Referenca: 2804

Gruaja e fotografit, Enkelejd Lamaj (ebook falas)

"Historia e gruas së fotografit” është emri me të cilin e njohin të gjithë, ato pak herë që e përdorin, por, në të vërtetë, ajo është edhe historia e vetë fotografit, ose më saktë, është historia e teorisë së tij mbi rëndësinë e gjërave të vogla.
0 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU000001

Botuesi: Mitrush Kuteli

Tregime të moçme shqiptare, Mitrush Kuteli

Përrallat e treguara nga Mitrush Kuteli përbëjnë pjesën më të rëndësishme të letërsisë shqiptare, një frymëzim për një numër të madh veprash të tjera letrare që pasuan përgjatë dekadave. Tregime të Moçme Shqiptare përbën një klasik të të gjitha kohërave.
700 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: SKU001740

Botuesi: UET Press

Enver Hoxha, Blendi Fevziu

Për shumë vite me radhë Enver Hoxha i imponoi historisë versionin e tij. Ai rezulton i paturpshëm për t'i transformuar ngjarjet, për t'i fshirë ose zhdukur personazhet dhe për të ngritur në histori një protagonist të vetëm: atë vetë.
1 050 Lekë
More
Ne gjendje

Referenca: SKU000660

Botuesi: Onufri

Prilli i thyer, Ismail Kadare

Duke lexuar "Prillin e thyer" kuptohet lehtësisht përse dhe me çfarë force Ismail Kadare është pasionuar për tragjedinë dhe për dy përfaqësuesit më të shquar të saj, Shekspirin dhe Eskilin. "Miku, besa dhe gjakmarrja janë rrotat e mekanizmit të tragjedisë antike, dhe të futesh në mekanizmin e tyre është të shikosh mundësinë e tragjedisë."
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Të gjithë artikujt më të shitur
Jeta dhe kohët e penisit, Tom Hickman
  • Jeta dhe kohët e penisit, Tom Hickman

Jeta dhe kohët e penisit, Tom Hickman

Tirana Times

Zoti Hickman shkon, ashtu siç kanë shkuar shumë njerëz më përpara, atje ku e çon penisi dhe gjatë këtij procesi iu përgjigjet një vargu pyetjesh. "Shkarravina e Zotit" është një vepër themelore.

1 000 Lekë
Sasia
Ne gjendje

Përshkrimi

Titulli: Jeta dhe kohët e penisit, Shkarravina e Zotit
Gjinia: Psikologji, shkenca sociale
Autori: Tom Hickman
Shqipëroi: Dhimitër Gjodede
Shtëpia botuese: Tirana Times
Viti: 2013
Fq. 308
Pesha: 0.352 kg
ISBN: 978-99956-809-7-8

Fragment nga libri

...Është pranuar universalisht se një mashkull në zotërim të një penisi logjikon pjesërisht nëpërmjet tij. Fiziologjikisht kjo është e pamundur. Por, siç ka vënë në dukje e dashura e dikurshme e Bill Klintonit, Xhenifer Flauërs, në lidhje me dashuriçkën kokëkrisur të ish – presidentit me stazhieren e Shtëpisë së Bardhë, Monika Levinskin, "Ai po mendonte me kokën tjetër"...

Koment nga The Economist

Tom Hickman tregon historinë e ulje – ngritjeve të tij me entuziazëm dhe me një pamje kryesisht të çiltër, në një biografi që në mbulesën e kopertinës quhet "ornamenti më i vyer" i njeriut. Zoti Hickman shkon, ashtu siç kanë shkuar shumë njerëz më përpara, atje ku e çon penisi dhe gjatë këtij procesi iu përgjigjet një vargu pyetjesh. "Shkarravina e Zotit" është një vepër themelore.

Detajet e librit
Tirana Times

Referencat specifike

isbn
9789995680978
ean13
9789995680978
Bashkëngjitje
Shkarkime
KATËR HAPA PER TE POROSITUR

Udhëzues i shkurtër mbi procesin e porositjes së librave nëpërmjet faqes tonë.

Shkarkime (292.13KB)
16 libra të tjera në këtë kategori:

Botuesi: Botart

Kam provuar gjithçka, Isabelle Filliozat

Si të dalësh nga betejat rreth veshjeve, rregullit, grindjeve para se të nisen për në shkollë apo para gjumit? Prindërit kanë prirjen që t’i interpretojnë sjelljet e tepruara ose të bezdisshme të të vegjëlve si manifestime kundërshtimi, të një vullneti të keq, paturpësie. Të tjerë fajësojnë veten dhe kërkojnë traumën. Po sikur të ketë shkaqe të tjera?...
800 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Minerva

Shkalla magjike drejt suksesit, Napoleon Hill

Shkalla magjike drejt suksesit është vëllimi ku Hill-i distiloi për herë të parë shtatëmbëdhjetë faktorët që përbëjnë filozofinë e tij të "Ligjit të suksesit", duke zbuluar se si njerëzit mund të bëhen të pasur nëse dëshirojnë vërtet dhe ndërmarrin veprimet e nevojshme përmes shfrytëzimit të intelektit. 
1 000 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Përtej parimit të kënaqësisë, Zigmund Frojd

Faktet që na kanë shtyrë të pranojmë sundimin e parimit të kënaqësisë në jetën psikike, gjejnë gjithashtu shprehjen e tyre në hipotezën, sipas së cilës aparati psikik ka prirje për ta mbajtur sasinë e eksitimit të pranishëm në të sa më të ulur apo të paktën konstant.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: OMBRA GVG

Mjaft menduat, filloni të jetoni, Richard Carlson

Si mund të largoni mendimet negative dhe si mund ta bëni lumturinë një zakon? Richard Carlson, autori i librit të famshëm "Mos e vrisni mendjen për gjërat e vogla..." ju tregon çelësin si mund ta arrini këtë. Çlironi fuqinë e pozitivitetit dhe hapni dyert që të shijoni gëzimin në çdo ditë të jetës suaj.
700 Lekë
More
Në gjendje

Fund atakut të panikut, Dr. Nihat Kaya

Ndihem e pashpresë. Kam frikë se mos humbas kontrollin. Ajo që ke ti është 'atak paniku' më thonë. çfarë po përjetoj unë?" - Ja pra, përgjigjet për të gjitha këto dhe për më shumë gjenden në librin që mbani në duar...
900 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Morava

Ta shohësh diellin në sy, Irvin D. Yalom

Unë besoj se ne duhet të përballemi me vdekjen, ashtu sicc përballemi me frikërat e tjera. Duhet të mendojmë për fundin tonë final, të familjarizohemi me të, ta zbërthejmë e ta analizojmë, ta arsyetojmë dhe të heqim dorë nga shtrembërimet tmerruese të fëmijërisë për vdekjen.
1 000 Lekë
More
Në gjendje

Botuesi: Pema

Inteligjenca emocionale, Daniel Goleman

Deri në ditën kur psikologu Daniel Goleman botoi këtë libër, njerëzimi ishte i fiksuar me idenë që njeriu duhet të mësojë të zgjidhë ushtrime logjike të komplikuara, sa më shumë dhe sa më shpejt të jetë e mundur, në mënyrë që të jetë i sukseshëm në biznes dhe në jetë. Por a mundet të “zgjidhësh” dashurinë si ushtrim logjik? Inteligjenca emocionale na...
1 400 Lekë
More
Në gjendje

Referenca: 2828

Botuesi: Te tjere

Marsi dhe Aferdita ne dhomen e gjumit, Xhon Grej

Ai dëshiron seks, ajo romantizëm. Nganjëherë duket sikur partnerët vijnë nga dy planete të ndryshme: ai nga Marsi, ajo nga Afërdita. Është e vërtetë që në krevat meshkujt dhe femrat manifestojnë sjellje të ndryshme, por mbase nuk kemi kuptuar deri në ç'pikë ata janë të ndryshëm.
700 Lekë
More
Ka mbaruar

Botuesi: Fan Noli

Totemi dhe tabuja, Zigmund Frojd

"Një ditë vëllezërit e dëbuar u bashkuan, vranë dhe hëngrën të atin, gjë që i dha fund ekzistencës së hordhisë atërore". Kështu e përmbledh Frojdi "mitin e madh shkencor", me anën e të cilit ai kërkon të shpjegojë lindjen e njerëzimit.
1 000 Lekë
More
Në gjendje
Ndoshta mund të pëlqejë edhe

Referenca: SKU001819

Botuesi: Plejad

Seksi qe ne agimet e tij, Christopher Ryan dhe Cacilda Jetha

Ky libër është një dallgë ndryshuese për pjesën më të madhe të atyre ideve të mëdha që ekzistojnë mbi natyrën njerëzore: se varfëria është një pasojë e pashmangshme e jetës në tokë, se njerëzimi është prej natyre i keq, dhe më e rëndësishmja, se njerëzimi evoluoi drejt monogamisë...
1 250 Lekë
More
Ka mbaruar