• Banner

Më lehtë nga se mendoni, Richard Carlson

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

6,66 
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Më lehtë nga se mendoni... sepse jeta nuk ka pse të jetë aq e vështirë
Gjinia: Psikologji, udhërrëfyes praktik
Autori: Richard Carlson
Shqipëroi: Denata Toçe
Shtëpia botuese: Ombra GVG
Viti: 2013
Fq. 210
Pesha: 0.301 kg.
ISBN: 978-9928-56-058-7

Mbi librin

Të gjithë ne kërkojmë mënyra të ndryshme për të pasur nën kontroll jetën, në familje, punë, në shëndet, ose në planet që kemi për të ardhmen. Sfidat e përditshme shpesh na dërrmojnë, duke na e bërë jetën më të vështirë nga çfarë është në të vërtetë. Lajmi i mirë është se përgjigjet gjenden përpara nesh. Dhe ato janë "Më të lehta nga se e mendoni".

Në librin "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla", që është bestseller ndërkombëtar, Richard Carlson u tregoi miliona lexuesve se si të mos lejonin që gjërat e vogla në jetë t'u prishnin lumturinë. Në librin "Më e lehtë nga se e mendoni", Carlsoni na tregon se duke ndërmarrë ndryshime të vogla, por shumë të efektshme mund ta vëmë jetën në rrjedhën e duhur.

Me mënyrën fantastike të dhënies së këshillave nëpërmjet historive, Carlson na sugjeron tridhjetë e nëntë mënyra të vërtetuara që tregojnë se si një ndryshim fare i vogël mund të bëjë një dallim të madh dhe të rëndësishëm në jetën tonë.

Autori ndërkombëtar bestseller, Richard Carlson, na tregon edhe njëherë se për të përmirësuar mënyrën e jetesës nuk është aspak e vështirë. Ai i minimizon të gjitha fushat e vështira në jetën tonë, që nga puna e deri tek marrëdhëniet me familjen, miqtë, që nga të ardhurat e deri tek mirëqenia jonë fizike.

Në këto dhe çështje të tjera na jep këshilla të mençura, të vërtetuara dhe praktike, duke i paraqitur në 39 mënyra ku të gjithë ne mund të ushtrojmë vetëkontroll gjatë jetës së përditshme. Duke bërë ndryshime të vogla, si për shembull të besojmë se shpresa ka një fuqi të madhe që mund të na e ndryshojë jetën, të mos i fajësojmë gjithmonë të tjerët dhe të kursejmë për ditë të këqija, shumë shpejt do të mësojmë se është "Më lehtë nga se mendoni" për të marrë më të mirën nga ç'na ofron jeta jonë.

Fragment nga libri

12. Zbulo se çfarë të acaron

Njerëzit stresohen shumë nga gjëra të kota. Një mikeshës sime i ndryshon ngjyra e fytyrës kur i rastis një pirun shumë i vogël në tavolinë. Unë acarohem kur posta ime elektronike mbushet më shpejt se ç'mund ta zbraz. Njoh njerëz që bezdisen nga mënyra se si e parkojnë makinën të tjerët në rrugë, mënyra sesi marketet e mëdha vendosin artikujt e mbetur para të rejave dhe mënyrën se si reklamat për gjëra të panevojshme tërheqin vemendjen tonë. Lista mund të vazhdojë shumë gjatë.

Një nga studimet më të fuqishme që kam bërë ndonjëherë rreth stresit është ky: fiksimi i vazhdueshëm te ajo që na prodhon stres, mund të shkaktojë akoma më shumë stres sesa vetë stresi fillestar. E di që duket si e parëndësishme, por është e vërtetë. Dhe, njëherë që e keni zbuluar vlerën e kësaj thënieje, jeta juaj nuk do të jetë më e njëjta.

Shkon drejt e në zemër të asaj që realisht shkakton stres. Mendoni për të gjitha gjërat që ju shqetësojnë ditë pas ditë ose moment pas momenti. Për shumicën prej nesh gjërat që na bezdisin duket sikur nuk kanë të sosur. Me fjalë të tjera, thuajse çdo gjë mund të na çojë në stres–që nga opinionistët, njerëzit e zhurmshëm e deri tek shoferët e këqinj, mënyra si vishen njerëzit, mënyra si japin dorën dhe prekin me duar kur flasin, adresa jonë elektronike e mbushur plot ose piruni i vogël në tavolinë.

Nëse filloni t'u kushtoni vëmendje këtyre rasteve dhe sjelljeve që ju acarojnë, shpejt do të kuptoni që nuk janë këto gjërat specifike që ju shkaktojnë stres, por më tepër është mënyra se si ne reagojmë ndaj tyre. Pra, në vend që të reagoni si zakonisht–duke u acaruar, zemëruar dhe stresuar–thjesht kushtojini pak vëmendje shqetësimit dhe atëherë kur po vdisni nga dëshira për të reaguar.

Bëhuni vëzhgues të reagimeve tuaja. Fillimisht ndoshta nuk do të ndërgjegjësoheni që keni dalë jashtë shinave, pa kaluar disa orë. Më pas, krejt papritur do t'i thoni vetes: "Uau, e humba fare" ose "Mos, e teprova pak si shumë." Nuk prish punë nëse ju duhet pak kohë për të arritur në këtë përfundim. Është e rëndësishme që ju të kuptoni se çfarë ndodhi dhe të dini se stresi është shkaktuar jo nga faktorë të jashtëm në vetvete, por nga mendja juaj e cila ka ngecur aty.

Me kalimin e kohës, do ta keni më të lehtë të dalloni se çfarë ju acaron dhe kështu mund të parandaloni reagimet e vrullshme. Shumica e reagimeve gati refleksive janë pjesë e mungesës së ndërgjegjësimit. Nuk është objekti i acarimit tim–e-maili i mbushur–por fakti që kam ngecur në këtë mënyrë të menduari.

Prandaj, veprimi i ndërgjegjësimit, pra fakti që unë kam ngecur në mendimet e mia, është një kundërhelm i fuqishëm për përqindjen e lartë të stresit. Duke i kushtuar vëmendje burimit të stresit për atë që është në të vërtetë–diçka joreale–duket se dërgon një sinjal tek truri im që thotë: "Mos e vrit mendjet për atë."

Hapi i parë dhe i rëndësishëm për të eliminuar pjesën më të madhe të stresit në jetën tuaj është thjesht duke u bërë të ndërgjegjshëm për natyrën e gjërave që ju stresojnë. Ju mund të mendoni se është një ndryshim i vogël t'i kushtoni vëmendje asaj që ju acaron. Në fakt ashtu është, por shumë shpejt do të shihni rezultate mjaft domethënëse. Dhe sapo të kuptoni se çfarë ju streson, do t'ju duket qesharake.

Mbi autorin

Richard Carlson, Ph. D, është një nga ekspertët më të shquar në botë për lumturinë dhe reduktimin e stresit. Ai është autori i serisë së librave bestseller, që është akoma në treg "Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla".

Librat e Dr. Richard Carlson janë të botuara në më shumë se njëqind vende, me rreth 40 milion lexues në mbarë botën. Shumë shpesh bisedat e tij ritransmetohen në televizionet dhe radiot amerikane.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928560587
ean13
9789928560587
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Nuk kuptohemi më!, Isabelle Filliozat

 Të gjithë e kanë të vëshitrë që të zotërojnë reagimet e tyre emocionale. Dhe të themi të vërtetën, edhe ne prindërit shpesh e humbasim kontrollin. Do t'i akuzonim me dëshirë se ata e kanë shtypur qëllimisht butonin për të na çorientuar... 

Çmimi 11,10 
More
Në gjendje

Botuesi: Dukagjini

Truri i fëmijës, Daniel J.Siegel, Tina Payne Bryson

"Truri i sipërm”, i cili merr vendime dhe vlerëson emocionet, është në ndërtim e sipër deri në mesin e të njëzetave. Dhe veçanërisht të  fëmijët e vegjël, truri i djathtë dhe emocionet e tij priren të sundojnë mbi logjikën e trurit të majtë. Nuk është e çuditshme që fëmijët të shpërthejnë me inat, të grinden ose të rrinë buzëvarur në heshtje.

Çmimi 16,65 
More
Në gjendje

Botuesi: Dy lindje dhe dy perëndime

Bindja ndaj autoritetit, Stanley Milgram

"Eksperimentet e Stenli Milgramit rreth bindjes ndaj autoritetit dashakeqës, na rezultojnë të jeně ndër studimet më të rëndësishme te realizuara nga ky brez... Cilesia e interpreţimeve në libër është kaq e lartë, saqë e ngre atë në një nivel të tille ge mund ta quajmë pa hezitim, edhe si letërsi, edhe si shkencë".

Çmimi 7,77 
More
Në gjendje

Botuesi: Pegi

Pandershmëria, Dan Ariely

Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme.

Çmimi 8,88 
More
Në gjendje

Botuesi: Fan Noli

Psikologjia e popujve dhe e turmave, Gustave Le Bon

Së bashku me karakterin duhet të kesh edhe idetë si një nga faktorët kryesorë të evolucionit të një qytetërimi. Ato veprojnë vetëm kur pas një evolucioni shumë të ngadalshëm janë shndërruar në ndjenja. Çdo qytetërim rrjedh nga një numër shumë i vogël i ideve kryesore të pranuara nga të gjithë.

Çmimi 13,32 
More
Ne gjendje

Referenca: SKU001634

Botuesi: OMBRA GVG

Mos e vrisni mendjen për gjëra të vogla, Richard Carlson

Të gjithë përballemi me të gjitha llojet e çështjeve- strese, probleme të marrëdhënieve me njëri - tjetrin, probleme që kanë të bëjnë me punën, përgjegjësitë dhe mërzitje të përgjithshme. Në këtë libër, do të shpreh dy metoda shumë të rëndësishme- gjëra që mund të fillosh t'i bësh që sot , të cilat do të të ndihmojnë për t'iu përgjigjur jetës me më hijeshi.

Çmimi 6,66 
More
Në gjendje

Referenca: 2937

Botuesi: Toena

Pasion i pjesetuar, Mirela Sula

Është një libër i shkruar për dashurinë, një temë që ka tërhequr gjithmonë dëshirën e lexuesit për ta njohur më shumë këtë botë. E megjithatë keni për ta kuptuar fare thjesht se këtu i këndohet një dashurie në mungesë dhe jo himnit të ndjenjës së vërtetë.

Çmimi 7,77 
More
Ne gjendje

Referenca: 2684

Botuesi: Toena

Mos e ler mendjen te ike, Mirela Sula

Libri i Mirela Sulës, nga ata që kam lexuar së fundmi, është nga më të mirët dhe të dobishmit për të gjithë njerëzit sot, që dëshirojnë të kuptojnë fiksimet e tyre neurotike nga të cilat vuajnë pa fund dhe i prishin punë vetes dhe familjeve të tyre. Vetja është vlera më e madhe e njeriut, por armiku më i madh i vetes mund të bëhet po vetja.

Çmimi 7,77 
More
Ka mbaruar

Botuesi: OMSCA-1

Mendo dhe bëhu i pasur, Napoleon Hill

Libri është një shtysë e shkëlqyer motivuese për zhvillimin e intelektit personal. Ndërsa nga titulli nënkuptohet se ky libër trajton temën se si të bëhesh i pasur, autori shpjegon se filozofia që mësohet në libër mund të përdoret për t'i ndihmuar njerëzit që të kenë sukses në të gjitha fushat e jetës dhe të bëjnë ose të arrijnë të jenë pothuajse çdo gjë...

Çmimi 11,10 
More
Ne gjendje
Përshtypjet (0)