtësisht e kuptueshme, sepse, siç shkruante Frojdi në Parathënie, “tabuja ekziston ende midis nesh”. Totemi është  më pak i qartë, sepse është më larg nesh.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Referenca: 2128

Botuesi: Fan Noli

Frojdi, Stefan Cvajg

Por Frojdit i intereson vetëm sinqeriteti dhe jo mirësjellja. Ai ka rënë në disa gjurmë dhe i ndjek ato. Pikërisht drithma e kolegëve provon se padashur ai e ka vënë gishtin në vendin e sëmurë, e ka prekur nervin e çështjes me të parën.

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Referenca: 2468

Botuesi: LIRA

Si ta kuptojme Frojdin, Zhak Seda

Libri "Si ta kuptojmë Frojdin" i propozon lexuesit të hyjë në atelienë e Frojdit dhe ta ndjekë atë në gjetjet, endjet apo shpërthimet e tij, në kërkimet apo përparimet e tij, duke rindërtuar gjenezën e zbulimeve më vendimtare që ai bëri.

Çmimi 10,41 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001616

Botuesi: Plejad

Arratisje nga liria, Erich Fromm

Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern.

Çmimi 8,33 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Referenca: 2263

Botuesi: Plejad

Cifti i dashuruar, Leo Buscaglia

I njohur si libri më popullor i sociologut të madh amerikan, Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.

Çmimi 11,45 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është vërtet dashuria art? Në qoftë se po, atëherë ajo kërkon punë dhe dijeni. Nëse ajo nuk është gjë tjetër veçse një ndjesi e këndshme, përjetimi i së cilës është diçka e rastësishme, një gjendje që e provoni po t'ju ecë fati, atëherë puna ndryshon.

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Divorci, Fanny Cohen Herlem

Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata   shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na...

Çmimi 14,57 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)