• Banner

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

5,10 GBP
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Më lehtë nga se mendoni... sepse jeta nuk ka pse të jetë aq e vështirë
Gjinia: Psikologji, udhërrëfyes praktik
Autori: Richard Carlson
Shqipëroi: Denata Toçe
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2013
Fq. 210
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-56-058-7

Mbi librin

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

Në librin "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla", që është bestseller ndërkombëtar, Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t'u prishnin lumturinë. Në librin "Më e lehtë nga se e mendoni", Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur.

Me mënyrën fantastike të dhënies së këshillave nëpërmjet historive, Carlson na sugjeron tridhjetë e nëntë mënyra të vërtetuara që tregojnë se si një ndryshim fare i vogël mund të bëjë një dallim të madh dhe të rëndësishëm në jetën tonë.

Autori ndërkombëtar bestseller, Richard Carlson, na tregon edhe njëherë se për të përmirësuar mënyrën e jetesës nuk është aspak e vështirë. Ai i minimizon të gjitha fushat e vështira në jetën tonë, që nga puna e deri tek marrëdhëniet me familjen, miqtë, që nga të ardhurat e deri tek mirëqenia jonë fizike.

Në këto dhe çështje të tjera na jep këshilla të mençura, të vërtetuara dhe praktike, duke i paraqitur në 39 mënyra ku të gjithë ne mund të ushtrojmë vetëkontroll gjatë jetës së përditshme. Duke bërë ndryshime të vogla, si për shembull të besojmë se shpresa ka një fuqi të madhe që mund të na e ndryshojë jetën, të mos i fajësojmë gjithmonë të tjerët dhe të kursejmë për ditë të këqija, shumë shpejt do të mësojmë se është "Më lehtë nga se mendoni" për të marrë më të mirën nga ç'na ofron jeta jonë.

Fragment nga libri

12. Zbulo se çfarë të acaron

Njerëzit stresohen shumë nga gjëra të kota. Një mikeshës sime i ndryshon ngjyra e fytyrës kur i rastis një pirun shumë i vogël në tavolinë. Unë acarohem kur posta ime elektronike mbushet më shpejt se ç'mund ta zbraz. Njoh njerëz që bezdisen nga mënyra se si e parkojnë makinën të tjerët në rrugë, mënyra sesi marketet e mëdha vendosin artikujt e mbetur para të rejave dhe mënyrën se si reklamat për gjëra të panevojshme tërheqin vemendjen tonë. Lista mund të vazhdojë shumë gjatë.

Një nga studimet më të fuqishme që kam bërë ndonjëherë rreth stresit është ky: fiksimi i vazhdueshëm te ajo që na prodhon stres, mund të shkaktojë akoma më shumë stres sesa vetë stresi fillestar. E di që duket si e parëndësishme, por është e vërtetë. Dhe, njëherë që e keni zbuluar vlerën e kësaj thënieje, jeta juaj nuk do të jetë më e njëjta.

Shkon drejt e në zemër të asaj që realisht shkakton stres. Mendoni për të gjitha gjërat që ju shqetësojnë ditë pas ditë ose moment pas momenti. Për shumicën prej nesh gjërat që na bezdisin duket sikur nuk kanë të sosur. Me fjalë të tjera, thuajse çdo gjë mund të na çojë në stres–që nga opinionistët, njerëzit e zhurmshëm e deri tek shoferët e këqinj, mënyra si vishen njerëzit, mënyra si japin dorën dhe prekin me duar kur flasin, adresa jonë elektronike e mbushur plot ose piruni i vogël në tavolinë.

Nëse filloni t'u kushtoni vëmendje këtyre rasteve dhe sjelljeve që ju acarojnë, shpejt do të kuptoni që nuk janë këto gjërat specifike që ju shkaktojnë stres, por më tepër është mënyra se si ne reagojmë ndaj tyre. Pra, në vend që të reagoni si zakonisht–duke u acaruar, zemëruar dhe stresuar–thjesht kushtojini pak vëmendje shqetësimit dhe atëherë kur po vdisni nga dëshira për të reaguar.

Bëhuni vëzhgues të reagimeve tuaja. Fillimisht ndoshta nuk do të ndërgjegjësoheni që keni dalë jashtë shinave, pa kaluar disa orë. Më pas, krejt papritur do t'i thoni vetes: "Uau, e humba fare" ose "Mos, e teprova pak si shumë." Nuk prish punë nëse ju duhet pak kohë për të arritur në këtë përfundim. Është e rëndësishme që ju të kuptoni se çfarë ndodhi dhe të dini se stresi është shkaktuar jo nga faktorë të jashtëm në vetvete, por nga mendja juaj e cila ka ngecur aty.

Me kalimin e kohës, do ta keni më të lehtë të dalloni se çfarë ju acaron dhe kështu mund të parandaloni reagimet e vrullshme. Shumica e reagimeve gati refleksive janë pjesë e mungesës së ndërgjegjësimit. Nuk është objekti i acarimit tim–e-maili i mbushur–por fakti që kam ngecur në këtë mënyrë të menduari.

Prandaj, veprimi i ndërgjegjësimit, pra fakti që unë kam ngecur në mendimet e mia, është një kundërhelm i fuqishëm për përqindjen e lartë të stresit. Duke i kushtuar vëmendje burimit të stresit për atë që është në të vërtetë–diçka joreale–duket se dërgon një sinjal tek truri im që thotë: "Mos e vrit mendjet për atë."

Hapi i parë dhe i rëndësishëm për të eliminuar pjesën më të madhe të stresit në jetën tuaj është thjesht duke u bërë të ndërgjegjshëm për natyrën e gjërave që ju stresojnë. Ju mund të mendoni se është një ndryshim i vogël t'i kushtoni vëmendje asaj që ju acaron. Në fakt ashtu është, por shumë shpejt do të shihni rezultate mjaft domethënëse. Dhe sapo të kuptoni se çfarë ju streson, do t'ju duket qesharake.

Mbi autorin

Richard Carlson, Ph. D, është një nga ekspertët më të shquar në botë për lumturinë dhe reduktimin e stresit. Ai është autori i serisë së librave bestseller, që është akoma në treg "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla".

Librat e Dr. Richard Carlson janë të botuara në më shumë se njëqind vende, me rreth 40 milion lexues në mbarë botën. Shumë shpesh bisedat e tij ritransmetohen në televizionet dhe radiot amerikane.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928560587
ean13
9789928560587
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Referenca: SKU001206

Botuesi: Te tjere

Të kesh apo të jesh, Erich Fromm

Lulëzimi i kulturës së Mesjetës së Vonë lidhet me atë që njerëzit i frymëzonte më shumë: shembulli i Qytetit të Zotit. Lulëzimi i shoqërisë së sotme lidhet me faktin se njerëzit i ka frymëzuar modeli i Qytetit Tokësor të Përparimit.

Çmimi 6,38 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Ai më kërkon!, Isabelle Filliozat

Mosnjohja e ritmit të zhvillimit cerebral të fëmijës është burim i një sërë konfliktesh, krizash e dënimesh. Një ditë ai ka nëvojë për liri, të nesërmen strehohet në krahët e nënës. Nuk është e lehtë vendosja e kufijve mes tepër dhe tepër të vogël të kontrollit prindëror.

Çmimi 6,80 GBP
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Totemi dhe tabuja, Zigmund Frojd

"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pandershmëria, Dan Ariely

Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme.

Çmimi 6,80 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Shkalla magjike drejt suksesit, Napoleon Hill

Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. 

Çmimi 8,50 GBP
More
Ka mbaruar

Botuesi: Bota Shqiptare

Ti je vërtetë i fortë, Jen Sincero

 Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë pará, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t’i arrish ato. Në thelb, ky libër...

Çmimi 8,50 GBP
More
Në gjendje

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...

Çmimi 7,65 GBP
More
Në gjendje

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 5,10 GBP
More
Në gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 7,65 GBP
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)