• Banner

Sekreti i shpirtit binjak, Arielle Ford

Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme.

8,33 
Sasia
Artikujt e fundit në gjendje

Përshkrimi

Titulli: Sekreti i shpirtit binjak
Origjinali: The soulmate secret
Gjinia: Psikologji praktike
Autori: Arielle Ford
Shqipëroi: David Hudhri
Shtëpia botuese: Minerva
Viti: 2013
Fq. 248
Pesha: 0.345 kg
ISBN: 978-9928-164-81-0

Koment nga Jack Canfield

Meditimi dhe përfytyrimi i asaj që duam të krijojmë thjesht nuk mjafton. Për të arritur rezultate në çdo fushë të jetës sonë, duhet të përkushtohemi – në shpirt, mendje dhe trup. Kjo do të thotë të veprosh... dhe këtu hyn besimi. Gjatë udhëtimeve të mia, takoj shumë njerëz të përkushtuar, të cilët e konsiderojnë veten besimtarë.

Shpeshherë ata shkojnë shumë larg për të më bindur mbi forcën e besimit të tyre. "Unë besoj se e kam atë që duhet për të pasur sukses" më thonë. Ose "Unë besoj se e meritoj të përjetoj dashuri të thellë dhe përmbushëse". Po do t'ju them edhe juve, siç u them atyre, se derisa të hidheni në veprim, derisa të përballeni me rreziqet që jua rrisin aftësinë për të tërhequr dashurinë në jetën tuaj, atëherë nuk e besoni ende se një ditë do ta takoni shpirtin binjak. Nga e di unë këtë? E di, sepse besimi pa veprim nuk është në të vërtetë besim.

A do të ngurronit të hidhnit një top në ajër nga frika se do të mbetej përgjithmonë pezull në hapësirë? Sigurisht që jo. Ju besoni se forca e gravitetit do t'jua kthejë atë të sigurtë, në duart tuaja. Ky shembull i thjeshtë ilustron se kur besoni vërtet në diçka, veproni mbi të. Veprimi është një pjesë e rëndësishme e ekuacionit që thjesht nuk mund të anashkalohet. Në fakt, ka dy lloje veprimesh dhe secili prej tyre do t'ju sjellë më afër qëllimit tuaj përfundimtar.

Komente mbi librin

"Arielle Ford ofron, në terma frymëzues dhe inkurajues, përvojën e saj direkte se si të përgatiteni në vetëdije, zemër dhe shpirt për të tërhequr, njohur dhe për t'iu përgjigjur thirrjes së shpirtit, për një lidhje dashurore të vërtetë dhe të vetëdijshme."

Michael Bernard Beckwith, autor i Spiritual Liberation

"Si dikush që ka studiuar, praktikuar dhe ka dhënë mësim Ligjin e Tërheqjes për mbi 40 vjet, jam i emocionuar të bie ndesh me një libër i cili i shpjegon bukur parimet universale të tërheqjes, në një plan veprues për të tërhequr një lidhje të dashur dhe përmbushëse."

Jack Canfield, autor i "Çelësi i Jack Canfield për të jetuar Ligjin e Tërheqies"

"Sekreti i shpirtit binjak përmban recetën për dashuri, romancë dhe të ardhme të paimagjinueshme, një recetë të cilën e pashë ta krijonte dhe jetonte motra ime, Arielle Ford. Me qartësi dhe mençuri, ky libër paraqet të gjithë përbërësit për të marrë dashurinë që dëshironi dhe meritoni vërtetë. Lexojeni tani dhe lëreni dashurinë të fillojë."

Debbie Ford, autore e "Përse njerëzit e mirë bëjnë gjëra të këqija"

Mbi autoren

Arielle Ford i ka kaluar 25 vitet e fundit duke jetuar dhe promovuar vetëdijen përmes çdo forme të medias. Ajo është një prej partnerëve themelues të Rrethit të Kinemasë Shpirtërore, një klub DVD që u kushtohet dhënies së filmave frymëzues dhe që të ngrenë humorin.

Njihet më së miri për ndihmesën që u ka dhënë shumë autorëve të librave vetëndihmues dhe shpirtërorë për të nisur karrierën e tyre përfshirë Deepak Chopra – n, Jach Canfield, Mark Victor Hansen nga Supë pule për shpirtin, Neale Donald Walsch dhe shumë të tjerë. Ajo është autore e shtatë librave, përfshirë serinë e librave Çokollatë e nxehtë për shpirtin mistik. Arielle jeton në La Jolla, Kaliforni, me bashkëshortin dhe shpirtin e saj binjak, Brian Hilliard, dhe miqtë e tyre.

Detajet e librit

Referencat specifike

isbn
9789928164810
ean13
9789928164810
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: 2841

Botuesi: Onufri

Tridhjete gjera qe duhet t'i kete dhe duhet t'i dije cdo grua kur behet 30

Lista e 30 gjërave, një inventar praktik dhe humoristik i gjërave për të cilat çdo grua ka nevojë në jetë, ka filluar si një faqe e vetme në revistën Glamour pesëmbëdhjetë vite më parë dhe shpejt u shndërrua në një fenomen virusal. Këtu, ajo listë me famë botërore gjen një jetë të re, me ese nga disa prej grave tona të preferuara.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje

Referenca: 2848

Botuesi: Onufri

Nje vit drejt pasurimit, Napoleon Hill

Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Napoleon Hill në këtë libër të mrekullueshëm. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur.

Çmimi 7,29 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Onufri

Përse të tjerë duam dhe me të tjerë martohemi, Roza Sjabitova

Jo shumë kohë më parë fjala "shkesë" të sillte ndërmend komedinë e pavdekshme të Nikollaj Gogolit, "Martesa". Në shekullin tonë, kur të dashuruarit i vendosin të afërmit para faktit të kryer, fjala "shkesë" tingëllon si atavizëm. Prandaj, kur si e tillë u shfaq para publikut, psikologia e njohur Roza Sjabitova shkaktoi reagime të kundërta.

Çmimi 7,29 
More
Ne gjendje

Botuesi: Onufri

20 e ca, 20 e gjithçka, Christine Hassler

Po vuan nga zhdehja prej pritshmërive? A të mundon mendimi se nuk ke bërë sa duhet? Apo ke bërë gjithçka që mundesh dhe nuk e di se ç'vjen pas kësaj? Nëse ndonjëherë e ke pyetur veten se përse nuk po iu gëzohesh "viteve të mira të jetës" dhe përse ende je e çoroditur për zgjedhjet që ke bërë apo duhet të bësh, ky libër është për ty.

Çmimi 9,37 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Pegi

Të bëjmë përpara, Sheryl Sandberg

Në librin "Të bëjmë përpara", Sheryl Sandberg shqyrton pse ngjitja e grave në rolet udhëheqëse ka mbetur në vendnumëro, shpjegon shkaqet kryesore dhe propozon zgjidhje bindëse dhe të logjikshme, të cilat mund t'i japin fuqi grave për të shpalosur potencialin e tyre të plotë.

Çmimi 8,33 
More
Ne gjendje
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Pegi

Si të përballemi me sprovat e jetës, Christopher Hamilton

Sado që të kemi pasuri e pushtet, herët a vonë, të gjithë ne do të përballemi me humbjen, dështimin apo zhgënjimin. Zakonisht, njerëzit reagojnë duke duruar me aq sa mundin, disa më mirë se ca të tjerë, dhe duke vazhduar jetën. Autori i këtij libri propozon një qasje tjetër ndaj sprovave të jetës.

Çmimi 7,29 
More
Në gjendje

Referenca: SKU000659

Botuesi: Elta BS

Psikologjia e suksesit, Dale Carnegie, vol. 3

Libri i tretë në mënyrë tematike e përmbledh problematikën me të cilën merret kjo trilogji dhe me udhëzimet e tij na drejton kah piedestalet e përsosmërisë individuale, deri te arritja e vetëbesimit dhe përfitimit të mjeshtërisë së oratorisë.

Çmimi 6,77 
More
Ne gjendje

Botuesi: Bota Shqiptare

7 zakonet e familjeve të suksesshme, Stephen R. Covey

Nuk ka familje pa sfida, nga vetë pjesëtarët e saj apo nga bota e jashtme. Në këtë libër, Covey tregon se si 7 zakonet krijojnë një kuadër të fuqishëm parimesh të përhershme, universale dhe të vetëkuptueshme, të cilat lejojnë pjesëtarët e familjes të komunikojnë me efikasitet për problemet e tyre dhe t’i zgjidhin ato.

Çmimi 15,62 
More
Në gjendje

Referenca: SKU001484

Botuesi: Dija-Poradeci

Planeti i femrave, Manjola Gusho

Nuk do t'i rezistoni tundimit për ta lexuar. Gratë dhe burrat, të rinjtë dhe të rejat, do të mësojnë shumë nga universi i femrave, por edhe i marrëdhënieve midis partnerëve, do të mësojnë të fshehta të "çuditshme" për sjelljen, do të qeshin me humorin fantastik të fshehur midis rreshtave të librit.

Çmimi 3,12 
More
Ka mbaruar

Botuesi: Botimet Dudaj

Shpirti, Brian L. Weiss

Një libër i jashtëzakonshëm për rimishërimin dhe jetët e shkuara, mishëruar në të njëjtin trup, atë të Katerinës, pacientes së dr. Brian Weiss. Një histori plot mister e të panjohura të aq shumë përfolura të teorisë së rishpirtërimit që të fal shpresë për të nesërmen.

Çmimi 9,37 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Botuesi: Te tjere

Lavdërim i disiplinës, Bernhard Bueb

Libri i pedagogut dhe filozofit të shquar gjerman Bernhard Bueb (lindur në 1938), i përkthyer në disa gjuhë tani po sheh dritën e botimit edhe në Shqipëri. Një libër serioz shumë i vlefshëm, për të mos thënë i domosdoshëm dhe aktual, për t'u lexuar.

Çmimi 6,25 
More
Artikujt e fundit në gjendje

Të bëhesh njeri i mbinatyrshëm, Dr.Joe Dispenza

Një libër i jashtëzakonshëm që përbashkon disa nga të dhënat  më te thella shkencore me dijet e lashtësise, për të demonstruar se njerëz si ti dhe unë mund të bëhemi qenie të mbinatyrshme për sa kohë që marrim dijet udhëzimet e duhura, dhe si t'i zbatojmë ato përmes meditimeve të ndryshme.

Çmimi 11,45 
More
Ka mbaruar
Përshtypjet (0)