• Banner

Kjo shtëpi nuk është hotel, Alberto Pellai

Ky është një libër, i cili nuk ju ofron receta të tipit: "Bëni këtë apo atë gjë me fëmijët tuaj", në vend të tyre ju do të keni mundësi të lexoni tregime dhe eksperienca që do të jenë të ngjashme me historitë, përvojën apo eksperiencat tuaja si prindër.

8,33 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Kjo shtëpi nuk është hotel! – Adoleshentët: udhëzimet për përdorim
Origjinali: Questa casa non è un albergo! Adolescenti: istruzioni per l'uso
Gjinia: Psikologji
Autori: Alberto Pellai
Shqipëroi: Oriola Pampuri
Shtëpia botuese: OMBRA GVG
Viti: 2014
Fq. 240
Pesha: 0.282 kg.
ISBN: 978-9928-06-096-9

Mbi librin

Ky është një libër, i cili nuk ju ofron receta të tipit: "Bëni këtë apo atë gjë me fëmijët tuaj", në vend të tyre ju do të keni mundësi të lexoni tregime dhe eksperienca që do të jenë të ngjashme me historitë, përvojën apo eksperiencat tuaja si prindër... eksperienca që mund të shpalosin një situatë të re për familjen tuaj. Çdo faqe e këtij libri do t'ju ndihmojë të kapërceni sfidat dhe vështirësitë me të cilat ju përball çdo ditë roli juaj si prindër.

"Kjo shtëpi nuk është hotel!" Sa herë e keni dëgjuar këtë pasthirrmë kur ishit vetë adoleshentë? Sa herë e keni përsëritur nën zë, në rolin tuaj si prindër? Në një fjali gjendet kuptimi i këtij rrugëtimi të gjatë e të vështirë të rritjes: vjen një moment në jetën e fëmijës suaj, në të cilin prindërit dhe shtëpia ku ata janë rritur shndërrohet në një element të pazë-vendësueshëm, por gjithsesi kjo është relative. Dhe kjo ndodh kur fëmija juaj kupton se jashtë kësaj shtëpie "është e gjithë bota", atëherë kur miqtë jashtë kësaj shtëpie ofrojnë gjëra më interesante dhe tërheqëse nga ato që ofron nëna dhe babai.

Kështu fëmija juaj një ditë kupton që gjithçka që ndodhet jashtë katër mureve të shtëpisë është më interesante dhe më argëtuese, e cila ka fuqi më shumë mbi të se sa ne që e rritëm, edukuam dhe mbështetëm deri në ato momente. Megjithatë një gjë është e qartë: kjo fole, pra shtëpia e tyre mbetet vendi më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për ta.

Edhe pse jashtë mureve të shtëpisë së tij ndjehet i mbështetur, i argëtuar, i emocionuar, ai përsëri e kupton dhe do të vazhdojë ta konsiderojë shtëpinë e tij si folenë në të cilën është rritur, ku janë rrënjët e tij dhe nuk ka më të rëndësishme se nëna dhe babai, fjalë të cilat nuk mund të shuhen e të harrohen kurrë, e që mbartin në vetvete rëndësinë më të madhe.

Qëllimi i këtij libri, është të "ndriçojë" apo të qartësojë, mbi atë çka ndodh me protagonistët e këtyre ngjarjeve, adoleshentët. Ky libër tenton të kthehet në një aparat fotografik për imazhet që krijohen në mendjen e një të riu, duke u përpjekur të bëjë çdo gjë të prekshme dhe të dukshme, që normalisht ju nuk mund të shihni: mendimet e tij, gjendjen emocionale që shpesh reflektohet me veprime dhe reagime të papritura.

Në fund të këtij libri hapet një dritare e vogël mbi: "Botën e fshehtë të adoleshentëve". Disa adoleshentë... kanë shkruar shumë letra për nënat dhe baballarët, por që nuk u dorëzuan kurrë në destinacionin përkatës. Letrat përmbanin ngjarje, histori, ndjenja dhe emocione që nuk u treguan kurrë me zë të lartë, por që në të vërtetë mendojnë që prindërit e tyre duhet të jenë në dijeni.

Nëpërmjet leximit të tyre çdo nënë dhe baba do të kuptojë më shumë rreth fëmijës së tij adoleshent, do ta njohë më mirë atë, dhimbjen dhe zemërimin e tij/saj dhe dëshirën për të bashkëbiseduar dhe për të qenë i mbështetur dhe i mirëkuptuar.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928060969
ean13
9789928060969
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2241

Botuesi: Botart

Libri i disiplinës, William Sears, Martha Sears

Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t'i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.

Çmimi 15,62 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: 2263

Botuesi: Plejad

Cifti i dashuruar, Leo Buscaglia

I njohur si libri më popullor i sociologut të madh amerikan, Leo Buscaglia na paraqet në këtë libër me një manifest mbi dashurinë, ëmbëlsinë, përkujdesin, dhembshurinë, komunikimin, altruizmin: pjesët më vitale të sjelljes njerëzore.

Çmimi 5,21 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001484

Botuesi: Dija-Poradeci

Planeti i femrave, Manjola Gusho

Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Toena

Divorci, Fanny Cohen Herlem

Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata   shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! 

Çmimi 10,41 
More
Në gjendje

Referenca: 2685

Botuesi: Plejad

Cili është kompleksi yt, Pina Gorgoni, Paolo Nuci

Kjo guidë në formën e një fjalori, duke përdorur fjalët dhe shpjegimet e mjeshtërve të psikoanalizës dhe specialistëve të saj, është konceptuar si një përpjekje e parë e sistemit organik të doktrinës mbizotëruese mbi këtë argument, për t'i ardhur në ndihmë një lexuesi të interesuar për t'u qasur ndaj një kuptimi akoma dhe më të mirë.

Çmimi 9,37 
More
Ne gjendje

Referenca: 2684

Botuesi: Toena

Mos e ler mendjen te ike, Mirela Sula

Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Ese mbi psikoanalizën, Zigmund Frojd

Objekt i përshkrimeve të mia do të jetë vetëm kjo neurozë infantile. Me gjithë kërkesën e pacientit, refuzova të shkruaja historinë e plotë të sëmundjes, trajtimit dhe pasojave të saj, sepse kjo detyrë më dilte teknikisht e parealizueshme dhe nga ana sociale e papranueshme.

Çmimi 12,49 
More
Në gjendje

Referenca: 2545

Botuesi: Plejad

Psikologjia e inteligjencës, Jean Piaget

Jean Piaget, psikolog zviceran, pioner i studimeve mbi zhvillimin e fëmijëve, që me veprën e tij të njohur në mbarë botën, arriti të ketë një ndikim dhe një efekt të thellë në fushën e psikologjisë, sociologjisë, edukimit dhe ligjit. 

Çmimi 6,25 
More
Ne gjendje

Botuesi: Princi

Arti i të dashuruarit, Erich Fromm

Libri dëshiron të bindë lexuesin se të gjitha përpjekjet e tij për dashuri janë të caktuara të dështojnë nëse ai nuk përpiqet të zhvillojë më aktivisht në mënyrë sa më të plotë personalitetin e tij, me qëllim që të arrijë një orientim produktiv; se kënaqësia në dashurinë individuale nuk mund të arrihet pa aftësinë për të dashuruar të afërmin, pa bindje të...

Çmimi 5,21 
More
Në gjendje

Botuesi: Albas

Selfie, Will Storr

Selfie: Uni i unit është një analizë e “vetvetes moderne”, shumë ndihmues për të gjithë ata që janë të fiksuar në veçantinë e vet. Është një histori e vetvetes që nga kohërat më të hershme (kur jemi përpjekur të rrisim statusin tonë brenda fisit) deri te vetja jonë e tanishme (e uritur për risitë teknologjike).

Çmimi 13,01 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001819

Botuesi: Plejad

Seksi qe ne agimet e tij, Christopher Ryan dhe Cacilda Jetha

Ky libër është një dallgë ndryshuese për pjesën më të madhe të atyre ideve të mëdha që ekzistojnë mbi natyrën njerëzore: se varfëria është një pasojë e pashmangshme e jetës në tokë, se njerëzimi është prej natyre i keq, dhe më e rëndësishmja, se njerëzimi evoluoi drejt monogamisë...

Çmimi 13,01 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botart

Kam provuar gjithçka, Isabelle Filliozat

Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?...

Çmimi 8,33 
More
Në gjendje
Përshtypjet (0)