• Banner

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan.

8,50 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Mendo dhe bëhu i pasur
Origjinali: Think and Grow Rich
Gjinia: Psikologji
Autori: Napoleon Hill
Shqipëroi: Erion BalliAida (Asimi) Balli
Shtëpia botuese: OMSCA – 1
Viti: 2014
Fq. 312
Pesha: 0.366 kg.
ISBN: 978-9928-132-47-5 

Mbi librin

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë që duan.

Hilli studioi karakteristikat e këtyre njerëzve të suksesshëm dhe zbuloi 16 "ligjet" që duhen zbatuar nga njerëzit për të arritur suksesin në jetë. "Mendo dhe bëhu i pasur" i ka përmbledhur këto ligje në 13 parime, në formën e një filozofie personale.

Mbi autorin

Napoleon Hill, shkrimtar amerikan (1883-1970) u rrit në një familje e vobektë, Në moshën 13-vjeçare Napoleoni filloi të shkruante për një gazetë lokale dhe të ardhurat i përdorte për financimin e shkollimit të tij juridik.

Kthesa në jetën e Hillit ndodhi më 1908, kur ai i bëri një intervistë me industrialistin më të pasur të asaj kohe në Amerikë, Andrew Carnegie-in. Carnegie besonte se udha e suksesit mund të shprehej me një formulë të thjeshtë.Ai e angazhoi Hillin që të intervistonte 500 persona që kishin arritur të bëheshin milionerë, për të zbuluar formulën e suksesit të tyre.

Hilli studioi njerëzit më të njohur të kohës në botën perëndimore, si: Thomas Edison, Alexander Graham Bell, Henry Ford, Elmer Gates, John D. Rockefeller, Charles M. Schwab, F. W. Woolworth, William Wrigley Jr., John Wanamaker, William Jennings, Theodore Roosevelt, Woodrow Wilson etj.Projekti i ndërmarrë zgjati më se 20 vjet, kohë gjatë së cilës ai punonte si këshilltar i Andrew Carnegie-t.

Më 1937, pas një periudhe katërvjeçare si këshilltar i presidentit Franklin D. Roosevelt, u botua vepra më e njohur e Hillit "Mendo dhe bëhu i pasur", një ndër librat më të kërkuar në botë. Sipas revistës "Forbes" (mars 2011) "ky libër është shitur në më shumë se 70 milionë kopje që prej botimit të tij të parë në vitin 1937 dhe vazhdon të shitet vrullshëm edhe sot".

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928132475
ean13
9789928132475
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Referenca: 2516

Botuesi: Pegi

Mjetet, Phil Stutz, Barry Michels

Një libër revolucionues mbi rritjen personale që paraqet pesë mjete të efektshme për të ndryshuar jetën tuaj. Mjetet i jep zgjidhje problemit më të madh që kanë pacientët e psikoterapisë: pritja pambarimisht e gjatë për të nisur ndryshimin e jetës së tyre.

Çmimi 7,23 GBP
More
Ne gjendje

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

Çmimi 5,10 GBP
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Fan Noli

Shkenca e të jetuarit, Alfred Adler

Psikologjia individuale e shikon jetën e njeriut si një të tërë duke mbajtur qëndrim ndaj çdo reaksioni, lëvizjeje dhe impulsi të veçantë, si pjesë e shfaqur e një orientimi individual jetësor. Shkenca jonë ka lindur nga domosdoshmëria praktike, sepse me ndihmën e njohurive të caktuara mund të korrigjohen e të ndryshohen orientimet e njerëzve.

Çmimi 5,95 GBP
More
Ka mbaruar

Referenca: SKU001630

Botuesi: Helga's Secrets

Hipnoza ne praktikat klinike, Rick Voit, Molly Delaney

Hipnoza mund të përdoret për ta ndihmuar klientin të zhvillojë aftësi të relaksimit dhe përmirësimit të shëndetit, të orientojë dhimbjet fizike apo emocionale, të përmirësojë rendimentin. Gjithashtu, hipnoza mund të përdoret për të nxitur të pandërgjegjshmen që të veprojë ndërmjet seancave në një mënyrë trajtimi në gjendje të vetëdijshme.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Bindja ndaj autoritetit, Stanley Milgram

"Eksperimentet e Stenli Milgramit rreth bindjes ndaj autoritetit dashakeqës, na rezultojnë të jeně ndër studimet më të rëndësishme te realizuara nga ky brez... Cilesia e interpreţimeve në libër është kaq e lartë, saqë e ngre atë në një nivel të tille ge mund ta quajmë pa hezitim, edhe si letërsi, edhe si shkencë".

Çmimi 5,95 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Toena

Divorci, Fanny Cohen Herlem

Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata   shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Hyrje në psikoanalizë, Sigmund Freud, vol. 2

Po kush ju ka informuar kaq keq? As që mund të bëhet fjalë që këshilla për t'i dhënë liri seksualitetit të mund të luajë rol në terapinë psikoanalitike. Pikërisht për këtë arsye nuk kemi deklaruar që i sëmuri është në konflikt të ashpër midis dëshirës libidoneze dhe shtypjes seksuale, midis drejtimit shoqëror dhe asketik.

Çmimi 6,80 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft më, Alberto Pellai

Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë... kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm...

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001554

Botuesi: Princi

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

A është dashuria Art? Nëse po, ajo kërkon njohuri dhe përpjekje. Ose a është vallë dashuria një ndjenjë e këndshme, e cila për përvojën është një çështje fati, si diçka në të cilën dikush "bie brenda" nëse është me fat? Ky libërth bazohet në hipotezën e parë, ndërsa shumica e njerëzve sot besojnë pa dyshim në hipotezën e fundit.

Çmimi 4,25 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Nuk kuptohemi më!, Isabelle Filliozat

 Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar... 

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

7 zakonet e familjeve të suksesshme, Stephen R. Covey

Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.

Çmimi 12,75 GBP
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)