Lavdërim i disiplinës, Bernhard Bueb
  • Lavdërim i disiplinës, Bernhard Bueb

Lavdërim i disiplinës, Bernhard Bueb

Te tjere

Libri i pedagogut dhe filozofit të shquar gjerman Bernhard Bueb (lindur në 1938), i përkthyer në disa gjuhë tani po sheh dritën e botimit edhe në Shqipëri. Një libër serioz shumë i vlefshëm, për të mos thënë i domosdoshëm dhe aktual, për t'u lexuar.

600 Lekë
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Lavdërim i disiplinës
Origjinali: Lob der Disziplin
Gjinia: Piskologji
Autori: Bernhard Bueb
Shqipëroi: Ferdinand Leka
Shtëpia botuese: Botime Kuçuku
Viti: 2010
Fq. 152
Pesha: 0.191 kg
ISBN: 978-9928-41-803-6

Mbi librin

Libri i pedagogut dhe filozofit të shquar gjerman Bernhard Bueb (lindur në 1938), i përkthyer në disa gjuhë tani po sheh dritën e botimit edhe në Shqipëri. Një libër serioz shumë i vlefshëm, për të mos thënë i domosdoshëm dhe aktual, për t'u lexuar e medituar nga çdo edukator, mësues, pedagog e prind, që ka përzemër një edukim të shëndetshëm të fëmijëve dhe të të rinjve. Një fjalë e urtë thotë: ç'ka mbjellë sot do të korrësh nesër.

Dy kanë qenë qëndrimet e skajshme në të kaluarën e aftërt "t'i drejtosh të rinjtë apo t'i lësh të rriten vetvetiu". Në lidhje me këtë, profesori gjerman shprehet kështu: "Kush dëshiron të gjejë rrugën e mesme të drejtë ndërmjet dy skajeve të kundërta të edukimit, duhet të vlerësojë më parë marrëdhëniet që ka me kohën në dispozicion dhe duhet ta quante si përfitim vetjak kohën që kalon me bijtë e vet".

Kurse gazetari i njohur italian Danilo Taino, në komentin që i bënte librit të Buebit në përkthimin italisht të vitit 2007, e mbyllte me këto fjalë: "Pastaj do të ishte punë më e mirë sikur ta lexojnë edhe ata politikanë që e kanë kuptuar se qëndrimet e kundërta të skajshme në të kaluarën (autoritarizmi dhe lejueshmëria pa kufij) në lëmin e edukimit, kanë pësuar dështim".

Mbi autorin

Bernhard Bueb ka lindur në 1938 dhe ka studiuar filozofi dhe pedagogji. Për tridhjetë vjet me radhë, nga 1974 deri më 2005, Buebi ka qenë redaktor i kolegjit privat më në zë të Gjermanisë "Schule Schloss Salem", buzë liqenit të Konstancës, të themeluar që në vitin 1920.

Me librin e vet, Buebi çeli një debat serioz në Gjermani, duke vënë në diskutim tërë sistemin pedagogjik gjerman të pasluftës së Dytë Botërore, që po kalonte nga një autoritarizëm i pafre në një tolerancë të pakufizuar në lëmin e edukimit, duke u nisur nga një sistem që mbështetej në idenë tërësisht të gabuar se i riu mund të bëjë dhe të formohet pa disiplinën, duke e quajtur këtë si të prapambetur e të tejkaluar.

Detajet e librit
Te tjere

Referencat specifike

isbn
9789928418036
ean13
9789928418036
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Morava

Prova e gjallë e parajsës, Eben Alexander

Mijëra njerëz përjetojnë përvoja pragvdekjeje, por sipas arsyetimit të shkencëtarëve kjo është e pamundur. Doktor Eben Alexander ishte një prej këtyre shkencëtarëve. Si neurokirurg shumë i përgatitur nga ana shkencore, Alexanderi e dinte se përvojat e pragvdekjes krijonin ndjesinë e të vërtetës, por nuk ishin më shumë se fantazi të prodhuara nga truri në...
800 Lekë
More

Referenca: SKU001616

Botuesi: Plejad

Arratisje nga liria, Erich Fromm

Zhvillimet aktuale politike dhe rreziqet që ato përmbajnë për fitoret e shumta të qytetërimit modern, lipset të na përqëndrojnë mbi një aspekt që është thelbësor për krizën kulturore dhe sociale të kohës sonë: kuptimi i lirisë për njeriun modern.
800 Lekë
More

Botuesi: Botart

Rritja e djemve, Steve Biddulph

Botimi i parë i këtij libri që keni në duar ka qenë libri më i shitur në botë mbi djemtë. Madje njerëzit e kanë preferuar shumë, e kanë mbajtur gjithnjë te koka e krevatit, përdorur dhe lexuar shumë.
800 Lekë
More

Referenca: 2686

Botuesi: Skanderbeg Books

Xhelozia, fytyra tjeter e dashurise, Willy Pasini

Xhelozia, ndryshe nga çfarë besojmë, nuk lind nga një sjellje e dyshimtë e njeriut të dashur dhe as nga tradhtia e hapur e tij, por është një ndjenjë e secilit prej nesh e provuar qysh nga fëmijëria, kur dashuria për nënën është shoqëruar gjithnjë me frikën e humbjes së saj.
700 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Misioni i Zigmund Frojdit, Erich Fromm

Çfarë njeriu ish ai? Cilat ishin forcat e tij lëvizëse që e detyronin atë të vepronte, të mendonte, të ndiente në atë mënyrë që ishte karakteristike për të?
500 Lekë
More

Botuesi: Bota Shqiptare

7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm, Sean Covey

Një libër i domosdoshëm për adoleshentët, prindërit, mësuesit, këshilltarët dhe për çdo të rritur tjetër që punon me adoleshentët. “7 Zakonet e adoleshentëve të suksesshëm” është fjala e fundit për të mbijetuar e për të pasur sukses si adoleshent e më tej.
1 200 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Pandershmëria, Dan Ariely

Policët përdorin kërcënimin e gjobës për të marrë bakshishe, nxënësit kopjojnë në provime, udhëheqësit tanë kanë lidhje jashtëmartesore dhe ekonomia rrezikohet nga skemat piramidale: të gjitha këto gënjeshtra e mashtrime janë të kudogjendura, në vendin tonë, por edhe në vende të tjera. Ato janë gjendje njerëzore të pashmangshme.
800 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Tipat psikologjikë, Carl Gustav Jung

Ky vëllim, një ndër dokumentet kyç tashmë pjesë e kulturës bashkëkohore, është rrjedhojë e studimeve njëzet vjeçare jungiane në fushën e psikologjisë praktike.
1 500 Lekë
More

Botuesi: UEGEN

Psikologjia e shkrimit, Rolando Marchesan

Psikologjia e shkrimit, ndonëse është një psikologji speciale, është fare afër me shkollën dhe me nxënësit, pasi shkrimi dhe vizatimi, të gjitha punët me shkrim janë objekt i studimit të kësaj dege të psikologjisë.
600 Lekë
More

Botuesi: Toena

Divorci, Fanny Cohen Herlem

Fëmijët “vuajnë në heshtje”, ose edhe duke u bërë të zhurmshëm, në këtë mënyrë ata   shpresojnë të dëgjohen apo të vihen re nga prindërit e tyre, të cilët as dëgjojnë, as shikojnë! 
1 000 Lekë
More

Referenca: SKU000220

Botuesi: Cabej

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh, Leo Buscaglia

Të jetosh, të dashurosh, të kuptohesh është një përmbledhje e mrekullueshme e leksioneve të Dr. Buscaglia, të mbajtura gjatë viteve 1970 dhe 1981. Ky libër është  një thesar frymëzues për ata që janë të gatshëm të pranojnë sfidën e jetës dhe të përfitojnë nga mrekullia e dashurisë.
790 Lekë
More

Botuesi: Fan Noli

Përtej parimit të kënaqësisë, Zigmund Frojd

Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant.
1 000 Lekë
More

Botuesi: Pegi

Të bëjmë përpara, Sheryl Sandberg

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.
800 Lekë
More
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2241

Botuesi: Botart

Libri i disiplinës, William Sears, Martha Sears

Gjithçka që duhet të dini për disiplinën, në mënyrë që të rrisni një fëmijë të gëzuar, të përshtatur si duhet dhe me sjellje të mirë nga ekspertët më të shquar të Amerikës për kujdesin ndaj bebes dhe fëmijës. Disiplinimi i fëmijës do të thotë t'i pajisësh ata me mjetet e nevojshme për të pasur sukses në jetë.
1 500 Lekë
More

Referenca: 2508

Botuesi: Plejad

Zbulimi i fëmijës, Maria Montesori

Kohët kanë ndryshuar, shkenca ka bërë përparime të mëdha, po ashtu edhe puna jonë; por parimet tona nuk kanë bërë gjë tjetër veçse janë ripohuar, siç janë ripohuar bashkë me to edhe bindja jonë: njerëzimi mund të shpresojë në një zgjidhje të problemeve të tij, ndër të cilat më të rëndësishmet janë ato të paqes dhe të bashkimit.
900 Lekë
More